Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar në polici.
Forcat të shumta policore mesditën e sotme rrethuan hyrje daljet e shtëpisë në lagjen, Kozle të Shkupit dhe më pas u futën brenda, për ta shoqëruar në polici prokuroren Janeva në zyrat e Prokurorisë Speciale.
“Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket” por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar informon AlsatM.
Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka paralajmëruar për më vonë një konferencë për media.
Prokurorja speciale, Katica Janeva dje dëshmoi para Prokurorisë lidhur me rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion eurove të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.
Janeva, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.
Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afarstit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.
Ky skandal shkaktoi përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë, shkruan REL.
b.b/dita

MAFIOZJA JANEVA E ZAEVIT SI ARTA MARKU E EDVINIT
dhe:
Prokuroria Speciale e Maqedonise se komunistes Mogherini si SPAKU i Sorosit ne Shqypni
Sh mire
Te gjithe te barabarte para ligjit.
Jo disave u prishet ndertimi ne bregdet dhe pastaj marrin 15 milion euro se jane politikan, kurse te tjereve u prishet dhe shkojne ne burg se jane njerez te zakonshem.
Jo per disa ligji bie i forte ne koke, dhe per disa qe jane ministra e deputete prokuroria “shpall moskopetence”
Thua do behet dhe Albanistani keshtu???
SINQERISHT ME DUKET E PA MUNDUR.
Koha po lëviz me hapa galopante tashmë edhe ke fqinjët tanë. Ajo po punon në favor të popullit dhe shteti të së drejtës ligjore. Mjerë qelbësirat. Vrima e miut si qyp floriri do iu duket. Po bishtit i kavallit kur do shkundet?