Nga Hamdi Jupe
Kolegu Andi Bejtja ishte mërzitur shumë dy ditë më parë, nga transmetimi drejtpërdrejt në televizion i shembjes së ndërtetës se Kokëdhimës në Porto Palermo.
Në një prononcim publik, ai e kishte quajtur këtë transmetim për prishjen e një kioske trekatëshe në bregdet, një “fshat mediatik”.
Nuk i heq asnjë presje vlerësimit të tij për ngjarjen. Edhe unë, atë mëngjes prita më kot për një orë rresht se mos mbaronte fushata e “katundit mediatik” për prishjen e ndërtesës, pastaj të dëgjoja programin e zakonshëm televiziv, pasqyrën e shtypit të ditës etj.
Por, më kot, trasmetimi drejtpërdrejt vazhdonte.
Gazetarët lokalë kishin shkuar që në orën gjashtë e gjysmë (në mos më herët) atje dhe kishin vendosur kamerat në gatishmëri, natyrisht me dijeninë e televizioneve në qendër për të cilat punojnë, që kishin dërguar atje edhe studjot e transmetimit satelitor.
Prita deri në tetë për pasqyrën e shtypit, por asgjë. Vazhdonte në televizione drejtpërdrejt “fshati mediatik” i transmetimit të prishjes së restorantit të Kokëdhimës.
Dola nga shtëpia se kisha punë, por nga mendja nuk më hiqej ajo që pashë. Mendoja: Në Shqipëri janë prishur mbi dymbëdhjetë mijë ndërtime të paligjshme. Edhe pallate shumëkatëshe, si ai i Lulzim Bashës në Vlorë. Atëherë pse?
Dhe përfundimi në këtë rast ishte: Ky nuk është gjë tjetër, veçse një rast i mjerimit mediatik i disa prej mediave tona audiovizuale. Dhe nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh.
Të keqen e televizionit komunist: edhe varrimin e Diktatorit më 1985 e transmetoi drejtpërdrejt vetëm një gjysmë ore.
Në fakt, nëse ka një problem këtu, është ai se si ky bar – restorant i paligjshëm ka vazhduar të jetë aty prej gati njëzetë vjetësh, pa leje nga autoritetet. Kush ka kaluar andej, e ka vënë re atë atje.
Si nuk janë kujtuar demokratët dikur, tetë vjet në qeveri dhe tani socialistët, prej gjashtë vitesh në pushtet, që po prishin gjithandej dhe po bëjnë jehonë të madhe për prishjet, nuk u kujtuan ta prishnin atë?
Ja një problem shoqëror, ku mund të ndalej vërtet media dhe të nxirrte me dinjitet “bukën” e ditës. Por nuk e bëri këtë.
Edhe më tej: kush i njoftoi mediat elektronike në Tiranë që të ishin atje, në Porto Palermo që në orën gjashtë e gjysmë të mëngjesit? Apo “rastësisht” e morën vesh ata?
Natyrisht, dikush nga qeveria.
Dhe me vrap, me gjithë veglat e punës atje, që në gjashtë të mëngjesit. Mediat i bëjnë kështu “fllad” punës së qeverisë.
Për të ardhur keq. Çfarë mjerimi mediatik!
Po e lemë mënjanë profesionalizmin, se vetëm profesionalizëm nuk ka këtu. Mediat ranë me dashje në “gropën” e qeverisë. I duhej qeverisë kjo ngjarje dhe ky mediatizim dhe mediat u bënë shërbëtore të saj. Qeveria dhe media u bënë kështu bashkë pjesë e “kazanit” për të cilin ka folur kryeministri.
Kur kishte kaq vite pa leje lokali atje, ai mund të prishej pas njëzetë ditësh, kur bregdeti do të lirohet nga pushuesit e shumtë dhe pa zhurmë mediatike. Lokali ishte i bllokuar nga autoritetet.
Por jo, duhet të prishet tani, se kështu e do spektakli propagandistik dhe mediat bien pre e këtij spektakli.
Kjo është e vërteta.
Po ç’ti bësh “fshatit mediatik?” Më vjen keq, se jam edhe vetë pjesë e këtij fshati.
Duhet më shumë respekt për publikun, por edhe më shumë respekt për veten, punën tonë.
*****
Botuar në Dita. Titulli është i redaksisë

muhabet kot hamdi, po mire qe ti publikojne “mendimet”
Nuk eshte muhabet kot jo, se te tille e do kazanin KM dhe bdaj po e brn ligjin.
Dhe ky eehte hap i rende drejt nje situate qe nuk ka pse instalohet ne Shqiperi.
Duam te shkojme ne Europe jo ne Azi
E gjithe media shqiptare eshte KAZAN!
Ca jane me Ramen,ca jane me Bashen!
Ca pranojne te shash Ramen me liber shtepije,por te censurojne kur e akuzin me fakte,bile aq e sofistikuar eshte censura,sa qe te bllokijne komentet qe te duket se nuk ka interes pewr faktet qe jep!
Me ka ndodhur shume here,qe kur kam akuzuar me fakte Ramnen dhe sidomos kryebashkiakun Veliaj,per te mos rene ne sy se po bllokojne komentin tim,e heqin fare nga faqja on line tere shkrimin!
Aq e dukeshme eshte bere kjo,sa vjet kur Rama beri anaklizen e qeverisjes per vitin e pare te sundimit te dyte te tij,une komentova me kritika ndaj kesaj qeverisjeje,por cuditerisht ky shkrim,qe ishte per 1 vit pushtet u hoq nga faqja on line pas 2-3 iresh!
Deri ketu arrin censurimi dhe sahanlepirja!
Dhe qershia mbi torte eshte,se u kam derguar disa gazetave shkrime kritika me fakte per kryebashkiakun Veliaj,por NUK m’i botuan as si komente”!
Doemos,se kane interesat e tyre,se po iku Rama shpresojne te vije Veliaj dhe pastaj….!
Ja ky eshte KAZANI!
Ky eshte modeli i zakonshem i shtetit 30 Vjecar Demokratik albanez ! Edhe sa vjet duhen te Reformohet ky shtet mizerable per publikun shqiptar qe sa vjen e tkurret nga ky model i aplikuar ne fillim nga Banda e Berishes kur Shtetit i vune emrin Demokratik !!!!!
Mbas 30 vjet “demokraci” ja ku jemi ! Asnji ndryshim i shtetit qe pretendonim se do te ishte me demokratik dhe me i kujdeshem me pronen private dhe ate publike, me u kujdeseshem ndaj jetes se shqiptareve me i kujdesshem per mirqenien e shqiptareve , dhe me i drejte per padrejtesite e shqiptareve nga na e qeverise komuniste !
Jane sakrifikuar me mijra jete te shqiptareve nga Modeli i shtetit te Berishes Nanos Edi Rames Ilir Metes te gjithe suites qe merren me Politike !
Cfare beri me shume Diktatura ndaj shqiptareve per 45 vjet sesa ky model shteti qe kane ndertuar keta njerez qe merren me Politike dhe konsiderohen si me te zgjuarit e publikut shqiptare qe do ti sillnin kombit nje te ardhme me te mire se ajo e Komunizmit pra Modelit Komunist !
Shqiptaret per hire te se vertetes kane rene nga shiu ne bresher !
Athere kishim nje Diktature ligjore te shkruar Sot kemi nje Diktature sfilitse torturuese te ngritur mbi Dallavere dhe Pazare te pista ne kurriz te njerzeve te thjeshte te publikut te pa mbrojtur nga ligji !
Ne 30 vjet politikanet e sotem aktual jane pergjegjes per ngritjen e nje Drejtesie te Kalbur qe ka ushqyer njerzit me vampira te ketij vendit sic jane POLITIKANET shqiptare te sistemuar ne te ashtuquajtura Parti Politike me emritime pa lidhje pa integritet !
Sic jane Partia Demokratike Partia Socialiste Levizja socialiste per Integrim !
Keto jane Parti , Fake ! Jane ne fakt Parti Buznesi qe marin kontroll te gjithe vendin dhe luftojne me menyra te ndryshme korruptive per zona influence dhe ekspansioniste ne te gjithe territorin e Shqiperise !
Keto Parti jane ne fakt Klane ku kryetari eshte i pa zevendesueshem Ai mund te qendroj ne krye gjithe jeten edhe nese deshton ose humbet “Zgjedhjet” ne se genjen, apo humbet reputacionin ne Klanin e vet ose ne publik !
Modeli politik ekonomik i shtetit te sotem shqiptar eshte i deshtuar per publikun shqiptar per aq kohe sa hemoragjia kombetare shqiptare ende vazhdon per edhe me keq se ne 1990 pas rrezimit te rregjimit komunist !
Ky Modell do te marr fund me krijimin e Modelit SPPAK -BKH Projekt Amerikan !
Pa nje model drejtesie amerikane nuk do te kete Demokraci te vertete ne Shqiperi !
Ky eshte thelbi i gjithe maskarades medhiatike te dhjerokracise, i nderuar zoti Hamdi. Nje shkrim teper realist dhe modest, qe e qarteson me se miri publikun, per rolin as mish as peshk te ketyre dordolecerve qe rendin si te cmendur me koke ne thes pas kockave qe flakeron padroni.
Nga shkrimi juaj do te doja te vecoja thenien: ““Të keqen e televizionit komunist: Edhe varrimin e diktatorit më 1985 e transmetoi drejtpërdrejt vetëm një gjysmë ore! Ndërsa kjo e kioskës së Kokëdhimës vazhdoi për më shumë se dy orë.”
Kaq do te mjaftonte per te kuptuar se sa “DIRTY JOB” eshte ajo qe bartin mbi kurriz bilbilfryresit dhe mikrofonmbajtesit e mediave bytheshitura.
https://www.youtube.com/watch?v=Wgrk3OqBY6U
https://www.youtube.com/watch?v=ycf-tANBnnQ
Ka ardh koha !
Ne rresht te pare kishit televizionin e gazetarit miri miri dhe skipetar 100%. Ai qe mori Bunk’Art-et me koncesion e qe ka perfituar edhe ca koncesione per sherbimet ndaj kriekaqolit.
Absurditet apo pr imitivitet.Zoti Tha no!Pasi,midis deb atesh te serta e t e hidhura u konst itiua Keshilli bash kiak i Shkodres. Me urrdherbekim in e Padishahut t e madh u kurorez ua mbretereshe n je grua.E po mire, pune te mbare as aj dhe atyre,por k jo bashki ka ende ne krye si vezires he nje zonje “arm ike” prandaj ajo,si dikur kalaja e Roz afes,duhet rrethu ar dhe izoluar: T’i priten menjehere uji,ushqimi,drita dhe ajeri.Me te th ene e me te bere, s’kemi c’ti bejme gomarit po i biem samarit: Ministria e financave i pres in menjehere fon det per cdo pune e sherbim publik qe jepen me firm en e kryetares “ar mike” a thua jane fonde private. A k a ligj pushteti ve ndor?Ka ligj por k a dhe Maliq.Cfar p o bejme e ku po s hkojme keshtu p er miredrejtimin e ketij,i thenshin shtet.Absurditet apo Primitivitet e shte kjo qe ndod he ne Shkoder?Te dyja bashke. Pers hendetje! Mihal Xhamo
Sa lokale te tilla pa leje jane akoma ne aktivitet ?? Kush pagoi duke lene karrigen dhe vendin e punes per mos kontroll te ketij lokali ?? Do behet shtet me ligje Shqiperia ?? Ligje te cilat te funksionojne cdo dite, dhe jo kur ti interesoj politikes!!!
Te meshiroj Hamdi Jupe!
Pse mo meshirmadh
Se ka thene te verteten?
Vap andej mga bodrumi sot?
E mbaruat bukaken e dites?
Apo nuk i ngrefet me Ram Fugaqit me cicat dyshi?
Mjerim shoqeror o Hamdi. Te gjithe e dime qe jane lokalet pa leje, si shteti si populli. Asnje nuk leviz dhe per 20 vjet te tjera.
Media eshte qeni i radhes ne shkallet e shoqerise.
Kush ka radhen te kafshoje sulet.
Eksperienca 30 vjecare tregon me se miri se shqiptaret ne media dhe ne politike nuk kane talent ! Pra me nje fjale kane talente te tjera ! Te mbulojne, te genjejne te mashtrojne, pa ju hyr asnji gjemb ne kemb !
Kronikat mediatike vizive dhe te shkruara jane bere bajata ! e Cuditshme nje lajme i marendesishem ne thelb behet i rendesishem si nje skandal !
Mihali ishte nje skandal ? Po jo mo, ne Shqiperi Mihali eshte normale ! Lokalet Pa leje jane me mijra ! Prishet lokali i Mihalit, mire bene , po pse nuk prishen lokalet e qindra mijra Mihaleve ?!!
Toka te xanuna psh ke ne mes te Kryeqytetit ne toka publike, jane zene trotuare sa kembesoret duhet te kalojne si dhite e egra permes tavolinave !!!
Ka 6 vjet qe Kryministri mori fushate te gjere per clirimin e tokave te xanuna ! Vetem 30 % liroi por 70 % jane gjendje !
Le te marrim nje blok dhe te ecim neper qytete ! Do te shikojme se tokat e xanuna jane te panumurta !
Igjithe Bregdeti ka ndertime paleje ! Gjigande ! Po kujt ti thuash ??! Marikes ?!!
Treni shtypi nje plesht dje ne Durres ! dhe ky u be nje lajm i mmadh !
Politika dhe media eshte nje buznes i atyre qe mendojme se na drejtojne te ardhmen e vendit Ne fakt keta jane palaco qe bejne miliona ne kurriz popullit te vet qe po e lene te perpelitet duke boshatisur Vendin !
Plolitikanet me mediat e tyre jane plera !
Asghe me shume asgje me pak
https://www.youtube.com/watch?v=xEba3bqykq8
Nese vertet kjo ngrehine e shte dnertuar mbi themelet e NJ e vlrere shpirterore-fetare historike kombetare, Ndertuesi I sjae, duhet te jep logari para te drejtes dhe ligjit, edhe per kete demtim monumenti,jo vetem per vepren e kryer dhe thyerjen e ligjit per veprimtari informale,jo te ligjshme hoteliere.