Mediat pranë PD-së por edhe organi zyrtar i kësaj partie, Rilindja Demokratike vazhdon me deklaratat për Martin Henze, të cilin e cilëson si ekspert të CDU-së për zhvillimet politike dhe ekonomike.
“Eksperti i CDU-së, për zhvillimet ekonomike dhe politike, Martin Henze, në një prononcim për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, duke u përqendruar tek rasti i Valdrin Pjetrit, ka paralajmëruar zhvillime të forta në Shqipëri.
Sipas tij, pas Valdrin Pjetrit në javët në vijim priten zbulime të forta edhe për rrethin familjarë të kryeministrit Edi Rama”, shkruan Rilindja Demokratike

Pak kohë më herët u zbulua se Martin Henze të cilin Basha e shiti si këshilltar të Merkelit, nuk kishte asnjë lidhje me të dhe me CDU-në.
Ndërsa gjatë ditës së mërkurë ka reaguar Kolë Gjoka, një biznesmen dhe sipërmarrës i suksesshëm në Gjermani, i cili është pjesë e strukturave të CDU.
Biznesmeni me origjinë nga Repsi i Mirditës, që ka emigruar në Gjermani prej kohësh, jep këtë sqarim:
“Don Kishoti Martin. Lobist i dështuar dhe këshilltar i askujt. Kush jua solli këtë “dhuratë“ nuk po kuptoj??? Konrad Adenauer do të ishte rrotulluar në varr po të dëgjonte për bëmat e tij! Kam lexuar në shtypin shqiptar për një ‘këshilltar’ gjerman, me emrin Martin, që endet nëpër Shqipëri dhe na prezantohet herë si këshilltari kryesor i kancelares Merkel dhe herë si këshilltar i CDU.
Miqtë e mi, Martin Henze, vetëm këshilltar i CDU nuk është, dhe aq më pak i kancelares Merkel!
Ju jam drejtuar miqëve dhe kolegëve të mi këtu, por edhe drejtuesve kryesor të CDU Deutschland, për të ditur se kush është ky person që flet në emër të CDU. Përgjigjia është e shkurtër: no body! (askushi)
Ky person nuk mundet kurrsesi të ndihmoje opozitën, ndihem i shokuar se si disa eksponent të opozitës gënjehen nga të tillë lobistë. Por a ka nevojë opozita për të tillë persona? Jo! Mendoj se të tillë persona vetëm dëmtojn imazhin e opozitës përpara partnerve tanë. Unë e kuptoj që Martin i ka “pëlqyer“ Shqipëria, por unë nuk mund të rrija pa e bërë këtë sqarim”, shkruan biznesmeni Gjoka.
Më herët Partia Demokratike zhvilloi disa tryeza ku shpalosi programin ekonomik që sipas saj është hartuar nga këshilltari ekonomik i Merkel, pra Henze.
Megjithëse CDU reagoi përmes Annegret Kramp-Karrenbauer e cila tha se Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat, PD dhe mediat pranë saj vijojnë ta shesin atë si përfaqësues të lartë të partisë së Merkelit në Gjermani.

j.l./ dita

Mos me këtë lajm tani në darkë, se do mërzitet ‘intelektuali’ e nuk do flerë dot sonte 🙂
Ja po te pergjigjet intelektuali:
Sanco Panca mirditor i Edvin Droges me seli ne Gjermani, biznesmen pa shkolle fillore me fame boterore qe keshillon CDU dhe Merkelin ne kultivimin e Hashashit “Kanabis Albania” me receten e Rilindjes Enveriste akuzon Martin Hencen qe eshte ASKUSHI ne vendlindjen e tij qe sapo ta kerkosh ne internet te del menjehere CV-ja si keshilltar i CDU,
prandaj:
KUKU NONE! I BENE RRUSH E KUMBULLA LEKAT E DROGES ME BANANE GJERMANIE BEDELAT SANCO PANCO TE TAULANT XIBRAKES PER PROPAGANDE ENVERISTE!
Zoti “intelektuali” , nuk po shoh te thoni asgje , persa shkruhet ne kete artikull ! Kjo duhet te jete arsyeja se perse njerezit tallen me ty !
Pyeta biznesmenet e germanise kush eshte ky gjoka ne biznesin german
Nobody , me thane!
Askkushi!
Martin Henze sipas mediave dhe bashkepunetoreve prane Bashes citohet njehere si kryekeshilltar i Kancelares Merkel e pastaj “zyrtar i CDU”! Nderkohe nja dy media kane cituar burime zyrtare dhe persona prane CDU qe konfirmojne se zoteria ne fjale nuk eshte as krye as keshilltar i Kancelares apo i ndonje organi drejtues te CDU! Mund te jete lobues ose ekspert i pavarur. Tani nese kjo e mediave eshte e vertete, a luftohen genjeshtrat e Rames me nje genjeshter te Mediave dhe njerezve te Bashes?! Apo mjafton qe te jete Basha me shoke ne pushtet po varja te vertetes?! Se jemi dhe ne mes te luftes dhe e verteta ka rendesi!