Transmetimet digjitale/ Në 1 shtator procesi mbyllet në 6 qarqe

Bora Basholli

13 vite punë për të zëvendësuar transmetimet analoge me digjitale në Shqipëri. Zhvillimi teknologjik, solli nevojën për këtë ndryshim; cilësi më të mirë figure dhe gamë më të gjerë programacioni, tregon Elkeda Domi, eksperte e Autoritetit të Mediave Audio Vizive.

Procesi në nivel ndërkombëtar mund të themi se ka nisur para vitit 2006. Nevoja për frekuenca, për të ofruar shërbim interneti me shpejtësi të lartë bëri që ekspertët e teknologjisë të zhvillojnë teknologjinë digjitale sa i takon transmetimeve televizive. Para vitit 2006, Konferenca Ndërkombëtare e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, u mblodh në Gjenevë në 2006-n, për të ndarë brezin frekuencor në të gjithë rajonet që janë pjesë e unionit. Shqipëria bën pjesë në rajonin 1 dhe koordinoi me të gjithë vendet e rajonit për të marrë ato frekuenca që i duheshin për të ofruar transmetime digjitale”, shpjegon Domi.

Ky proces nuk është realizuar vetëm në vendin tonë,  madje ardhja e epokës së transmetimeve digjitale në Shqipëri ka vonuar, pasi duhet të përfundonte në 2015-n, shkruan TCH.

Procesi ka qenë shumë i vështira, qoftë nga ana teknike apo nevoja për ndryshimet ligjore. Dhe mund të themi që ka lindur paralelisht në gjithë vendet e rajonit. Vonesa që ka pasur Shqipëria ka qenë për arsye të ndryshme si proceset gjyqësore, me operatorët televizivë në treg, mungesë korumi nga anëtarët e bordit të AMA-së, ka pasur vonesa në ndërtimin e  rrjetit public shqiptar dhe po ashtu baza ligjore ka nisur të përgatitet më 2012, me strategjinë e kalimeve nga transmetime analoge në digjitale. Më pas është miratuar ligji i vitit 2013”, shton Domi, drejtoreshë në Drejtorinë Teknike.

Procesi i digjitalizimit ka përfunduar në Berat, Fier dhe Korçë, ndërkohë që në 1 shtator sinjali i vjetër televiz fiket në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Themi se tani jemi në rrugë të mbarë, pothuajse po përfundon në 6 rajone të vendit, mbeten edhe 6 të tjera ku infrastruktura e operatorit publik shqiptar ka përfunduar në të gjithë Shqipërinë, si dhe operatorët e tjerë televiziv të licensuar nga AMA, e kanë shtuar infrastrukturën. Kështu që mendojmë se procesi do të ecë shumë më shpejt krahasuar me çfarë ka ndodhur më parë”, përfundon ajo.

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Gazetare analfabete , qe nuk dine as abetaren me 36 shronjat shqipe ! Fjala e huaj qe ju e shkruani digjital , sepse nuk kini arritur akoma te shkronja “xh” , shkruhet “dixhital” , por ju duket se jini familjarizuar me padijen tuaj dhe nuk iu ben fare pershtypje edhe kur pa asnje siklet , perdorni “q”-ne , “dh”-ne e shkronja te tjera , ne vend te shkronjave perkatse , pa hyre ne “hollesi” te tjera !

  • Ok, trasmetim vetëm digital. Por në ditë të qeta, nga Bari (Itali) mbërijnë plot 140 kanale pa asnjë ngecje, kurse nga antenat tona të gjitha stacionet vijnë si filmat multiplikativ. Besoj se ne do ta kapim sinjalin nga pajisje “të perdorura por në gjendje të mirë”. Bravo, big bussines!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *