Humbja pa kundërshtar (mbi Shkodrën dhe urdhërat partiakë “nga lart”)

redaktor

Nga Bedri Islami

Jam krejt i bindur se, nëse zgjedhjet vendore do të kishin qenë një normalitet, pra, nëse PD do e kishte quajtur gjithë këtë proces një normë të zakonshme, ajo kurrë nuk do e kishte kandiduar edhe një herë Voltana Ademin.

Jo vetëm se zakonisht asnjëherë nuk është kandiduar dy herë i njëjti person, qoftë edhe drejtuesi më i pafjalë i bashkisë së Shkodrës, por në 4 vitet e drejtimit të saj, Shkodra, bastioni i së djathtës dhe në fakt miniera e shfrytëzimit nga e djathta të elektoratit që më shumë se çdo pjesë tjetër mëton të shfaqet se ishte kundër gjithçkaje, nuk bëri asgjë me vlerë, nuk la pas vetes asnjw gjurmë që mund të njësohet me qeverisjen e saj dhe asnjë dëshmi se në këtë qark ka drejtuar një grua e aftë, me vizion dhe me përkushtim ndaj qytetit të lindjes së saj.

Me bashkinë ajo u soll si me një kontratë provizore, kontraktuese e pazonja dhe e mënjanuar nga ato veprime që mund t sillnin një frymë më emancipuese për qytetin.

Ajo do të mbahej mend si kryebashkiakja që iu përgjigj shefit të qeverisë harbutërisht, që nuk kishte asnjë ide se si mund të bëhej një Shkodër ndryshe dhe, shumë vetë, edhe nga forca e saj politike, deri në qendër, e dinin se mandati i saj kishte mbaruar.

Por, nëse nuk la shenjë në qeverisje, ajo la shenjë në politikë. Më mirë se gjithë të tjerët ajo e kuptoi se qëndrimi në politikë e ndoshta në qeverisje nuk vjen nga mendimi, por nga forca; ajo e kuptoi shumë shpejt, ose e bënë ta kuptonte se, paraqitja e vizionit ishte kohë e humbur, edhe nëse do të kishte. Në vend të idesë ajo paraqiti veten si një grua militante me molotovë në duar, e aftë për të shkatërruar dhe për t dhënë deklarata të forta, qofshin edhe jashtë kontekstit.

E mori vesh se fundi i saj politik do të ishte i shpejtë, nëse, forcërisht dhe me bindje, nuk do të paraqiste përmes saj vizionin e një force politike që në 30 vite ka patur emblemë të saj dhunën, kërcënimin, forcën, gjithnjë sipas mendimit se, kush është i fortë, ai ka edhe pushtet.

Përmes kësaj loje politike, herë herë në ekstremin e saj, ajo qëndroi në politikë, zuri atë vend që nuk e kishte zënë përmes qeverisjes dhe u bë simbol i një force politike që, pa dhimbje, sapo kishte zbuar një tjetër grua të fortë nga i njëjti qytet, Jozefina Topallin. Dhe, duan apo nuk duan demokratët në Shkodër apo në Tiranë, ajo, tani për tani, politikisht nuk mund të rrëzohet, pasi u bë emblemë; nuk mund të hiqet, pasi duhet të hiqet i gjithë koncepti i Bashës për politikën e rrugës dhe të dhunës; nuk mund të mënjanohet, pasi, bashkë md të duhen mënjanuar edhe shumë figura të tjera dhunuese; nuk mund të përjashtohet, pasi, sëbashku me të, duhen përjashtuar edhe më shumë se gjysma e shtabit drejtues të detashmentit që ka ngritur sipas qejfit të tij shefi i partisë, Basha.

Në fund të fundit ajo është shembulli që i duhet një force politike që para se të dëshmojë vizion, thyen xhamat dhe gjuan me molotovë rrugësh; që para se të ketë mendim, nxjerr njerëzit në rrugë, që më parë se të kërkojë debatin dhe të mundë qeverinë përmes fjalës, zbon vetveten nga parlamenti, duke menduar se po e hedh në erë atë; përjashton vetveten nga zgjedhjet vendore dhe pastaj thërret se u vendos sistemi një partiak, delegon në lista emra deputetësh që më pas i quan mercenarë të qeverisë.

Voltana Ademi tashmë është njëra nga kokat që nuk pritet, pavarësish se ishin gati ta linin pas derës, pasi, në fund të fundit, mbetet modeli se si e percepton politikën një forcë opozitare ku mendimi tash është i pavlefshëm.

Si për ta bërë atë edhe më të pranishme vjen edhe humbja pa kundërshtar e së majtës në Shkodër, të cilët, pa pyetur askënd dhe pa menduar më gjatë, bjerrën shpresat për një qeverisje ndryshe në Shkodër, më saktë, për një provë të qeverisjes së majtë në një bastion të së djathtës, duke caktuar nga lart, si kryetar të ardhshëm të bashkisë një figurë politike që nuk e kishte vendin aty.

Largimi i Pjetrit nga detyra e pa marrë ende, për shkaqe që dihen, nuk është vetëm përgjegjësi e tij, por edhe e strukturës, më saktë, e njeriut që e emëroi. “Maja e Olimpit” kësaj here, e jo për herë të parë, humbi një shans që ia dhuruan, dhe i cili, tani, pas ndodhisë turpëruese, vështirë se mund të ripërsëritet, të paktën për disa kohë të largëta.

E majta në Shkodër bëri gabimin fatal të mos kundërshtimit dhe të mos hapjes së letrave, pasi jo pak vetë, pikërisht nga e majta, e kanë ditur se me zotin Pjetri ka ndodhur diçka 17 vite përpara, se ishte pa kuptim ta dinin kundërshtarët e mos ta njihnin miqtë e tij.

Dy herë Shkodra ka qenë n pragun e ndryshimit historik, në kandidimin e Keti Bazhdarit dhe të Gjergj Leqejzës, ky i fundit fitoi bindshëm edhe në zona historikisht të djathta.

Dy herë të tjera ka kandiduar përmes figurave të respektuara, si Namik Kopliku apo Fatmir Brahimi, dhe moraliteti i kësaj katërsheje ka qenë absolutisht i lartë dhe me prestigj të njohur.

Zonja Mesi ishte, po ashtu, një dëshirë qytetare. Anashkalimi i të gjithëve, mbi gjithçka i strukturave, soli humbjen pa kundërshtarë dhe kthimin pas të shumë mundit të derdhur.

Më e keqja se kjo mendësi nuk ndryshon. Si në kohët e vjetra, emërimi bëhet me urdhër nga lart. Si një direktivë e padiskutueshme e Komitetit Qendror dhe e Sekretarit të parë, të cilët, të paktën, bënin sikur merrnin mendimin e bazës.

Zonja e zgjedhur si kryetare e Këshillit Bashkiak është e mundur që e meriton këtë detyrë, angazhimi i saj është i hershëm, figurë intelektuale e një brezi të ri që përfaqësojnë të majtën në një qytet ku ka qenë e vështirë të jesh i tillë, drejtuese e një institucioni arsimor, etj.

Po, përse, dreqi e mori, duhet bërë me urdhër, fillimisht nga shefi i qeverisë dhe, në përforcim edhe nga sekretari i përgjithshëm, i cili ende nuk e ka kuptuar se Shkodra, me gjithë respektin, nuk është Librazhd, se në këtë qytet lëvizin shumë rryma politike, të besimit, të krahinave dhe zonave, që fillojnë në majat e Dukagjinit dhe vazhdojnë më pas në bregdetin e Velipojës.

Komandimi nga lart, me urdhër e me porosi. Sjell atë që solli, të humbësh pa kundërshtar dhe t’i japësh pikë dikujt që ishte drejt zerimit si njeri i politikës e, më tej se kaq, edhe i qeverisjes.

A do të mësojë e majta në Shkodër nga gabimet e saj, njëri ndër të cilët, miratimi i gjithçkaje që vjen nga lart, është më i domosdoshmi për t’u shporrur?

Nuk e di. Njëshi po rritet.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
14 Comments
  • Shkodra ishte “kalaja” e fundit, me të cilën Edi Rama pushtoi dhe finalizoi ligjërimin e pushtetit të 61 këshillave bashkiakë, përbërja e të cilëve, është me 99.99% anëtarë të PS; duke përmbyllur kështu fazën e pare të instalimit të pushtetit lokal monist në Shqipëri.

    Burime nga kupola e “rilindjes“, kanë bërë me dije, se kryeministri Edi Rama, ka urdhëruar 12 Prefektët ish-ushtarakë vartës e shefa të Sandër Lleshajt, që brenda datës 23 gusht 2019, të kenë përcaktuar e shpallur, numrin e saktë dhe përfundimtar, të anëtarëve që do të ketë çdo bashki në Këshillat e Qarqeve.

    Stres për krye-rilindësin Rama, është fakti se sipas Ligjit Nr. 139/2015: “Për Qeverisjen Vendore”; në Kryesinë e Këshillit të Qarkut-Shkodër, do të jetë edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, deri sa ajo të jetë në atë detyrë

    Por gjithësesi, sipas ultimatumit të Ramës, brenda datës 31 gusht 2019, duhet të jetë bërë konstituimi i të 12 Këshillave të Qarqeve dhe i zgjedhjes së 12 kryetarëve; duke mos pritur datën 17 shtator 2019, që është afati i fundit ligjor; përcakuar 50 ditë nga data kur KQZ ka shpallur zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve vendore.

    Ky nxitim i Ramës, lidhet me skenarin në vazhdim, për të pastruar këshillat aktualë nga anëtarë e kryetarë të PD-LSI dhe me qëllimin, që në datën 2 shtator 2019, kryeministri dhe oligarkët e tij, të nisin e vazhdojnë “punën rehat”, me Bashki e Këshilla Qarqesh, që kanë 99.99 përbërje të PS dhe nga 0.1% “parti askaridët” e saj, me nga 1-2 anëtarë pa asnjë peshë vote.

    Po me urdhër të Edi Ramës; e vetmja parti që do marrë “thelë” në Këshillat e Qarqeve, do të jetë PSD-ja e Dr. Tom Doshit, blerë me ankand të mbyllur nga pronari Prof. Dr. Skënder Gjinushi, të cilit, kryeministri Rama i dhuroi Akademinë e Shkencave me 35 vota; 28 prej të cilave nga akademikë militantë të PS e qelepirxhinj të qeverisë, mes tyre “mamuthi” Angjeli.

    Qarkullojnë zëra, se PSD e Tom Doshit (sipas CV është me arsim të lartë), do marrë 10% të anëtarëve në 5 Këshilla të Qarqeve Shkodër, Lezhë, Durrës, Kukës, Dibër dhe po me urdhër të Ramës, PSD do marrë dhe postin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut-Shkodër; me kushtin, që nëse e dredh, do ta shkarkojnë atë dhe anëtarët e këshillave, mbasi shumicat absolute i ka “rilindja”.

    Gjithësesi, i pabesi e dredharaku Edi Rama, jeton me frikën e hajnisë, që ka si praktikë Toma i pularisë në ortakëri me të ndjerin Dritan Prifti, dhe i “historisë së krimit”, me italianin e “Profarmës” së ilaçeve; por Rama nxitet edhe nga pabesia e Tomës me Ilir Metën, kundër Berishës e Ramës; dhe prej 2 vitesh; me Edi Ramës kundër Ilir Metës

  • Me shume qeveria dhe edi rama duhet te dine se shkodranet anadollake,jane shume servila,spiuna ,hajdute,sherrxhinj,hiqen trima dhe jane me frikacaket,sahanlepirsat e enverit duke pas vende kyc dhe nje letrsi sevile qe i thurnin hymne soc,edhe sor na hiqen si antikomunista e trima.
    Keta anadollak turcelinj kane ngjashmeri dhe e kane mendjen ne serbi dhe mund te bejne cdo krim kunder Shqiperis.
    Ketyre vetem dajaku i enverit i beri mire….

    • Spiuni therret kapeni spiunin? Hec majmun fut bishtin ndër shale dhe marsh ke kafazi i dullës

  • Bedri Islami, ende nuk e ke kuptuar se nuk ka te majte jo vetem ne Shkoder por ne te gjithe Shqiperine?! Me Edi Ramen as mos prit te kete te majte, ka vetem skllever. Po nuk e dite kete, ik e mos u duk me, jo vetem ne Shkoder,por ne gjithe Shqiperine

  • Shkrimi I Bedriut , eshte nje analize e thelle , e punes se PD, ne Shkoder dhe nje jehone e PD , ne te gjithe vendin. Te dyja partite e medha , I kane matur forcat e programeve , ne Shkoder , duke e bere kete Qark , arenen , per identitetin e tyre . Ne se ka ndonje Qark , ku PD ka deshtuar ne forme spektakolare , eshte Shkodra , me tendence krejtesisht PD iste . Ne se ka platforme , me emrin Voltana u diskretitua teresisht , por mori me vete gjithe forcen politike , qe e ka kandiduar dhe kjo bjerrie eshte perfundimtare . Voltana do te mbetet ne historine e pluralizmit , Kryebashkiakja e forces fizike , e dhunes dhe mungesa totale e vizionit . Shqiptaret , kete e vertetuan me se miri edhe me zgjedhjet problematike te 30 Qershorit . Ne keto zgjedhje PS , provoi dhe platformen e saj , me disa te krisura , nga te cilat duhet te nxjerre mesim , per vetveten , ne Shkoder dhe ne Shqiperi . Kjo eshte Shkodra – arene , qe deri me sot , ishte e mbajtur e fshehur nga syte e botes , nepermjet nje xhelozie ekstreme te PD-se , qe ze fill , perpara se Jozefina Topalli , ta shpallt veten zonja e hekurt. E gjithe kjo loje dy partiake , ka renduar mbi kurrizin e popullit shkodran , mbi biznesin , mbi varferine , qe eshte mbajtur fshehur , mbi mjedisin e ndotur . Mjafton te permendim , Liqenin , kete pasuri te madhe te ekollogjise dhe te ekonominise . Liqeni I Shkodres , vajton si varfanjak fatin e tij , megjithse eshte indentitet I rendesishem ne Bakllkan dhe me gjere . Qeverrisja e PS eshte perpara nje prove te madhe ne Shkodren loce, qe ne c’do etape te historise shqiptare , ka thene fjalen fuqishem . Zgalem

  • Po qan per Keti Bazhdarin Bedriu. Po ajo lurva nuk la dite pa postuar te Tema per te ardhmen e ndritur qe kishim me Rilindjen. Cdo dite na thurrte endra lumturie me Reformen.
    Ku e gjete dhe ti kete cope idiote mediokre, qe do ishte e njejta bibe e Ramutit si gjithe bibat qe ka pas vetes.
    Rilindja do flaken ne rreze, se nuk ka me asnje vlere morale dhe asnje justifikim te ligjshem per katastrofen ku e coi vendin. Shkaterruan breza te tere te ardhshem, jo vetem rinine sot. (ose dhe jo vetem, sic e thote Dita )

    • Dmth. ti Tata mirela mendon se Keti ka patur aq shumë gjëra në dorë sa mund të kthente zullapin nga udha pa krye?

      Gjykoj me mendjekthjellesi dhe jo me driteshkurtesi nga urrejtja personale e ke kundër Rames. Nese dike e ben bashkefajtore në dështimet dhe skandalet spektakolare te kesaj qeverisje as mish as peshk, atehere duhet te japesh te pakten nje fare argumenti se pse reformat e mbetura në letër jane pergjegjesi direkte e tij. Ftillohu pak se po humbet llogjikën.

  • Njeshi po fryhet vertet zoti Bedri, por në mënyrë artificiale. Sot askush nuk jep dot garanci, se sa do te vazhdoje kjo lloj rritje. Kam përshtypjen se askush nuk do cuditej aspak nese gomones rilindjote neser do ja hiqnin pipthin dhe do shkruhej sa hap e mbyll syte. Shkoderlocët e dhanë sinjalin e parë. Pas kësaj mund të pasojë efekti domino.

  • Mirela qe ushqehesh me fekalet e shqupit ,dominoja dhje shori futuni n qader qi t rrexoni ramen dhe ps .Sa t ket idiota si ju perballe rama e ka t sigurt fitoren edhe n 2025 .

  • Jo, une e gjej bashkefajtore ne lepirjen e bythes se Ramutit, si gjutge larvat e tjere te bindur qe na e ngriten permbi Heroin Kombetar, qe e konsoliduan regjimin e ketij maskarai tradhetar deri ne diktature kriminale te koncesioneve.
    Sot shtetin nuk e ka votuesi, por koncesioni.
    Cdo lloj argumenti tjeter eshte nje idiotesi e shitur per filozofillek. Edhe pse mundohesh te behesh cinik prape copa e idiotizmit qe shkruan nuk ta rrit vleren.

    • Ftillohu mirelkë, se ti jo e jo, por as organet e drejtësisë nuk mund ta etiketojnë Ramën as si tradhëtar, dhe as si hajdut, pa patur asnjë akuzë të provuar.

      Se kush është idioti në këtë mes, kjo besoj se s’do as laps, dhe as kalem.

      Sa për Ketin mos ja mbyt kot në tym se ajo nuk ishte e vetmja që pati një fije shprese ke dogmat e shplara mediatike pro ramiste të afro dhjetë viteve më parë.

      Pyetje. Në çfarë gjrizesh notoje ti aso kohe, se gojët e liga të forumit thonë se kurrë s’kishjm parë një anti-ramiste kaq të tërbuar sa ç’po na hiqesh ti sot ?

      • Po ik mor funderine, te pergjigjesh ty eshte si ti hedhesh rigon mutit.
        Ju ka plasur hapur era e tradhetise si pusete e shpuar, dhe ti vazhdon akoma me alibi.
        Sa per mua nuk me ke pare ne ato kohe se nuk jam mall gjirizi si puna jote.
        Futu dhe gjej komentet e mia si te Tema, si te Dita. Aty do kuptosh se je ti pjese e gjirizit.
        Cope idioti

  • O Bedri plaku,
    Po a e di ti sa fonde dha qeverija gjate kohes qe ne krye te Bashkise Shkoder ka qene Voltana Ademi?
    Eshte metode e vjeter komuniste kjo dhenia e fondeve ne menyre te cunguar qe bashkija te mos kryeje investime dhe te diskretitohet ne sy te qytetareve,
    Je komunist i pandreqeshem o Bedri

  • Socialistet do t’u quhet se fitojne ndonjehere ne Shkoder nese do te kene kundershtare. Ne rastin e fundit, edhe pse keshtu ndodhi ne gjithe vendin, per Shkodren kishte dhe ka specifike te vecante, per vete ate qe perfaqeson ajo si me diversitet te theksuar kulturor, fetar dhe gjeografik. Ka qene vertet shume e veshtire kjo. Njehere qelloi qe kunder PD-PS fitoi e Djathta e Bashkuar, por behari nuk vjen me nje lule. Edhe rasti i Keti Bazhdarit, figure me integritet dhe nga familje e perndjekur, e pa atashuar ne asnje nga forcat e medha dhe prape PS humbi.humbi. Ndaj ne kete mozaik, mund te mos ishte Pjetri kandidati i duhur. Fatal mossinqeriteti i tij me Ramen (me keq nese Rama ia dinte) edhe pse sipas tij “i pafajshem”. Perseri fitorja do te ishte e çale. Legjitimiteti real dhe qe do te tregonte vertet se e majta ne Shkoder ka rritje do te ishte fitorja me gare. Ndaj sidomos ne Shkoder, zgjedhjet e perseritura per kryetar bashkie, do jene testi i vertete. Edhe PD duhet ta kuptoje kete, jo per gje, por per t’i “thyer” hunden Rames. Sepse pak kane rendesi riperseritja e zgjedhjeve ne ato bashki ku dihet dominimi i njeres apo tjeter pale, si Fier, Korce, Berat, Gjirokaster, Vlore etj, qe njihen si bashki te majta dhe Shkoder, Kavaje Kukes, Diber etj, qe njihen per dominim te se djathtes. Lufta politike e vertete per vlerat e gjithsecilit vertetohet ne keto bashki. PD e humbi shansin njehere me bojkotin (gomarllekun), kurse PS per gafen e saj, fitoren ‘qyl’. Tani le te ndeshen perseri dhe te shohim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *