Vëllezërit vrasin teknikun e kondicionerit në vilën e tyre, fajin e merr përsipër shoku

Ornela

Është zbardhur ngjarja e djeshme në Tiranë ku pas një konflikti të çastit u qëllua me armë zjarri në kokë shtetasi Indrit Çelaj, i cili ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës.

Katër persona janë arrestuar dhe dy vëllezër janë shpallur në kërkim për plagosjen me pasojë vdekjen e të riut.

Pas hetimeve të policisë ka rezultuar se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin Indrit Çelaj, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, e kanë plagosur rëndë këtë të fundit.

Dy vëllezërit, djemtë e pronarit (B.K) të vilës, janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

F.B., 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Dje u raportua se autor i dyshuar i ngjarjes ishte shtetasi L.V., 27 vjeç, i cili u arrestua gjatë orëve të vona të natës, por nga hetimet ka rezultuar se ai nuk është autori. Nga veprimet hetimore, rezultoi se katër dëshmitarët kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • A ka ndonje ndryshim ky realitet barbar nga serialet turke.
    Atij nuk i pelqen puna, pazari dhe nuk e bisedon por nxjerr revolen dhe e vret. Ky quhet komunikim, duke ia numeruar ne koke tjetrit.

  • Te vritesh pse ke shkuar me ba punen per buken e gojes nga multimillioneret qe po sundojne e po shkaterojne jeten e njerezeve!
    Deri kur keshtu?!
    O edi kjo eshte fytyra e Shqiperise sot pas 6 vjete sundimi e jo ate qe ti na jep ne insta e ertv!

  • Ngushllime familes viktimës !!!
    Mos të raftë të punosh me kriminel me Familje vrasës të tre qënkan kriminel ,babaj me të dy djemtë kan kryer krime .Duhen plasur në burgë të përjetëshëm +sekuestruar pasuria e ngritur me krim dhe rrafshuar godina e ngritur me lek të përgjakur..

  • Ai qe Mori persiper krimin duhet denu 25vjet ata te tjeret me burgim te perjetshem po duan me von drejtesin ne vend se e bon jeten e tjetrit si me te rene akullorja nga dora. O shteti se i prishet lokalin tjetrit per nje pjat makarona me e bo shembull se donte te rrifte spanjollin po jeta shqiptarit apo vk.

  • Per nje peshk te qelbur u prish lokali i mihal kokdhimes, po per nje fakir te vrare se punonte per te siguruar jeten e tij, cfare duhet bere…??????????????????, le ta gjeje shteti, prokuroria, K/M, gjykata, policia drejtesia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *