PD pritet të nisë sërish protestat në shtator, kundër qeverisë Rama. Lajmin e dha ish deputeti i PD, Aldo Bumci. “Beteja për demokracinë, nuk ndodh aq shpejt, me mendje do e kishim rrëzuar që në protestën e pare. Pa mund nuk rrëzohet asgjë. Maduro në Venezuelë, i ka dalë e gjithë bota kundër, do rrëzohet, nuk ka jetë.
Ai vijon, se një pushtet autoritar vijon mban njerëz kërcënon, edhe këtu Rama me lekët e drogës e kërcënime, dhe largime masive është një njeri pa oksigjen më i dobët se kurrë. Shqiptarët dolën masivisht në protesta. Ne do vijojmë protestat, në shtator rifillojmë. Është folur për narko-shtet mes Evropës. Largimi i tij hap rrugën e shpresës, njerëzve sot iu mungon buka e përditshme.” u shpreh Bumçi për News24.
Duke u ndaluar në situatën e krijuar në Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Bumçi tha se Shkodra mund të konsiderohet një krizë e vogël në krahasim me ngërçin që ka mbërthyer vendin, ai akuzoi kreun e qeverisë se prej vitesh ka persekutuar bashkitë e djathta duke iu hequr fondet apo duke i minimizuar skajshëm ato.
Ndër të tjera Bumçi u ndal edhe në lajmin e bërë sot publik në media, lidhur me dosjen 184, e cila është transferuar për hetim në prokurorinë e Dibrës, pasi Krimet e Rënda shpallën mos-kompetencë. Për demokratin, zgjidhja është vetëm politike, pas drejtësia e prokuroria janë të kapura.
“U përmend dosja e Dibrës, janë përgjime zyrtare të Prokurorisë, kanë tre vjet që i mbajnë. Pse Rama duhet të fitonte me çdo kusht Dibrën ne 2016, sepse do të marrë gjithçka. Zgjidhja është politike, nuk ka shpresë që zgjidhja të vijë nga drejtësia. Kjo dosje ka 3 vjet, Arta Marku duhet të bënte gjithçka që ajo të hetohej. Në Shkodër, Pjetri doli i dënuar për trafik droge. Kjo nuk është rrufe në qiell të hapur, patën në këto vite, drejtore me më shume të drejta se deputetet. Rama ka sjell një armatë njerëzish të dënuar, që venë në lëvizje rrjetin kriminal, burimin e drogës. kjo është kriza e Shqipërisë.” vijoi më tej Bumçi.

Ndryshoni kursin se u mbytet ! Po mbi te gjitha ndryshoni sistemin e drejtimit.
Hiqeni kryetarin e PD z/vendesoheni me nji djale te ri dhe vriteni friken .Perse e mbani “lumpenin”72-vjecar ne kryesine e PD?Hiqeni dhe do te shikoni sa perkrahje do te kini ,qofte nga te huajt qofte ,nga SHqiptaret.