Itali, kryeministri jep dorëheqjen: Ministri i Brendshëm, i papërgjegjshëm

J L

Kryeministri italian Xhuzepe Conte ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i shefit të qeverisë.

Conte akuzoi ministrin e Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini, për krizën politike që po kalon vendi.

“Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është i papërgjegjshëm. Ai me politikat e tij ka shkaktuar kaos. Aksioni i qeverisë të drejtuar nga unë ndalet këtu. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, deklaroi Conte.

Në përfundim të fjalës së tij, Conte paralajmëroi se pas përfundimit të debatit parlamentar do të shkojë tek Presidenti i Republikës për të dorëzuar mandatin e tij si Kryeministër i Italisë.

“Do të jetë presidenti që do të vendosë në këtë moment delikat për vendin”, tha Conte.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • “Tamam ” si politikanet tane .Me gjithe se kapen me presh ne duar ,kryeministrat i japin shancin dhe i bejne hajdutet mafjoze presidente .Ah moj kasolle ,ku na mblodhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *