Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz

Bora Basholli

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në oborrin e një banesë në Kamëz.

Sipas policisë “ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 të mbrëmjes së 19 gushtit në oborrin e shtetasit Gj. K në  rrugën Mujo Ulqinaku” Kamez është hedhur një kallep tritoli 50 gr”. 

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.

Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *