Një largim i domosdoshëm nga Arkivi i Shtetit

anazapta

Ndër veprimet më të drejta të qeverisë në fuqi gjykoj se është largimi i zonjës Nevila Nika nga drejtimi i Drejtorisë se Përgjithshme te Arkivit te Shtetit. Kishte kohe që ajo ishte bërë ndër pengesat dhe barrierat që Historia e Shqipërisë te mos rishkruhej në përputhje me dokumentet që disponohen në Arkivat e Shtetit.  Unë jam dëshmitar okular i qëndrimit gati barbar te zonjës në fjale ndaj atyre qe përpiqeshin te vinin një “gur” sado te vogël ne te mire te rishkrimit te historisë.

Me indinjoi  zonja e ledhatuar pa te drejte, kur shkruan se “gjendja ne Arkiv si me 1952, kur ne krye u vendos një oficer. U “burgosa” politikisht…”

Nuk i kuptoj këto absurditete. Ne te kundërtën kuptoj se me largimin e saj u “c’burgosen” pra u liruan jo vetëm disa dhjetëra punonjës te arkivit por, se pari e me kryesorja po lirohet rruga qe historianet ta përdorin si shtëpinë e tyre, natyrisht brenda ligjit, ne te mire te shkrimit shkencor dhe objektiv te Historisë se Popullit Shqiptar.

Pa njërës te tille në krye te institucioneve kaq te rëndësishme ka garanci shume me te mëdha për te afruar atë dite qe te kemi atë histori te vërtete e realiste qe e nderon kombin tone.

Në një artikull të mëparshëm pasi përmendja disa faktorë frenues ne shkrimin e historisë, shkruaja: Por, fatkeqësisht po përmend edhe një here “por”, këtu ka edhe pengesa subjektive jo thjesht burokratike ne shërbimin e dokumentacionit nga arkivat. Dokumentet thuajse janë te plota edhe për numrin e sakte te dëshmoreve. Por, ne krye te Arkivit Qendror Shtetëror është zonja Nevila Nika, me titullin  “profesor” ne fushe te historisë. Është paradoksale dhe e pabesueshme por kjo profesoreshe është faktori frenues qe historia te mos shkruhet drejt, ajo pengon me forma nga me te ndryshmet përdorimin  e dokumenteve qe zbardhin te vërtetën historike.

Nga i nxjerr këto konkluzione? Në vitin 2010, në përputhje me një kontratë të lidhur me Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Institutin e Studimeve Historike, mora përsipër të jap ndihmëse për problemet e ekonomisë në librin e ri që po shkruhet për Historinë e Shqipërisë. Megjithëse larg dhe i moshuar e mora përsipër këtë barrë si një detyrim ndaj vendit tim.

Kur mbërrij në Tiranë që në takimet e para më këshillojnë qe te mos shkoj ne Arkiv sepse atje është një drejtoreshe keqdashëse e historisë, që i diskriminon historianët. Madje me sugjeruan se nëse do të doja te shkoja patjetër, atëherë ishte mire te merrja kontakt me Ministrinë e Arsimit qe e ka ne vartësi.

Natyrisht këto sugjerime me bene përshtypje, por, nuk mund t’i pranoja. Ne një shtet demokratik një studiues duhet t’i ketë dyert e hapura për në Arkiva. Unë i kam përdorur arkivat edhe ne vitet ’60, kur Arkivi i Shtetit varej nga Ministria e Punëve te Brendshme, kur ruhej me mitraloza dhe, kur vigjilonte si drejtor një ish gjeneral qe merrej me “astronomi”. Me ligj arkivat janë te hapura, studiuesit mund te përdorin pa kufizim dokumentet qe u interesojnë.

E vërteta është se ne ditën e pare ne arkiv pata surprize. Jashtë çdo parashikimi dhe paralajmërimi shoqëror qe pata, me priti zonja Nevila Nika, me një ngrohtësi dhe gatishmëri te çuditshme. Ndoshta nga qe unë e njihja te atin e saj te nderuar Bujar Hoxha i cili ishte proverbial ne atë kohe. Ai deklaronte hapur se ne historinë e partisë çdo shqiptar është kalues. Me gjykimin tim unë e përkrahja ketë mendim sepse çdo shqiptar dinte bëmat e partisë komuniste, vrasjet, burgosjet, komplotet, krimet, mungesën e bukës, mishit, qumështit, dinte se një popull i tere ishte ne lëngim.

Pra, për qëllimin qe kisha zonja Nevila i hapi te gjitha dyert për te punuar ne arkiv, dha porosite e duhura. Dhe vërtet kështu ndodhi, punonjësit e palodhur te arkivit, me një barre te rende ne ditët e sotme, mu përgjigjën me profesionalizëm dhe me humanizëm. Për kushtet specifike qe jetoja larg, ato shume here nuk prisnin afatet e stërgjata për te me ofruar dokumentet. Me pak fjale mbeta shume i kënaqur nga shërbimi, mu duk se ato zonja e zonjusha, ata djem e burra ishin si fëmijët e mi.

Por, “dardha e ka bishtin prapa” thotë një fjale e urte popullore. Këtu u shfaq tere ajo ligësi e keqdashësi qe u paralajmërova. Ndoshta ne fillim zonja Nevila kujtoi se do merrja pak dokumente dhe do te kthehesha nga kisha ardhur. Jo unë kisha detyre te rende, te shkruaja historinë për problemet e ekonomisë për vitet 1945-1990. Kjo kërkonte dokumente, fakte qe përmbysnin jo vetëm historinë e shkruar ne kohen e komunizmit ne pushtet, por, edhe te shkruar ne vitin 2008 e me pas.

Këtu fillon kalvari i mundimeve te mia. Mbështetur në një farë vendimi të vitit 1996, ishte mare një vendim anti-shkence për pagesën e dokumenteve kopje qe do te tërhiqeshin. Unë do ta quaja ketë pagese një “tatim te jashtëzakonshëm” qe mbyll te gjitha rubinetet e punës shkencore. Për një faqe të kopjuar duhet paguar 350 deri 500 lekë të vjetra. Këto çmime shërbimi janë 200-250 herë më të larta se shërbimet e njëjta qe bëhen jashtë arkivit. Nuk ndalem këtu se disa dokumente janë shkruar ne letra qe përdoreshin për pankarta. Për një të tillë duhen bërë 6-8 apo dhjetë fotokopje. Pra për një faqe dokumenti duhet të paguash 2-4 mijë lekë të vjetra. Mos them tjetrën që një pjese e madhe e dokumenteve te kopjuara keq janë të papërdorshme. Megjithatë dhe për ato do te paguash supertaksen. Pse ndodh kjo? Për te penguar shkrimin e drejte e shkencor te historisë.

Unë përballoj shpenzimet me burimet e mia financiare për te qëndruar ne Shqipëri, kur me duhet te shfrytëzoj arkivat. Unë kuptohet qe nuk jam ne gjendje te paguaj mbi 5 mije dollarë apo 5 milionë leke te vjetra për te tërhequr dokumentet. Çelësi i zonjës Nevila është i qarte – mos i tërhiq, te mos shkruhet historia. Natyrisht, unë nuk marr përsipër te tilla shpenzime. Arkivi ka autorizimin qe merr përsipër shpenzimet e fotokopjimit vete Qendra e Studimeve Albanologjike. Detyra e arkivit ishte te me vinte dokumentet e nxjerra ne dispozicion dhe, te zgjidhte marrëdhëniet financiare përkatëse institucionale, sipas ligjeve ne fuqi. Por qëllimi nuk janë thjeshte paratë. Ceshtja e parave është vene si barriere, tarifat janë një turp për vete shtetin shqiptar qe “takson” shkencën kaq rende, turp për Ministrinë inegzistente te Arsimit dhe, arme e forte ne dorën e dashakeqeve te historisë si puna e zonjës Nevila. Ky është një problem qe do te duhej te ishte zgjidhur me kohe. Si ne çdo vend te botes aparatet fotokopjuese te vendosura ne salla i lejojnë studiuesit me tarifa minimale te marrin ato dokumente qe u nevojiten për punën e tyre shkencore. Ne paranteze nuk kuptoj se ku përdoren këto para te marrura si dënim “pse merresh me shkence”. Ne katër muaj qe punova aty, ne asnjë dite nuk gjeta ne ËC-ne e arkivit as letër higjienike, me duhej te mbushja xhepat me letër  kur vija nga shtëpia. Turp, njëqind here turp për ketë institucion me vlera te paçmuara kombëtare.

Zonjën  Nevila ne punën e saj frenuese e ndaluese për shkrimin nga e para te historisë e ndihmon edhe arroganca, fudullëku, “pushteti i pakufizuar” i dhëne. Ne këto dy-tre vjet jam përpjekur te lidhem ne telefon. Përgjigja e sekretares: nuk eshte ketu, është e zëne, është jashtë shtetit. Nuk ishte një dite brenda shtetit ne gjithë ketë kohe te me kthente një përgjigje. Shkrova disa E-Maile, përsëri asnjë përgjigje. Jam ne moshe te moshuar dhe ketë sjellje nuk e kam hasur, ketë prepotence dhe arrogance nuk e kam pranuar dhe nuk mund ta pranoj. Asnjëherë nuk jam pajtuar me njerëz me dy fytyra, te qeshura, te buta ne aparence, dhe, shpirtzinj e zemër katran kur vjen puna te ushtrojnë pushtet. Zotërinj, largohuni nga njohjet personale, detyrimet fisnore, vini njerëz me te vërtete te afte ne institucione te tilla prestigjioze dhe me rendësi mbarëkombëtare sikundër është Arkivi Qendror Shtetëror.

Share This Article
19 Comments
  • Shume mire e ke ti.Bile shkarkimi i saj eshte i vonuar.GJATA,ndoj, ai eshte “ALEKS BUDA” i sotshem.Ke me e pa ti se c’fare ka me bo me histrine dhe shipnine nje INJORANT KLASS, si Gjata i Ndojit.E gezofsh.Ti e paske nje”Dr” para emrit,po Gjeta c’fare ka.Posti ma i nalte i tij ne administrate,nje ish polic deshtak dhe ne ate vend si kontribut partie ashtu si dhe sot.Te te vije turp ty “Dr” QE MBURR NJE INJORANT SI gJETA I ndojit.kA SOCIALISTE BOLL PROFESIONISTE DHE SHUME ME TE DENJE SE gJETA.turp PER TY DHE edi ramen !Me GJETEN e keni “gjete”

  • Nuk dua te futem ne analizen e Zoterise, po di t’ju them diçka nga analiza ime personale qe kam pasur rastin te punoje me Zonjen Nevila NIKA si keshilltare ne nje veper internacionale qe eshte vleresuar me nje nga çmimet me te medhenj te profesionit…Shkurt element intelektual me formimin e zonjes Nika jane te ralle ne Shqiperi dhe mbeten vlera te pa diskutueshme per vendin .Fatkeqesija eshte qe per arsye te balancave te klaneve politike digjen kuadro te ketij niveli .Uroj qe qeverija aktuale t’a rimedioje pa pasione politike kete gabim administrativ.

    • santana, Nevila Nika mund te jape kontributin e lavderuar prej teje ne Fakultetin e Historise ose ne Institutin e Historise, apo ku t’i doje qejfi. Une ia njoh mire aftesite e saj sinje njeri e pashpirt, cinike, arrogante dhe mbi te gjitha si servile e peshtire e dhenderrit te Serbise, Sali Berishes. Te drejtosh administraten e AQSH nuk eshte e domosdoshme te jesh Prof. Dr., por nje adminisratator korrekt ne ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve.

      • Kam pasur fatin ta takoj kete Zonje dhe e them me bindje qe ky artikull eshte i rreme i turpshem. Pushimi i saj nga puna me rikthen ne memorje politikat kooperativiste dhe kohen e xhaxhit kur perndiqeshin intelektualet me shkolla e familje te medha dhe ne vned te tyre vendoseshin kooperativistet e dalluara.
        Gjet Ndoji mund te jete shume burre i mire, por ai duhet ta dije mire se nuk mund te krhasohet kurrreee me Nevila Niken sepse ajo e njeh qe nga lindja kete insititucion dhe keto gjera Ndoji ti dije mire dhe jo ta perndjeke Niken por ti kerkoje ndihme e ta kete per nder te mare mesime nga ajo.

  • Nuk e kuptoj “denoncimin” e Karecos per te hollat qe I kerkonte Arkivi I Shtetit dhe jo i z.N.Nika
    Ketu ne New York, ne bibliotekat publike, per nje kopje te marrin 15 cente, ndersa po ta kopjosh p.sh. ne farmaci private, paguan tre here me pake, vetem 5(pese) cente.

    • Po. 15 cente dmth. 150 leke te vjetra. Une kam paguar nga xhepi 500 leke te vjetra per nje faqe ne administraten e Nevila Nikes dhe pa marre asnje dokument pagese. . Atje duhet te shkoje per kontroll Prokuroria e Tiranes dhe do te shikoni se Nevila Nika do te behet drejtoreshe e ekipit te burgosurve ngjitur me Qrkivin e Shtetit.

  • Në momentin që Arkivi Qendror i shtetit, drejtohet nga njerëz të politizuar, nuk mund të presësh shërbim profesional dhe etik. Zonja është përdorur dhe shfrytëzuar nga politika e pd-së gjithë këto vite. Ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjes së L. Bashës si kryetar bashkie, ka marrë pjesë në disa organizma të emëruara për të mbështetur politikat e urbanistikës së qyetetit të Tiranës, etj. atj. duke lënë jashtë tyre profesionistë të mirëfilltë të urbanistikës.
    Natyrisht, z. Kareco nuk kishte si të merrte shërbimet përkatëse në Arkivin e një shteti që mendon se Shqipërinë e ka “çliruar” PD-ja!

  • U detyrova te shkruaj kur mesova se fyerja me e madhe qei kishte bere Zj Nika ketij studiuesi ishte fakti i pageses se kopjeve per dokumentet qe do te shfrytezonte; per me teper ai ishte i bindur se kete e kishte bere qe ai te mos realizonte studimin e tij.
    O Zot! Si paska mundur te jetoje ky studiues me kete brenge. Nga nje ane shyqyr qe u zevendesua Zj Nika qe ky zoteria te marre penen dhe te shkruaje 2 kolona pa kuptim vetem per te shprehur mllefin e tij.
    Me vjen keq se ky stdiues krahas varferise ekonomike na tregoi edhe varferine intelektuale dhe ate demokratike. Nuk ka studiues ne bote qe deshiron te shfrytezoje nje fond te dhenash unik, qe te mos paguaje per kopjet qe ai do te beje. Ka studiues qe do ta deshironin te gjenin materialin e duhur dhe nuk do ta diskutonin cmimin simbolik te vendosur per te ruajtur fondin e kesaj arshive.
    Me vjen keq se si analizimi i nje teme kaq interesante sa e ketij studiuesi te mos kete nje rimbursim apo nje shperblim financiar. Edhe nqse nuk eshte tani, me kalimin e kohes do te kenaqe kerkesat e studiuesit dhe ne rastin me te mire do te marre formen e nje libri studimor. Pastaj mund te konkuroje per titullin “profesor”.

    • pikerisht ! Tarifat jane vene me Vendim te KM-se te 1996-tes dhe zoteria , vetem per te nxjerre mllefin , ia faturon Neviles ! Mllef personal , apo servilizem politik ?

    • Ky Teodor Karreco me duket se eshte nje nga ata aparatciket bolshevike te sistemit te kaluar qe benin si shkencetare te ekonomise socialiste, thene me troc qe e cuan ekonomine shqiptare per lesh.

      Tani me duket ka shkuar ne SHBA dhe hiqet si studiues perendimor.

  • Hajde shkrim hajde. Jo me kot shkrime te tilla te papergjegjshme nuk botohen. A nuk thote vete ky “professor” se eshte nje vendim I vitit 1996 per cmimet e kopjeve? Cfare duhet te bente znj Nika apo t’i jepte celesat ketij? Mjere ne…

  • Profesori i marksizmit enverist Bujar Hoxha ka dhene teorine marksiste- enveriste ne Universitetin e Tiranes. Pas permbysjes, per servilizmin e tij te peshtire,Saliu e nisi diplomat ne Turqi.
    E bija e tij Nevila qenka, beme babe te te ngjaj.
    Por mire moj Neva, qe na qenke kaq e ditur, nuk e paske ditur qe thyen ligjin kur mbeshtet hapur nje parti politike?!
    Per mua ti nuk je e ditur , por, edhe e ditur ne qofsh, qerohu andeje,Shqiperise nuk i duhen maskarenj te ditur!!

    • Po c’fare ishte Bujar Hoxha para ZERIT TE POPULLIT o mjeran.E ti ben se gjoja je kunder M-L.Po ZERI I POPULLIT ka indoktrinuar edhe Brazilin edhe Zelandene Re e jo me shqiptaret si puna jote.Edhe Servet PELLUMBI ishte nje mi para ZERIT TE POPULLIT. (P.S. eshte gazeta e PARTISE)

  • Mos paragjykoni z.Ndoj!Kudo ku ka punuar ka treguar nje perkushtim te larte dhe ka pasur rezultatene punen fisnike te mesuesit,si drejtues politik,qofte edhe ne luften kunder krimit si komisar i drejtorise se policise Elbasan,Per te jane te papranueshme megalomania dhe arroganca qe sundojne ne shume pushtetare te sotem dhe qe ja kane sjelle ne maje te hundes ketij mileti.Nuk me duhen titujt false te zhelalit,Gjete Ndoi ka njerzillek,Do ta shihni!Urime per detyren Gjete!

  • Fakti qe u vendose Drejtore nuk do te thote ta gezosh ate vend pune deri ne daljen ne Pension, aspak. Levizjet duhen bere dhe mire bejne, se u ka zene b…. kallo ketyre e se si u duket kur i heqin.

  • Z. KARECO ESHTE GJIROKASTRIT E PER KETE I DHIMBEN PARATE, EDHE PSE PAGUHEJ NGA ATA QE E KISHIN NGARKUAR PER STUDIMIN (NUK DI SE PSE PIKERISHT AI ESHTE ZGJEDHUR). POR NUK I JANE DHIMBUR PARATE PER FOTOKOPJE, POR ATO PER LETER HIGJENIKE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *