Pakti Hitler-Stalin 80 vjet mё parё

Bora Basholli

Ishte një kalkulim cinik. E kjo llogari nё fillim ia vlejti pёr tё dyja palёt. Pёr planin e tij pёr tё sulmuar Poloninё, Hitleri siguroi neutralitetin e Bashkimit Sovjetik. Meqёnёse fuqitё garantuese tё Polonisё, Britania e Madhe dhe Franca do tё viheshin nё lёvizje prej kёtij plani, ai pёrkohёsisht e shmangu luftёn nё dy fronte.

Pёrveç kёsaj – me njё marrёveshje tregtare tё nёnshkruar njёkohёsisht tё dy diktatorёt ranё dakord pёr shkёmbimin e furnizimeve – lёndё tё para sovjetike kundrejt makinerive gjermane. Nё kёtё mёnyrё Hitleri donte t’i bёnte ballё efektit tё njё bllokade tё mundshme detare tё britanikёve, qё nё Luftёn e Parё Botёrore ndikoi nё humbjen e Gjermanisё. Stalini nga ana e tij besonte, se Rajhu Gjerman nuk do tё pёrzihej nё njё luftё tё gjatё me fuqitё perёndimore.

Nё afat tё gjatё ai e konsideronte tё pashmangshme njё luftё kundёr Rajhut Gjerman dhe donte ta shfrytёzonte kёtё periudhё pёr armatime tё mёtejshme.

Ajo qё ishte vendimtare nuk ishte pёrfshirё nё marrёveshjen zyrtare, por nё njё protokoll sekret shtesё: Ajo i ndante nё zona influence vendet mes Rajhut Gjerman dhe Bashkimit Sovjetik nё rast tё njё “rikompozimi territorial-politik”.

Kёsisoj p.sh. Estonia, Letoni, pjesa lindore e Polonisё dhe Besarabia rumune ishin pёrkacktuar si “sfera tё influencёs” sё Bashkimit Sovjetik, ndёrsa pjesa perёndimore e Polonisё nёn influencёn e Rajhut Gjerman.

Njё kalvar i pafund

Mё 1 shtator 1939 Vermahti gjerman sulmoi Poloninё. Dy javё mё pas Ushtria e Kuqe marshoi nё Poloni dhe pushtoi njёra pas tjetrёs territoret e pёrcaktuara nё sferёn e influencёs sovjetike. Ndarja e Europёs Lindore u realizua nё dy javёt e para tё Luftёs sё Dytё Botёrore qё po niste. Ushtarakёt gjermanё dhe ata sovjetikё, shёrbimet sekrete dhe nёpunёsit e administratёs bashkёpunonin ngushtё mes tyre.

Polonia u zhduk sёrish nga harta politike. Shtetet Baltike, qё po ashtu si Polonia e fituan pavarёsinё e tyre pas Luftёs sё Parё Botёrore mё 1919, u shndёrruan nё republika sovjetike. Besarabia rumune iu aneksua Republikёs Sovjetike tё Ukrainёs. Kёsisoj Rumania praktikisht mbeti “nёn kontrollin e Gjermanisё naziste”, shpjegon historiani rumun Cosmin Popa.

Pёr njerёzit nё tё dyja anёt e vijёs ndarёse nisi njё kalvar vuajtjesh tё pafundme: Hitleri zbatonte nё hapёsirёn e tij dhe nё territoret e pushtuara ideologjinё raciste duke vrarё miliona njerёz, ndёrsa nё pjesёn sovjetike u dёbuan pjesё tё mёdha tё popullsisё dhe shumё tё afёrm tё elitave tё vjetra u vranё ose u deportuan nё kampet e punёs sё detyruar.

Pakti Hitler-Stalin rezistoi gati dy vjet. Nё qershor 1941, kur Hitleri vuri nёn kontroll gjysmёn e Europёs Perёndimore, ai ndihej mjaft i fortё dhe sulmoi edhe partnerёt e aleancёs. Ky ishte njё mbivlerёsim i vetes qё do tё ishte vendimtar pёr zhvillimet e mёtejshme. Qysh nё dimrin qё pasoi nё aspketin ushtarak situata mori kthesё. Por pavarёisht pёr popujt e „sferave tё influencёs” kjo nёnkuptonte edhe mё shumё vite lufte pёrmes mjerimit, dёbimeve dhe miliona vdekjeve.

Trauma mbetet

Trauma e bashkёpunimit gjermano-rus mbi kurrizin e tё tjerёve ёshtё e pranishme nё vendet e prekura. Nё Poloni pakti Hitler-Stalin edhe sot e kёsaj dite konsiderohet si njё shembull i marrёveshjeve sekrete tё dy fqinjёve tё mёdhenj nё disavantazh tё saj. Nё vitin 2006 ish-ministri i Jashtёm i Polonisё, Radosłav Sikorski, linjёn gazsjellёse Nord-Stream e krahasoi me paktin Hitler-Stalin-Pakt, gjё qё shkaktkoi indinjatё tek tё dyja palёt.

Nё shkrimin e historisё polake ky pakt konsiderohet si “ndarja e katёrt e vendit – njё referim ndaj tri ndarjeve nё shekullin e 18-tё kur Polonia u nda prej Rusisё, Prusisё dhe Austrisё dhe pёr mё shumё se njё shekull u fshi nga harta.

Nё Luftёn e Dytё Botёrore marshimi sovjetik u shoqёrua edhe me arrestimin e gati 22.000 oficerёve dhe policёve polakё, tё cilёt nё pranverёn 1940 u ekzekutuan prej shёrbimit sekret sovjetik NKWD nё Katyn dhe vende tё tjera duke u qёlluar me plumb nё qafё.

Edhe pёr Rumaninё pasojat janё ende sot tё mёdha, thotё historiani Popa. Ekzistenca e Republikёs sё Moldavisё ёshtё pasoja direkte e paktit. “Ai s’ishte gjё tjetёr veҁse shprehje e totalitarizmit tё aplikuar nё politikёn e jashtme. Ishte njё pretendim i qartё pushteti i dy totalitarizmave, komunist dhe atij nacionalsocialist.”

Stalini rehabilitohet nё Rusi

Pakti pati pasoja pёrtej luftёs: Meqёnёse BRSS bёnte pjesё ndёr fuqitё fituese, fuqitё perёndimore nuk mundёn ta ndalojnё, „qё territoret, qё kishte marrё Bashkimi Sovjetik pёrmes paktit Hitler-Stalin, nё fund tё Luftёs sё Dytё Botёrore tё mbeteshin nёn BRSS”, thotё historiani Jörg Ganzenmüller. Vetёm nё fillim tё viteve 1990-tё shtetet baltike rifituan pavarёsinё e tyre.

Pakti Hitler-Stalin pas luftёs pёr shumё vite u mbulua prrej harresёs. Nё Lindje gjatё Luftёs sё Ftohtё ai u tabuizua. Nё Republikёn Federale tё Gjermanisё ai nuk luante mё asnjё rol nё zbardhjen e historisё sё pasluftёs. Vetёm pas kthesёs mё 1989 nё Europё ai u risoll nё vёmendje nё diskutimin publik.

Sidoqoftё plagёt nuk u shёruan, pёrkundrazi. Para dhjetё vjetёsh, me rastin e 70 vjetorit, presidenti i Rusisё Vladimir Putin nё njё „letёr drejtuar polakёve” e cilёsoi paktin si tё pamoralshёm. Por ky deklarim u zhvleftёsua po prej tij. Pak muaj mё vonё pas aneksimit rus tё Krimesё nё Ukrainё, Putin e mbrojti paktin, duke argumentuar se nga kёndvёshtrimi i asaj kohe ai ishte i domosdoshёm. Nё ceremonitё pёrkujtimore sivjet me rastin e 80 vjetorit tё fillimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore Putin nuk do tё jetё i pranishёm. Nё Rusinё e sotme edhe Josef Stalin ёshtё rehabilituar. Nё njё sondazh gjatё kёtij viti 70 pёrqind e rusёve shprehen pozitivisht pёr rolin e Stalinit pёr vendin e tyre, shkruan DW.

Frikёra tё reja dhe tё vjetra

Kёsisoj nё Poloni dhe nё shtetet baltike sёrish shtohet frika, se ato mund tё bien pёrsёri viktimё e njё politike, pёrmes sё cilёs Gjermania dhe Rusia mund tё bien dakord mbi kurrizin e kёtyre vendeve. Ndёrtimi i linjёs direkte gazsjellёse Nord Stream 2 nga Rusia pёrmes Detit Balltik nё Gjermani duke iu shmangur vendeve tё tranzitit ёshtё kthyer nё njё simbol tё kёsaj frike. Nё kёtё grindje Polonia sё fundi ka angazhuar nё anёn e vet SHBA-nё, sepse lidhur me kёtё ҁёshtje ajo e ndjen se fqinjёt nuk e vlerёsojnё me seriozitet.

“Analogji historike nuk mund tё bёsh”, thotё studiuesi Ganzenmüller lidhur me kёtё. Frika ёshtё e ekzagjeruar: “Polonia dhe shtetet balltike janё shumё mё pranё Gjermanisё se sa Rusia.” Pёr kёtё flet edhe antarёsia e pёrbashkёt nё BE dhe nё NATO. “Megjithatё politika e jashtme gjermane ndoshta ndjek me pakujdesi interesat e saj nё politikёn e jashtme, duke mos i marrё nё konsideratё kёto frikёra dhe me kёtё ngjall irritime.” Ndaj historiani kёshillon pёr qeverinё gjermane, qё tё marrё mё fort parasysh kёto shqetёsime qё burojnё nga e kaluara.

 

 

b.b/dita

Share This Article
13 Comments
  • te shkretet “intelektual-oqet” e sotem te kesaj bote . s’dinin si t’a penalizonin stalinin (komunizmin) qe shoi faren e nazizmit dhe fap, ndonje idioti “anikomunist” (i pa identifikuar ende) i ra ne mendje t’a barazonte stalinin me …hitlerin …viktimen me agresorin . dhe prej mbi gjysem shekulli , planeti jeton me alibine se “demokracia” eshte “humane ” dhe fitimtare dhe komunizmi (nje lloj, si fazhizmi), deshtak dhe…gjakatar .!?!…

    • Stalini per Shqiperine ishte shpetimtari i saj , sepse ndihma qe na dha Stalini kunder Greqise ishte jetike per Shqiperine

      Se ca ka bere kunder te tjereve as me rruhet fare

      Per ne Stalini duhet te kete vetem respekt maksimal

      Pa Stalinin Shqiperia sot do ishte nje province e Greqise

      • Druzhe Rajmonda, e mjerë.
        Ngreji nje shtatore kriminelit Stalin atje ku je ne Rusi. Fto edhe serbet e sllavet e tjere ta veshtrojne me kenaqesi.

        • Je gabim o idiot

          Ruset dhe sllavet e urrejne Stalinin , se Stalini futi ne burgje 20 milione ruse , i griu
          Por Stalini nuk ishte sllav , o idiot , Ai ishte Gjeorgjian te cilet jane anti ruse te betuar

          Une kisha nje koleg rus ne zyre , ketu ne Amerike , dhe ai rusi po e shante Stalinin

          I thashe une :.. Ne shqiptaret e diam Stalinin ,
          se ai na mbrojti dhe na ndihmoi duke na dhene. Arme moderne , anije , nendetse , raketa , tanke , avione , topa, , te gjitha moderne ,
          Fabrika, uzina, hidrocentrale dhe te gjitha na i dha falas,
          Ne nuk paguam asnje qindarke

          Me thote rusi :.. Por populli rus ishte me serbet

          I them une : Ti nuk po kupton o mik , une jam pro Stalinit , jo pro ruseve
          Une e di qe ruset jane pro serbe dhe as me rruhet fare per ruset ,
          porse Stalinin e respektoj

          Tha rusi pastaj :.. Por Stalini ka vrare me miliona ruse. Dhe e urren gjthe bota

          I thashe une :.. Ore mik , une nuk do e urrej Stalinin pse ka vrare ruset dhe pse e uren bota ,

          Perderisa ai me ka shpetuar jeten e popullit tim , atehere kur gjith bota ishte kunder nesh , si thia ti :. Une ta urrej Stalinin pse ka vrare njerezit e tu ,
          nderkaq qe ai ka mbrojtur njerezit e mij ?

          Po jo mor mik , gjithe bota le te jete kunder tij , po jo une
          Une kam respekt maksimal per Stalinin se ai e shpetoi Shqiperine nga krhetrat e Greqise ne 1949

  • Ore dakort plani Hitler-Stalin apo Ribentrop-Molotov me saktesisht i la dore lire BS to be je cte doje me vendet Lindore gje qe reflektohet dhe sot.
    Por pse nuk na thoni dicka per marreveshjen e Mynihut kur vendet Europiane me Angline ne krye ja dhane Cekosllovakine Hitlerit ne pjate. Marreveshjae e Mynihut perkethej jo lufte me perrendimin e Evropes pa me Lindjen bej cte duash. Cfare te bente Stalini, pse mos te bente dhe ai marreveshje me Hitlerin.

  • E KENI GABIM MATERIALIN O GAZETA DITA

    sepse:

    Ne Katin kur Stalini urdheroi vrasjen dhe groposjen e mbi 22 mije polakeve qe protestuan ndarjen e Polonise midis Hitlerit dhe Stalinit me paktin Molotov-Ribbentrop nuk ishin oficere dhe police si i citoni ju gabimisht me qellim te lig apo nga mos dija, ata qe u vrane dhe u masakruan ne Katin nga xhelatet e Stalinit ishin intelektuale polake dhe shume pak oficere (afro 2 mije vete), por historia nuk mbaron me kaq sepse Stalini vendosi ta mbaje fshehur nga Bota dhe Kryqi i Kuq kete krim makaber kunder njerezimit dhe u perpoq t’ja hidhte si skuth mashtrues gjermaneve, e verteta doli ne shesh per here te pari pasi Gorbacovi ne 1989 hapi arkivat sekrete te KGB-se dhe shpalli krimin e Stalinit ne Katin duke i kerkuar falje familjeve te viktimave dhe duke akorduar nga buxheti i shtetit demshperblime per ta.

    NGA E QITET JU O GAZETA DITA SE MONSTRA GJAKATARE STALIN PO REHABILITOHET NE RUSI KUR DUKE ASHIQARE SE NUK KENI HABERIN FARE SE CFARE PO NDODH NE KETE VEND SA 1/5 E BOTES?

    Ja cfare shkruan interneti per kete ceshtje:

    “Menjëherë pas vdekjes së tij, Bashkimi Sovjetik kaloi në një periudhë de-stalinizmi . Malenkovi denoncoi kultin e personalitetit te Stalinit, i cili u kritikua më pas në Pravda . Më 1956, Hrushovi mbajti “Fjalimin e Fshehtë” të tij, të titulluar ” Mbi Kultin e Personalitetit dhe Pasojat e tij “, në një seancë të mbyllur të Kongresit të 20-të të Partisë. Atje, Hrushovi denoncoi Stalinin si nje Monster gjakatare për represionet masive ashtu edhe për kultin e tij të individit. Ai i përsëriti këto denoncime në Kongresin e 22-të të Partisë në Tetor 1962. Në tetor 1961, trupi i Stalinit u hoq me vendim unamim nga Mauzoleu para Kremlinit dhe u varros pranë mureve të Kremlinit ne nje varr te thjeshte, vendndodhja ishte e shënuar vetëm nga një bust i thjeshtë. Stalingradi legjendar u riemërua ne Volgograd. Procesi i de-Stalinizimit të Hrushovit në shoqërinë sovjetike përfundoi kur ai u zëvendësua si udhëheqës nga Leonid Brezhnevinë 1964, qe rifilloi me një nivel të ri-stalinizimit brenda Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1969 dhe përsëri në 1979, u propozuan plane për një rehabilitim të plotë të trashëgimisë së Stalinit, por në të dyja rastet propozimet u mposhtën nga kritikët brenda lëvizjes sovjetike dhe asaj komuniste perendimore ndërkombëtare. Gorbachevi beri te mundur denoncimin e plotë të Stalinit si të domosdoshëm për rigjenerimin e shoqërisë sovjetike. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, Presidenti i parë i Federatës së re Ruse, Boris Yeltsin , vazhdoi denoncimin Gorbachevit për Stalinin, por i shtoi asaj një denoncim të ri kundra Leninit si ideatori kryesor i krimeve monstruoze ne Rusi dhe Ukraine. Pasardhësi i tij, Vladimir Putin, nuk u përpoq të rehabilitonte Stalinin, por theksoi kremtimin e arritjeve sovjetike nën udhëheqjen e Stalinit duke mos permendur fare per represionin horror stalinist, por megjithatë, në tetor 2017 Putini inaguroi memorialin e Murit të Pikëllimit në Moskë, duke theksuar se “e kaluara e tmerrshme” nuk do të “justifikohej me asgjë” dhe as “fshihej nga kujtesa kombëtare”.

    He mo gazeta e nerume DITA nga e gjetet ju per rehabilitimin e Monstres gjakatare Josif Stalin qe vrau gjate diktatures se tij mbi 30 milione ruse dhe ukrainas sikur te ishin zogj pule?

    sepse:

    Mua me duket si nje tentative per te rehabilituar dhe justifikuar krimet horror te Enverit ne Shqypni.

  • E vërteta është ndryshe , krejt ndryshe .
    Franca dhe Anglia nuk donin aleancë me Stalinin kunder Hitlerit , ato , qenin e tërbuar Hitler , e donin kundër Stalinit. Në ato kushte Stalini bëri atë që duhej të bënte .
    Në 1939 Polonia u bë viktimë , por , s’duhet harruar se çakalli polak mori pjesë me ujkun Hitler në coptimin e Çekoslovakisë !
    Artikullshkruesi është tendencioz në analizen e tij dhe kjo është e kuptueshme !

    • Ore Liman Sovjetiku po nga na polle ti o karagjoz tani si Stalinisti i fundit ne Bote? Po pse nuk i perkthen nga rusishtja qe mburresh llogjet e tua prej budalli qe te hapim debatin intelektual, ku e gjen ti “çakallin polak” ne histori qe kishte lidhur mareveshje me Hitlerin, ja cfare thote enciklopedia Wikipedia qe ta perkthen taze intelektuali:

      “…Në Shtator 1938, Adolf Hitler kërkoi kontrollin mbi Sudetet. Më 29 Shtator 1938, Britania dhe Franca hoqën dorë nga kontrolli i kesaj krahine me popullsi gjermane ne Cekosllovaki në Konferencën e Mynihut, nga ana tjeter Franca injoroi aleancën ushtarake që kishte me Csekosllovakinë nga frika e Hitlerit. Gjatë tetorit 1938, Gjermania naziste pushtoi dhe aneksoi rajonin kufitar të Sudetet, duke dëmtuar në mënyrë efektive mbrojtjet çekosllovake. Më 15 Mars 1939, pjesa tjetër Cesekosllovakisë u pushtua dhe u nda në Protektoratin e Bohemisë dhe Moravisë me qeveri kuislinge. Pjesa më e madhe e Sllovakisë dhe e gjithë krahina e Karpateve u aneksuan nga Hungaria. Polonia aneksoi Zaolzie, një zonë, popullsia e së cilës ishte historikisht me shumicë polake…”

      Ku e gjen ti “çakalli, polak me ujkun Hitler” ne kete histori?

      sepse:

      Ne vend te hedhesh llogje budalli si propagande enveriste meso se Stalini e adhuronte Hitlerin deri ne vitin 1941, te gjitha strukturat shteterore te terrorit nazist ishin kopje e strukturave te sprovuara te terrorit bolshevik. Gestapo e Hitlerit ishte nje kopje e pefeksionuar e NKVD – se (KGB) te Stalinit dhe se drejtimi i Shtetit-Parti ne Gjermanine Naziste te Hitlerit ishte kopje origjinale e Shtetit-Parti Bolshevike te Stalinit qe kishte vrare dhe masakruar pa lufte mbi 30 milione njerez, kryesisht ruse dhe ukrainas te pafajshem, shume me teper se Hitleri ne kohen e Luftes se Dyte Boterore qe e rendit Stalinin ne vendin e dyte te Monstrave vrastare te Botes pas Mao Ce Dunit,

      Ja cfare shkruan Wikipedia pas mareveshjes famekeqe Molotov-Ribbentrop:

      “…Tronditëse ishte fakti i zbuluar me vone se Stalini pas paktit Molotov-Ribbentrop ktheu një numër të konsiderueshëm komunistësh gjermanë te Hitleri, të cilët kishin kërkuar strehë në Bashkimin Sovjetik pas kapjes naziste të pushtetit ne Gjermani; disa prej tyre, të arrestuar gjatë spastrimeve bolshevike, u dërguan direkt nga Gulag Sovjetik në një kampet gjermane te përqendrimit. Sot kremtohet Dita Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit, të themeluar nga BE në vitin 2009 dhe mbahet me nje ceremoni çdo vit në 23 Gusht, qe eshte përvjetori i nënshkrimit të paktit famekeq midis Stalinit dhe Hitlerit ne kurriz te popujve. Eshtë shkruar dhe folurshumë në frymën e deklaratës themeluese të kësaj “Dite me Shirita të Zinj”, 19 pikat e së cilës përqendrohen pothuajse ekskluzivisht në mizoritë Sovjetike, ndërsa duke i vene ne kandar me ato naziste. Kjo deklarate me nje pllake perkujtimore ne seline e BE-se ne Bruksel shkon edhe më larg sesa thjesht barazimi i të dy regjimeve, siç deklaron qëllimi final. Në kete deklaratë, Stalinizmi del si shumë më i keq se Nazizmi…”

      • o sumsapun
        që nuk je budalla!?
        ta kam thënë gjithnjë,por dhe që je një qën bir qëni i ngjizur brënda një bushtre nga një lukuni qënsh!
        dhe këtë ta kam thënë gjithnjë!!nuk ta kam lënë mangut!!
        ajo që të mungon,ose më mirë që ke me tepricë është urrejtja patollogjike!!
        o zagar bastard, që vetëm nëna të dihet,kur diskutohet një periudhë e kohës duhet të diskutohet për principet që kanë qënë në funksion në kohën që ka ndodhur dhe jo sipas principeve të sotme dhe përfundimit të ngjarjeve të së shkuarës!!
        mësimet duhen nxjerrë sipas ngjarjeve të ndodhura dhe principeve të shoqërisë së sotme!!
        kështu,që në atë kohë,pra që me ardhjen e hitlerit në pushtet,askush nuk e dinte se si do të gdhihej në 9 maj 1945!!as vet hitleri nuk e dinte se çfarë do të ndodhte!!
        kështu po të shohim ngjarjet do të shohim se të parët që zhduku hitlleri ishin shokët e tij më të afërt,ishin të majtët që e prunë në pushtet,vetë amerika deri në sulmin e japonisë në përl harbër,nuk e kishte ndarë mëndjen se çdrejtim duhej të merte!të mbështeste GBnë e sulmuar nga hitleri apo të sulmonte hitlerin!!vetë amerika në një periudhë shumë të shkurtër e la anglinë pa ndihma,ose më mirë nuk i shiti materialet që kërkonte!!
        e gjitha kjo ndodhi në atë kohë,sepse nuk diheshin gjërat që dimë sot!sepse ne sot jemi gjeneralë pas beteje,sepse ne jemi bastardë që i përdorim ngjarjet për të pështyrë kundërshtarin dhe jo për të mësuar prej tyre!!
        në 34ën si hitleri,stalini,çambërleni,musolini e tërë të tjerët ishin shtetarë që kërkonin të mbnin shtetet e tyre sa më mirë!të gjithë këta shtete kishin koloni në të gjithë botën dhe i rripnin mizorisht(për këtë nuk flet asnjë prej jush),se në atë kohë,pasi kishin bërë lesh e koqe perandorinë austrohungareze(dhe ajo grabitëse e kolonive të veta europiane)akoma nuk ishin të sigurtë për kufijt!si për ti zgjeruar dhe për ti mbrojtur ata që kishin zgjerurar 15 vjet më parë!!
        ajo kohë si dhe më parë ishte koha e ujkut çakallit dhe bagëtive që ishin pre e tyre!!
        pas mbarimit të L2B filluan e u vendosën “rregulla” të shkruara e të pashkruara që na kanë lënë në një farë qetsie,në një farë mirqënje!!
        por dhe kjo qetësi,kjo mirqënje janë në rrezik çdo moment!!
        janë në rrezik nga shkërdhata si puna tënde,si shkërdhata si puna e të kundërtve me ty!!sepse ju nuk keni llogjikë,ju,shkërdhatat nuk mësoni kurrë!ju udhëhiqeni nga instikti kafshëror dhe jo nga llogjika njerzore!!
        dija,zgjuarsia dhe shpirtmirësia nuk është e thënë të shkojnë krah për krah!!
        shpesh dija shoqërohet me budallallëk,zgjuarsia me shpirtligësi!!
        të gjitha i gjen tek ti!!
        ps:për zgjuarsinë nuk mendoj se ke aq sa duhet!!e ke në nivelin më të ulët të të tërës!!dij e budallallëk ke me shumicë!njërën të kufizuar dhe tjetrin që i bën konkurencë universit!!

  • P.S.
    Për lexuesin normal , jo për qentë e zagarët që lehin ditë e natë , dua të shtoj :
    Çerçilli thotë se , Polonia me lakminë e hienës mori pjesë në grabitjen dhe asgjesimin e shtetit Çekoslovak .
    Polakët e sulmuan Çekosllovakinë bashkë me Hitlerin , për të marrë krahinën e Teshinës .
    Një pakt si ai që bëri Stalini me Hitlerin në vitin 1939 , polakët e kishin nënshkruar në vitin 1934 .
    Tokat që ju morën Polonisë nga Pakti Ribentrop- Molotov , ishin territore që Polonia ia kishte marrë BRSS në vitet 1919 – 20 , kur sovjetikët ishin të dobët.
    I poshtër Stalini , që bëri aleancë me të poshtërin Hitler , po Çerçilli dhe Ruzvelti ç’farë janë që bënë aleancë me Stalinin ?!
    Stalini , që e lanë vetëm , s’kishte rrugë tjetër . Nga pakti me Hitlerin fitoi dy gjëra – e para shtyu luftën për 2 vjet dhe çvendosi kufijtë në Perëndim në 200- 300 km .
    Stalini nuk ishte debili Gorbaçov dhe Çerçilli nuk ishte infantili Çemberlen .
    Në atë kohë të egër , historia kishte nxjerrë njerëzit adekuatë !
    Çuditem me anatominë që iu bën polakëve Çercilli, por, s’është vendi ketu të zgjatem , për të ka dy Poloni , njëra e heronjve , tjetra e maskarenjve .
    Marksi i ka quajtur polakët , një komb i lindur për të bërë trimeri të marra ( vemi nga vemi ne komunistet , mëndjen tek Marksi e kemi , apo jo ham-ham- ham ? ) .

    • Liman Budalli injoranti,

      PO NGA NA POLLE TI O BOLE SI STALINISTI I FUNDIT NE BOTE?

      Po lerja Putinit kauzen qe te mbroje Monstren Josif Stalin more mavri.

      sepse:

      Pervec Polonise Stalini kollofiti edhe shtete dhe territore te tjera nga ky pakt famekeq madje pa e pyetur fare Hitlerin, ja cfare shkruan enciklopedia Wikipedia ne internet:

      “…Në mars të vitit 1940, pjesë të rajoneve të Karelias dhe Sallas në Finlandë u aneksuan nga Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dimrit. Kjo u pasua nga aneksimet sovjetike të Estonisë, Letonisë, Lituanisë, dhe pjesë të tjera nga Rumania (Bessarabia, Bukovina Veriore dhe rajoni i Hertzës). Shqetësimi i reklamuar për ukrainasit etnikë dhe bjellorusët ishte shpallur si justifikim për pushtimin sovjetik të Polonisë. Pushtimi i Stalinit ndaj Bukovinës në 1940 shkeli paktin, pasi ajo shkoi përtej sferës sovjetike të ndikimit të pajtuar me Boshtin. Pas luftës, von Ribbentrop u dënua nga Nurembergu për krime lufte dhe u ekzekutua. Molotovi vdiq në moshën 96 në vitin 1986. Pas Luftës së Dytë Botërore, kopja gjermane e Protokollit sekret Molotov-Ribbentrop u gjet në arkivat naziste dhe u botua dhe publikua në Perëndim, por qeveria Sovjetike mohoi ekzistencën e saj deri në vitin 1989, kur më në fund u pranua dhe u denoncua. Vladimir Putin , ndërsa e dënoi paktin si “të pamoralshëm”, gjithashtu ka mbrojtur si një “të keqe të domosdoshm “, qe shenoi një kthesë prapa pas dënimit të tij të mëparshëm.”

      prandaj:

      Mos hidh ne kete forum te nerum te gazetres DITA llogje idioti si pa pergjegjesi verifikimi si te gjithe fanatiket e Enverit, Limani i rusishtes paraqit dokumentin historik me adrese internet se Wikipedia tregon tjeter gje fare, po munde perktheje qe ta mesojne edhe shqyptare te tjere dhe pastaj;

      EJA TE VAZHDOJME DEBATIN INTELEKTUAL

  • Jap mendim vlersimi.Historine e shkruajn historianet!

    Stalini nji burre shteti qe nuk do i vijne ma botes.Mbajti mbi kurrize gjithe forcat dhe buxhetin e luftes se Hitlerit dhe i shpartalloi.Po te mos ishte ky gjigand bota sot do fliste gjermanisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *