Udhëtimi nga Fushë-Kruja është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve.
Radha e automjeteve arrin në disa km. Për vetëm një km, drejtuesit e automjeteve duhet të qëndrojnë minimumi një orë në trafik.
Shkak për këtë, sipas drejtuesve të Policisë Rrugore është ndërtimi i urës kryesorë në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës si dhe fluksi i automjeteve nga veriu dhe nga Kosova.
Situata paraqitet më e rëndë gjatë fundjavës.
Trafiku nis që në mëngjes duke vijuar me intensitet gjatë gjithë ditës dhe duke vështirësuar kalimin drejt Rinasit, autostradës Tiranës-Durrës apo në akset kryesore në jug të vendit.
Ndërtimi i një ure mbi lumin Zezë mund të lehtësojë trafikun, pasi të gjitha automjetet në hyrje-daljet për në Krujë përplasen në aksin kryesor në Luz.
Pavarësisht se Policia Rrugore është e angazhuar në disiplinimin e trafikut, përsëri situata nuk ka ndryshuar. Kjo pasi ky segment nuk e përballon fluksin e madh të mjeteve që lëvizin në drejtim të bregdetit.
j.l./ dita

Vuajme per mendjen e atij gjëse se gjate pasi,dalja dhe hyrja nga Fushe Kruja eshte lëne pa tabela sinjalistike madje edhe ato pak qe jane te ngatërojne më keq Gjeja e gjate i ka trembur vartesit poshte dhe keta te fundit nuk levizin a’s duar dhe a’s këmbe pa lejen e tij.Vaj medet per krye M qe kemi…
Duhet rruge e re me e gjere. E vuajta vete ate trafik ne ate rruge. Nje rruge qe mund te kalojne 3000 makina ne ore max, presin te kalojne 30 000 makina ne ore.
Nje rruge me 1 korsi per cdo drejtim nuk mund te lidhe te gjithe veriun e Shqiperise plus Kosoven, plus Malin e zi me pjesen tjeter te Shqiperise. Duhrt nderhyrje urgjente per shtimin e korsive, kjo eshte zgjidhja e perkoheshme
Keshru eshte kur projektet behen me bythe dhe jo me tru