Ministria e Kulturës së Malit të Zi ka njoftuar se do të padisë penalisht organizatorin e festivalit tradicional popullor “Logu i Tërgajës” në Cem të Malësisë, gjatë të cilit është shfaqur flamuri kombëtar shqiptar, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi.
Në deklaratën e ministrisë, ndër të tjera, shkruhet: “Meqë në tubimin e përmendur u shfaq flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit. Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk mund të guxojnë të jenë paravan për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”.
Në deklaratë, gjithashtu, nënvizohet se toleranca ndëretnike dhe ndërfetare është një nga pasuritë themelore të shoqërisë malazeze dhe shtohet: “Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë”.
Ndaj paralajmërimit të Ministrisë së Kulturës ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe koalicioni që mbanë pushtetin në Komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar.
Ai thekson: “Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme. Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptar autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër, për mendimin tim, është inicim i grindjeve me popullin tonë”.
Nimanbegu ka shtuar se për këtë padi të paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive tjera shqiptare dhe do “të shohim mënyrën përshtatshme për kundëreagim”.
Në këtë kuadër, ka reagoi edhe Forumi Shqiptar, i cili padinë e cilësoi si njollosje për vetë ministrinë e kulturës dhe qeverinë e Malit të Zi, me fjalët: “Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetëm e keni njollos veten”.
Duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës, Forumi Shqiptar vë në dukje se “është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në qeveri në krye të së cilës qëndron një ministër që ka një qëndrim të këtillë ndaj veprimtarive kulturore shqiptare”.
Kjo aleancë politike thotë se Ministria e Kulturës “duhet ta dijë se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu”.
Ligji mbi simbolet kombëtare në Mal të Zi parasheh gjobë për përdorimin e çdo flamuri kombëtar pa flamurin e shtetit të Malit të Zi.
Kohëve të fundit është shënuar rasti i një qytetari në Ulqin, i cili u dënua për shkak se në makinën e tij kishte dy flamuj të vegjël shqiptarë, ndërsa në Malësi një qytetar tjetër kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e tij private. Përfaqësuesit shqiptarë në parlamentin malazez kanë dorëzuar propozimin për ndryshimin e këtij ligji, por ky propozim nuk mori numrin e nevojshëm të votave.
Burimi: VoA
e.ll./dita

Reagimi me I mire per partite, forumet dhe gjithe organizatat shqiptare ne Mal te Zi do te ishte veprimtaria per zgjimin e shqiptareve autokton ne trojet e tyre se pari, duke hequr prapashtesen “Vic” nga mbiemrat e tyre. Me perjashtim te Malesise qe e ruan te paster identitetin, perfshi edhe mbiemrat, nuk mund te thuhet kjo per gjithe qytetet bregdetare shqiptare dhe krahinat e Ulta, qofshin te fese katolike apo muslimane, ku veshtire te gjesh shqiptare me mbiemer te pa konvertuar ne formen sllave, me perjashtim te qytetit te Ulqinit. Kjo do te ishte edhe lufta e vertete (pa arme) e ringjalljes dhe e pohimit te te qenin autokton.
Nji keshille per autoktonet Shqiptare ne Malin e Zi.
Here tjeter kur te keni ceremonira apo festa tradicionale autoktone krahas flamurit shqiptare mbani dhe nga nji flamur ne xhepin e rrobave qe ta perdorni per te mos u ndeshkue nga kolonializmi Malazeze.
Une them we ka te drejte qeverria malazeze. Ne nuk dime te respektojme ndjenjat kombetaee te fainjve
Ca do padisi Mali i zi !!??
90 % e ketij territori i perket shqiperise dhe padyshim duhet te behet bashkimi me teritorin shqiptar, ca bojn kot bla bla
Ne kete tubim do ishte me vend qe vetem ne nje vend te vendoset flamuri i Malit tw Zi dhe aj Shqiptare. Njeri pran tjetrit. Gjithkun tjeter ne kete tubim mund te perdorej vetem flamuri shqiptare.
Perndryshe Serbet do e mbulojne Malin e Zi vetem me flamuj Serb.
Shume bukur!
I rikujtojme malit te zi se dikur keshtu ia filloj edhe shperberja e yugoslavise, nje shet ma i madhe e ma i fuqishme se mali i zi , me ndalimin e flamurit shqiptar yu e gjeti bellajen e vete! Edhe mali i zi lehtesish mundet me perfunduar me ndarje tjera po te vazhdojne ne kete rruge , se edhe pamvaresia e malit te zi erdhi vetem fale shqiptareve!
Brravo ministria malit te zi , kjo tregon qe atje ka shtet me rregulla , jo si ne rrumpallhanen ton SHQIPTARE , qe ngren kurvat e minoritetit grek flamurin grek ku i do e kur i do bytha , pa e çar bythen per kte shtet pler qe kemi ne , bile dhe ne mes te vlores e kam par , i ven dhe neper ballkone , pa e perfillur flamurin SHQIPTAR , kjo ndodh se ktu ka 30 vjet pa shtet rrumpallhane esapi , prandaj ky rast nuk na pelqen se i duam bythshitur si veten dhe shtetet e tjer , por nuk dim nje gje , qe per ndjenj inferioriteti dhe si bythshitur per ti ber qefin te tjerve ne jemi unikal ne planet , prandaj na habit mali zi . Por kta te fundit kan te drejt.