SHBA krijon Komandën e Hapësirës

J L

Ushtria amerikane do të ngrejë javën e ardhshme një komandë të re luftarake, e para e këtij lloji në më shumë se një dekadë.

Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe zyrtarët e Pentagonit njoftuan se Komanda amerikane e Hapësirës do të ngrihet zyrtarisht më 29 gusht.

Pentagoni nuk ka ngritur një entitet të tillë që nga viti 2009, kur u krijua Komanda Kibernetike e SHBA.

Departamenti i Mbrojtjes aktualisht ka 10 komanda luftarake dhe secila ka ose një mision gjeografik ose një funksional për operacionet ushtarake.

Ngritja e Komandës Hapësinore do të përshpejtojë përpjekjen prej disa dekadash për të riorganizuar dhe përmirësuar aftësitë teknologjike të ushtrisë në hapësirë.

Roli i ushtrisë në hapësirë ka qenë vazhdimisht objekt analizash të hollësishme, sepse SHBA gjithnjë e më shumë po mbështetet në orbitë tek satelitët.

Satelitët ofrojnë komunikime, navigacion, inteligjencë dhe shërbime të tjera jetësore për ushtrinë dhe ekonominë kombëtare.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Shume bukur! Do Putini me e krrujt bythen? Hajde bac, krruje! Dhi e zgjebosur, bishti perpjete! Po ku ke bole ti me u krrujt me Ameriken!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *