Babai i 26-vjeçarit Indrit Çelaj, Baftjar Çelaj, ka reaguar pas vrasjes së të birit me plumb në kokë, teksa po punonte në vilën e familjes Kusi, në “Myslym Shyri”. Ai shprehet se ka marrë vesh lajmin përmes medieve, ndërsa shton se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.
Duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen tragjike, ai thekson se është fatkeqësi e madhe të nisesh për në punë dhe të kthehesh i vdekur. Ndër të tjera, shton se nëse do kishte fuqi, nuk e dinte çfarë do të bënte pas vrasjes së të birit.
“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë në 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët.
Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten. Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua”, thotë ai.
b.b/dita

Manual per ne vendin e shqiponjave:
-Ne se keni mundesi te ndryshoni rruge,kjo eshte keshilla me e mire,perndryshe ja lironi krejt rrugen.
-Beni kujdes qe mos ta veshtroni ne sy,por i ulni syte per toke.
-Ne se ju kerkon konfirmimin per ndonje gje pergjigjuni duke tundur koken.
Kujdes!Shqiptaret pohimin me ane te levizjes se kokes e kane ndryshe nga europjanet. Shiko manualin e Bathores.
-Gjate miratimit te fjaleve te shqiptarit mundohuni te mos buzeqeshni.
Buzeqeshja mund te perdoret me shume kujdes sidomos ne se jeni femer.
-Ne se shpetoni gjalle keaj here mendohuni mire para se te vendosni per tu rikthyer ne vendin e shqiponjave.
-Jeni i lutur te plotesoni manualin me pervojen tuaj
Vertet mos i ndodhte kujt.
Po digji edhe maçin e shtepise mor burre cfare pret. Edhe sikur ta dish qe do jete gjeja e fundit qe do besh
Cfare rrace e ndyre paskan qene. Brez pas brezi u shofte ajo shtepi. Nos u ngelet mashkull gjalle.
zgjidhja esht qe ate person qe ka vrare ate engjull duhet ta vrasesh me buk ne goj nuk ka drejtsi tj e vetmja drejtsi kjo eshte. zoti te dhent forc indriti u preft ne paqe.