Specialistja e ISHP-së, Jeta Lakrori tregon hapat që duhet të ndiqen për të shmangur komplikacionet që vijnë nga sëmundjet e kockave. Osteoporoza nuk ka asnjë shenjë apo simptomë derisa ndodh një thyerje, prandaj është quajtur shpesh një “sëmundje e heshtur”. Një dietë e ekuilibruar që përfshin marrjen e duhur të sasisë së kalciumit, vitaminës D, proteinave dhe lëndëve ushqyese të tjera të rëndësishme për kockat, është thelbësore për shëndetin e kockave
Me kalimin e moshës, kockat fillojnë e dobësohen duke shkaktuar dhembje. Një ndër komplikacionet me të shpeshta të kockave është edhe sëmundja e njohur ndryshe si osteoporoza. Ndonëse nuk mund ta shmangim tërësisht, e kemi në dorë që me pak kujdes të frenojmë pasojat e rënduara që kjo sëmundje lë në organizëm. Specialistja e shëndetit publik Jeta Lakrori tregon se 5 janë strategjitë që duhet t’i ndjekim në jetesën tonë të përditshme për të shmangur problemet e rënduara me kockat. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara këshillat e plota se cilat janë veprimet që duhet të realizoni, e të shmangi gjatë ditës, në mënyrë që të mos viheni përballë shqetësimeve të shkaktuara nga osteoporoza, apo llojet e tjera të dhimbjeve që pësojnë kockat.
Si shfaqen dhimbjet e kockave
Osteoporoza është një sëmundje që prek kockat, duke i bërë ato më të brishta dhe më pak rezistente, e duke rritur rrezikun e thyerjes së tyre. Individët e prekur me osteoporozë mund të përjetojnë një frakturë edhe pas një rënie të lehtë apo rënie nga një pozicion në këmbë gjatë veprimtarive normale të përditshme. Osteoporoza nuk ka asnjë shenjë apo simptomë derisa ndodh një thyerje, prandaj është quajtur shpesh një “sëmundje e heshtur”. Fraktura Osteoporotike ndodh kryesisht në zona të tilla si dora, parakrahu, këllku, legeni dhe shpina, dhe mund të shkaktojë dhimbje të forta, paaftësi të rënda, madje edhe vdekjen.
Është vlerësuar se në mbarë botën ndodh në çdo tri sekonda një frakturë osteoporotike. Shumica dërrmuese e frakturave ndodh në gratë pas moshës 65 vjeç. Në moshën 50 vjeçare, një në tri gra dhe një në pesë burra do të vuajnë një frakturë në vitet e mëvonshme. Në gratë mbi 45 vjeç, për shkak të thyerjes nga osteoporoza, shpenzohen më shumë ditë të kaluara në spital sesa për shumë sëmundje të tjera, duke përfshirë atakun e zemrës, diabetin dhe kancerin e gjirit.
Meqenëse jetëgjatësia është rritur për shumicën e popullsisë së botës, kostot financiare dhe njerëzore të lidhura me frakturat osteoporotike, do të rriten në mënyrë dramatike nëse nuk merren masa parandaluese.
Rreziku i zhvillimit të osteoporozës dhe frakturave përcaktohet nga shumë faktorë, disa janë të ndryshueshëm (siç janë aktiviteti fizik,ushqyerja, pirja e duhanit), disa të tjerë nuk mund t’i ndryshojmë (siç mund të jenë historia e familjes, mosha në menopauzë dhe sëmundje të tilla si artriti reumatoid, etj). Për të pasur, e ruajtur kockat të shëndetshme, Fondacioni Botëror i Osteoporozës (IOF) propozon pesë strategji për të zvogëluar rrezikun e frakturave osteoporotike, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit.
- 1. Bëni rregullisht aktivitet fizik
Thënia se ” kush ndalon është i humbur” është më e përshtatshme më shumë se kurrë pas moshës 50 vjeç. Pas menopauzës, aktiviteti fizik bëhet vendimtar për mirëmbajtjen e masës kockore dhe forcën e muskujve. Efekti pozitiv i aktivitetit fizik mbi kockat varet nga lloji i aktivitetit fizik dhe intensiteti i tij. Aktiviteti fizik duhet të zgjidhet në përputhje me nevojat dhe aftësitë e çdo individi, sidomos në praninë e brishtësisë, osteoporozës dhe tendencës për rrëzime. Rekomandohet të kryhet aktivitet fizik 30-40 minuta të paktën 3-4 ditë të javës. Aktivitet fizik i rekomanduar është ecja, ekskursioni,vallëzimi, ngjitja e shkallëve etj, të shoqëruara me ushtrime për fuqizimin muskulor si ngritje peshash të lehta, ngritje mbi gishtat e këmbëve etj.
- 2. Siguroni marrjen e ushqimeve që janë të vlefshme për kockat
Kalciumi
Një dietë e ekuilibruar që përfshin marrjen e duhur të sasisë së kalciumit, vitaminës D, proteinave dhe lëndëve ushqyese të tjera të rëndësishme për kockat, është thelbësore për shëndetin e kockave.
Kalciumi është një element thelbësor i indeve kockore: skeleti ynë përmban rreth 99 % të kalciumit të pranishëm në të gjithë organizmin. Moshat e rritura (më të vjetra) e zvogëlojnë aftësinë e trupit për të thithur kalcium dhe nevojat e grave janë në rritje. Doza e rekomanduar e kalciumit ndryshon nga vendi në vend, por OBSH rekomandon që gratë e moshës mbi 51 vjeç duhet të marrin 1300 mg kalcium në ditë. Disa ushqime të pasura në kalcium janë: “Qumështi pjesërisht i skremuar, 1 gotë 200 ml përmban 240 mg kalcium, kosi natyral me pak yndyrë, ku në një gotë 150 ml përmban 243 mg kalcium, fiqtë e freskët, këshillohet ngrënia e katër kokrrave 220gr, të cilat përmbajnë 506 mg kalcium. Po ashtu edhe sardelet e gatuara, 80 gram përmbajnë 688 mg kalcium.
Vitamina D
Vitamina D prodhohet nga lëkura pas ekspozimit ndaj diellit dhe luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe muskujve, funksionin dhe ruajtjen e tyre. Nivelet e ulëta të vitaminës D të popullsisë janë një shkak për shqetësim në mbarë botën, dhe ka pamjaftueshmëri globalisht të përhapur. Rekomandohet se marrjet e vitaminës D për parandalimin e rrëzimeve dhe frakturave janë 800-1000 IU në ditë në të rriturit e moshës 60 vjeç e lart. Ushqimet duhet të jenë të pasura me proteina mbasi marrja e tyre mund të bëj një ndryshim.
Përbërja e trupit pas moshës së mesme ndryshon, duke përfshirë rritjen e masës yndyrore dhe zvogëlimin e masës së muskujve të dobët. Studimet e fundit kanë treguar se personat që merrnin një sasi të madhe të proteinave humbnin 40 për qind të masës muskulore të trupit në krahasim me të tjerët, dhe se një marrje e pakët e proteinave është e lidhur me humbjen e densitetit të mineraleve kockore në legen dhe në kolonë. Një burim i mirë i proteinave janë mishi, peshku, produktet e qumështit, veza, fasulet, thjerrëzat, bishtajoret e tjera. Gjithashtu, një dietë e pasur me fruta dhe perime është shoqëruar me një tendencë më të ulët për të humbur masë kockore.
- 3. Shmangni mënyrën jo të shëndetshme të jetesës e mbani një peshë normale.
Zakonet e këqija që ndikojnë shëndetin në tërësi kanë gjithashtu një ndikim negativ edhe mbi kockat, duke rritur rrezikun e osteoporozës dhe frakturave. Tre faktorët më të rëndësishëm që mund të ndryshohen janë pirja e duhanit, pirja e tepruar e alkoolit dhe mbajtja e peshës normale .
- 4. Identifikimi i faktorëve të rrezikut që nuk mund të ndryshohen
Për të njohur nëse jeni në rrezik të lartë të frakturave osteoporotike është e nevojshme të njihni faktorët e rrezikut, të cilët nuk mund të ndryshohen. Faktorë të tillë janë: Thyerje të mëparshme, histori familjare për osteoporozë dhe fraktura, disa medikamente(kortizonikët janë shkaku më i zakonshëm që nxit osteoporozën,etj), sëmundjet inflamatore të zorrëve, menopauza e hershme, artriti reumatoid, tendenca për t’u rrëzuar për shembull, më shumë se një herë në vit, etj.
- 5. Bisedoni me mjekun tuaj
Flisni me mjekun tuaj në lidhje me shëndetin e kockave dhe bëni një vlerësim të rrezikut tuaj individual me të. Metoda më e përdorur gjerësisht për matjen e densitetit të kockave është densitometria e kockave e cila kërkon vetëm disa minuta, është pa dhimbje dhe pa dëmtime.
OBSH rekomandon:
Sasia e kalciumit që duhet gjatë ditës, ushqimet ku gjenden
Gratë e moshës mbi 51 vjeç duhet të marrin 1300 mg kalcium në ditë.
Disa ushqime të pasura në kalcium:
Qumësht pjesërisht i skremuar -1 gotë 200 ml përmban 240 mg kalcium
Kos natyral me pak yndyrë -1 gotë 150 ml përmban 243 mg kalcium
Fiq të freskët – 4 kokrra (220gr) përmbajnë 506 mg kalcium
Sardele të gatuara – 80 gram përmbajnë 688 mg kalcium
Merrni vitamina me tableta pas moshes 50 vjec se te tjerat nuk bejne fajde. Vitaminat me tableta jane te rekomanduara ne shume vende te botes. Ne amerike njerzit e kesaj moshe i pijne me gurshta por sigurisht qe nuk duhet abuzuar.
CDO VITAMIN TABLET ESHTE MIK I KANCERIT
Cdo mendim i dhene duhet marre ne konceptin relativ, sepse njeriu ka nevoje per te gjitha elementet e nevojshem ne trupin e tij, me gjithate te trajtuarit ne keto lloj formash me duket si nje fenomen comercial prodhim – shitje- blerje se sa ne interesin shendetsor real.
.