Itali, kriza më e madhe është politike apo ekonomike?

J L

Trazirat politike në Itali, mund të sjellin pasoja të mëdha në ekonominë e vendit. Shtrohet pyetja: deri ku?

Sipas gazets financiare “Il Sole 24 Ore”, pasiguria politike në vend do t’i kushtojë Italisë në dy vjet, më shumë se 5 miliardë euro interes në borxhin e saj, një borxh i cili është tashmë kolosal dhe tejkalon 2.3 trilionë euro, 134% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Italisë.

Pas Greqisë, borxhi i Italisë është më i madhi në zonën e euros, në proporcion me prodhimin e saj.

Zv/kryeministri Matteo Salvini premton se nëse vendi shkon në votime dhe partia e tij fiton, ai do t’i japë Italisë 50 miliardë euro.

Një premtim i vështirë për t’u realizuar me kërkesat e Komisionit Europian për një deficit buxheti për vitin 2020, i cili nuk do të rritet mbi 2.04% të GDP-së.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *