Syzet e Diellit gjatë muajve të verës marrin rëndësi të veçantë për mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme ultraviolet që mund të shkaktojnë dëmtim të shikimit. Ndaj mjekët okulistë rekomandojnë kujdes të veçantë për të zgjedhur syze që ofrojnë të gjithë mbrojtjen që ka nevojë syri.
Rrezet ultraviolet të diellit gjatë muajve të verës mund të dëmtojnë edhe shikimin, ndaj syzet e diellit në këtë periudhë të vitit janë më shumë se një aksesor.
Qëllimi është mbrojtja e syve dhe lëkurës së ndjeshme përreth tyre nga një sërë rreziqesh.
“Mund të sjellë shfaqjen e perdes dhe më seriozë akoma dëmtime të dritës së syrit” tha okulisti
Por jo të gjitha syzet e diellit ju ofrojnë mbrojtjen e nevojshme.
Ndaj mjekët okulistë rekomandojnë kujdes të veçantë për të zgjedhur syze me efekt 100 % mbrojtës nga këto rreziqe.
Optimalja sipas tyre është konsulta me specialistin.
“Nuk mjafton që syzja të jetë e errët. Bëni kujdes në përzgjedhjen e syzeve që të jenë cilësore dhe të kenë këto filtra mbrojtës” u shpreh Jonid Bilbili.
Një këshillë tjetër është që markat e syzeve të kenë simbolin CE, që do të thotë se është i miratuar nga shoqata e okulistëve.
b.b/dita
