Studimi: Gjumi i drekës, një simptomë e hershme e Alzhajmerit

J L

Gjumi gjatë ditës. Shumë persona e kanë të vështirë të heqin dorë prej tij.

Por, sipas një studimi të ri, nevoja e tepruar për të fjetur gjatë ditës mund të jetë një simptomë e hershme e sëmundjes së Alzhajmerit. Shkencëtarët krahasuan trurin e 13 personave të cilët kishin pasur sëmundjen dhe kishin vdekur prej saj, me trurin e 7 të tjerëve të paprekur nga Alzhajmeri.

Studiuesit u përqendruan kryesisht tek ato pjesë të trurit që luajnë një rol për të na mbajtur zgjuar gjatë ditës.

Ata thanë se kishin zbuluar degjenerim të të gjithë zinxhirit që na ndihmon t’i rezistojmë gjumit tek pacientët me Alzhajmer.

Për këtë arsye, shkencëtarët arritën në përfundimin se ka një lidhje më të drejtpërdrejtë biologjike mes sëmundjes dhe nevojës për të fjetur gjatë ditës.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Ne Europe te gjithe flene ne dreke. Ne Amerike askush nuk fle ne dreke sepse nuk kane kohe. C’thone studimet per kete.

  • Studim per te vene njerezit ne pune me zor. Sot bota mjekesore e keshillon siesten, apo gjumin e drekes, si kuren me te mire per rigjenerimin e trurit, sidomos pas lofhjes se dites.
    Vete trupi i njeriut eshte i programuar te mos i rezistoje gjumit, keshtu qe qelizat qe nuk i rezistojne gjumit nuk jane doemos te keqia.
    NJeriu natyrisht oren e fjetjes nuk e ka vetem naten, por dhe diten dhe naten. Nata eshte imponuar si orar gjumi pikerisht kur filloi industrializimi dhe njerezit venin ne pune gjate dites dhe u kthyen ne punetore 16 orarsh. Normalisht truri dhe trupi mund te zgjohen dhe dy tre ore heret ne mengjes , dhe te kthehen per te fjetur perseri gjate dites. Nuk ka gjum 8 orarsh nga ana biologjike. Eshte imponim i trupit dhe trurit per te zbatuar kete orar. Provoni te mesoni te flini ne dreke, dhe nuk do rezistoni dot.
    Provoni te mos flini, dhe do mesoheni me kete..por lodhjen e dites do ta keni perseri ne kurriz

  • Nuk e besoj fare kete studim, i afermi im eshte 96 vjec dhe ka fjetur dhe vazhdon te fleje cdo dite mbas drekes. Nuk ka asnje shenje alzhajmeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *