FAKSIMILE: Ministrja, një natë hotel sa asistenca mujore e 17 familjeve!

J L

Ndërkohë që kryeministri na kumton se “shteti nuk ka lekë” dhe për këtë nxjerr në shitje deri edhe emrat e heronjve kombëtarë apo justifikon PPP-të miliardshe; ndërkohë që laku i taksave po mbyt shtresën e varfër dhe të mesme; ndërkohë që fushatat dhe aksionet me bllok gjobash në dorë po asfiksojnë tregtinë e vogël tè mbijetesës, anëtarët e qeverisë zgjedhin hotele sheikësh dhe faturojnë bileta disafish më të shtrenjta se norma.

Dje janë publikuar dokumentet e pagesave vërtet mbresëlënëse të udhëtimeve të ministres Etilda Gjonaj.

Çmimet krejtësisht të pajustifikuara të hoteleve luksoze ku ka qendruar ministrja dëshmojnë se shteti shqiptar është “i varfër” për qytetarët, por i pasur për “krerët” e tij

Faksimilet e publikuara nga portali Faktoje tregojnë se në një rast janë paguar mbi 700 euro vetëm për një natë hoteli në Romë, sa asistenca sociale mujore e 17 familjeve të varfra shqiptare. Më poshtë, shkrimi i botuar sot si kopertinë e Ditës.

 

*****

 

Nga Merxhan Daci*

53 mijë e 982 familje janë trajtuar me ndihmë ekonomike gjatë vitit 2018. Sipas INSTAT, shteti shqiptar jep si pagesë mesatare mujore për secilën familje rreth 5 mijë lekë në muaj. 

Në të njëjtën periudhë kohore, rezulton se shteti paguan mijëra euro në vit për fatura hoteli dhe bileta fluturimi për Ministrinë e Drejtësisë. 

Sipas faturave të vëna në dispozicion po nga kjo ministri, rezulton se për një natë qëndrimi në Romë, ministrja e Drejtësisë ka paguar 700 euro, ose aq sa ç’është asistenca sociale në muaj e afro 17 familjeve shqiptare.

Udhëtimet jashtë shtetit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kushtojnë shtetit shqiptar mijëra euro në vit. Sipas faturave, në udhëtimet  e punës gjatë vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019, ministrja Gjonaj ka qëndruar në hotele luksoze me çmime që e kalojnë shifrën 700 euro nata.

Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot  e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është akomoduar në të shumtën e rasteve, në hotele me pesë yje që kanë çmime “të kripura”.

Në një prej udhëtimeve të saj të punës në Bruksel, nga data 19 deri në 21 qershor të vitit 2018, Gjonaj ka paguar 1320 euro për dy netë ose 660 euro nata në hotelin e quajtur “The Hotel Brussels”.

Fatura nuk ka shpjegime të detajuara se në çfarë lloji dhome është akomoduar ministrja që e ka bërë këtë rezervim dy-ditor kaq të shtrenjtë por mjaftohet me emrin e ministres si blerësi dhe çmimi total i konsiderueshëm.

Rezervimi është bërë nga një kompani shqiptare e quajtur Albania Experience.

Ministrja në këtë udhëtim pune është takuar me komisioneren Vera Jourova për të diskutuar lidhur me Reformën në Drejtësi, ecurinë dhe arritjet në zbatimin e saj.

Po në Bruksel, gjashtë muaj më vonë, në dhjetor Gjonaj është akomoduar për një natë në një hotel me pesë yje i quajtur “Steigenberger Wiltcher’s” me kosto 543 euro.

Ministrja është akomoduar në një nga dhomat më të mira (Superior King Buffet).

Ministrja ishte në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e 19-të Evropian të Ballkanit Perëndimor 2018 mbi “Zgjerimin, Integrimin dhe sfidat e ndryshimeve”.

Në datat 4, udhëtimi 2 deri më 6 shkurt të vitit 2019 ministrja ka udhëtuar drejt Londrës ku është akomoduar në një prej hoteleve më të shtrenjta të kryeqytetit britanik.

Rezervimi për dy netë i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 1291 paundë ose e përkthyer në euro rezulton se ministrja e Drejtësisë ka shpenzuar 706 euro për një natë.

Ministrja ka udhëtuar me tre persona të tjerë të ministrisë teksa vetë është akomoduar në “Corinthia Hotel London”, i cili njihet si një prej hoteleve më luksozë me pesë yje në Londër.

Në këtë udhëtim, ministrja ka takuar ministrin britanik të Burgjeve dhe dy zyrtarë të tjerë.

I ngjashëm është rasti i Parisit ku ministrja ka qëndruar për tre netë nga data 4-7 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Majestic Hotel Spa”.

I gjithë rezervimi shkon në shumën 2014 euro, ose 670 euro nata. Hoteli në fjalë është nga më të shtrenjtët dhe më të mirët në Paris.

Gjatë këtyre tre ditëve ministrja ka pasur takime me homologen e saj dhe institucione të tjera të drejtësisë franceze.

 

Një nga qëndrimet e saj më të shtrenjta jashtë shtetit ministrja Gjonaj e ka paguar në Romë.

Ajo ka fjetur vetëm një natë nga data 21 deri 22 maj të këtij viti në hotelin luksoz me pesë yje “Ambasciatori Palace” dhe kjo i ka kushtuar shtetit shqiptar plot 706 euro. Në këtë udhëtim pune ministrja ka takuar homologun e saj italian Alfonso Bonafede.

Fatura e Romës

Hotelet e shtrenjta nuk mbarojnë për ministren e Drejtësisë. Në një udhëtim pune nga data 3-6 qershor të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, ministrja Gjonaj është akomoduar në hotelin Hilton me një kosto totale prej 1900 eurosh.

Nisur nga këto të dhëna rezulton se kostoja e një nate ka qenë 630 euro.

Siç shkruante asokohe ministrja në rrjetet sociale, ajo ishte takuar me përfaqësues të Bundestagut Gjerman dhe kishte marrë pjesë në  Konferencën Ndërkombëtare “One Forencics”, Forencic and Integrity Services bashkë me ministrin shqiptar të Brendshëm Sandër Lleshi.

Edhe në një udhëtim të saj në rajon, ministrja e Drejtësisë është akomoduar në hotel të shtrenjtë me pesë yje.

Gjonaj ka zgjedhur “Swiss Diamond Hotel Prishtina” në Kosovë për një natë nga data 25-26 mars i këtij viti. Hoteli në fjalë njihet si më luksozi në vend.

Kostoja për një natë në këtë hotel ka qenë 238 euro. Edhe pse kostoja është më e ulët se në hotelet e kryeqyteteve europiane, ministrja sërish është akomoduar në një hotel luksoz me pesë yje.

Siç shkruan ministrja në faqen e saj zyrtare ne Facebook, ajo ka takuar homologun kosovar Abelard Tahiri ku kanë folur për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë.

Bileta avioni “në qiell”

Përpos akomodimit, transporti i ministres së Drejtësisë drejt destinacioneve europiane në disa raste rezulton i shtrenjtë. Shifat tregojnë se ministrja ka fluturuar disa herë më shtrenjtë se një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë.

Edhe pse Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njihet si një nga më të shtrenjtët në rajon dhe jo vetëm, shifrat e udhëtimeve me avion të ministres janë disa herë më të larta se të një udhëtari të thjeshtë shqiptar.

Sipas dokumentave të zotëruara, biletat e udhëtimeve janë bërë me tender.

Një udhëtim në Berlin të Gjermanisë me avion për ministren Gjonaj dhe një person tjetër nga ministria në qershor të këtij viti ka kushtuar në total 432,250 lekë.

Udhëtimi rezulton me tranzit Vjenën në vajtje dhe Frankfurtin në ardhje. Nëse kërkohet në platformat online të rezervimeve të biletave si Skyscanner, për të njëjtat data por për vitin 2020 dhe të njëjtin destinacion, shifra rezulton disa herë më e vogël.

Edhe nëse kërkohet për datat e tanishme (gushti), çmimi është 3-4 herë më i ulët.

Rasti tjetër kur biletat e udhëtimit kanë pasur kosto të lartë ka ndodhur në Bruksel, ku për dy persona, duke përfshirë ministren, shteti shqiptar ka paguar plot 321,360 lekë.

Një udhëtim normal me avion nga Tirana për në Bruksel për dy persona sipas motorëve online të fluturimeve zakonisht nuk shkon më shumë se 150,000 lekë.

Rastet me bileta të shtrenjta dhe potencialisht të fryra nuk mbarojnë. Ministria e Drejtësisë ka paguar për dy persona (përfshirë ministren) për destinacionin Tiranë-Strasburg-Tiranë plot 490,200 lekë.

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë

Për vitin 2019 dikasteri i Drejtësisë ka programuar një buxhet total prej 12,2 miliardë lekësh. Në krahasim me vitin 2018 kur buxheti ishte 10,4 miliardë lekë, buxheti këtë vit është me rritje.

Me rritje është edhe fondi për shpenzimet e udhëtimit të punonjësve jashtë vendit, ku përfshihen edhe shpenzimet e ministrit.

Për vitin 2018 fondi i planifikuar ishte 14.5 milione lekë ndërkohë që për vitin 2019 fondi në total i planifikuar është 15 milionë lekë.

 

*****

Autori është gazetar i portalit investigativ Faktoje. Hyrja dhe titujt janë të redaksisë

 

 

 

Share This Article
19 Comments
    • Ore brekegrisur? Po cfare te beje Ministra e Drejtesise? Te shkoje ne nje motel 20 euro per 5 dite? Atje ku shkojne te flene studentet me canta ne shpine dhe ta ndaje dhomen me 5-6 studente apo lypsaqare rrugesh? Ore ju keni dale mendsh! Me shume para merr Blendij Fevziu se Ministra. Na jane bere mashtruesit e televizioneve me te pasur se nje minister ne Shqiperi. A keni nje fare ideje se nje Ministre duhet te prezantohet me dinjitet ne nje vend qe viziton. Cmimi i hoteleve, fluturimeve dhe gjithcka eshte teper normale per nje ministre. Ata qe jane me ndihma sociale jane humbes te medhenj qe nuk bejne asgje dhe rrine e hane e pine dhe marrin shtepi me djersen tuaj. Ndersa Ministra eshte ne krye te puneve dhe po behet cope tju beje njerez me drejtesi te re. Perse nuk llogarisni se sa miliona euro ka sjelle kjo Ministre per sistemin e drejtesise me godinat e reja dhe burgjetgv e reja? Apo ato nuk ju interesojne qe ti llogarisni. Shkrim koti. Perpiqeni te hidhni balte atje ku nuk duhet. Sigurishtv qe kush ve gjyslyket e erreta sheh vetem zi.

      • Jo 20 euro
        Po as 700 nuk ka pse
        Jemi shtet i varfer
        E nderon ministren te flen ne nje hotel te paster me cmim normal
        Kemi qene jashte ne Europe
        Me 100 ja qameti 200 euro nata fle ne hotele shume dinjitoze
        Per gjera te tilla ne Europen ku themi qe po shkojme jepet doreheqje sepse jane deshmi te qarta shperdorimi dhe morali qeverises

      • Ore ti “zengjin i madh”,qorr qe nuk shikon as me gjyslyke as pa gjyslyke,Ajo duhet te perfaqesoje popullin ne te gjitha nivelet,duke perfshire edhe pasurine e mirqenjen e tije,jo te abuzoje per lluksin e saje me parate e djersen e taksapaguesit.
        Cilet perfaqesojne keto karikatura qe na trajtohen si sheiket. Vendin me te varfer te europes ! Pra cilin do impresionoj kjo me pordhet e saje? Perendimin?! Tregon sa sharlatane pa dinjitet jane,dhi te zgjebosura me bishtin perpjete !

      • Boll ti ore mut i mutit –qe na justifikon kete bushtren e qelbur ,
        qe harxhon parate e taksapaguesve shqiptar ne menyre te poshter fare

        Nuk ka minister ne bote, qe shkon te flere ne hotele me 5 yje, ne udhetimet e zyrtare
        As ministrat e sheikeve nuk flejen dot ne ato hotele

        Mirpo na del kjo putana e Rames qe , shkon dhe fle ku i do thumbi kesaj bushtre te qelbur, ‘
        se kesaj kurves nuk i dhimbsen parate qe harxhon se nuk jane te sajat

        Kjo urjgentisht duhet shkarkuar , dhe ato para qe ka fjetur ne hotele me 5 yje,
        ti paguaje nga xhepi i saj

        Ajo, duhet te fleje tamam ne hotel 50 dollarsh, bashke me ekipin e saj,
        se perfaqson nje vend te varfer , ku njereizt jetojne me 50 dollare ne muaj

        Hajdut ai qelbesira Kryeminister, dhe hajdute edhe keto putanat qe ka mbledhur reth vetes

        Tamam si Ali baba me 40 hajdute, eshte ky Kryeministri i Rilndjes se vjedhjes dhe droges

  • Rumpalle hesapi,me keto shpenzime ne qofte se jane te verteta ajo duhet te japi doreheqje,e bukura qendron ne faktin se kjo eshte koka e drejtsise shqipetare.
    Po ta pyesesh me siguri do te thote i kam sherbyer interesave te “sovranit”

  • Mbase na sjell nga Europa ndonje djale.Puna naten paguhet shtrenjte por dhe te lumturon.
    I qofte per hajr se per popullin vuan

  • Pleh kaluar plehut

    Njerez pa ndergjegje, pa modesti, u rrofshin rrobat e bukura dhe turinjte e kuruar sikur jane aktora pornosh

    nga kryeministri, te ministrat, deputetet, kryetaret e bashkive dhe drejtorat e drejtoreshat, trafikante injorante, drogaxhinj dhe ish-prostituta hotelesh ne Tirane, sot ne zyra shteti

    Shihni ate foton aty te ketij modernit me atlete, shifni veshjet dhe impostimin ne mimika te atyre qe la rrotull

    Dhe do kuptoni ku jemi dhe ku po shkojme

    Zoti ju vrafte

  • Si lul basha nuli qe shkon Cdo fund jave né shtepi, hollande.

    Cfare ndryshimi kan?

    E kemi votuar Rilindjen qe te mos jete si ata qe duhet te ndeshkonte

    Turp zonja ministre, kam patur respekt, por jo keshtu

  • Kur lexon keto shifra marramendese qe pushtetaret tane
    sot dhe dje,se pari duhet nxjerre nje liste e gjate e pushta-
    reve qe i kane harxhuar keto para dhe me nje here te riven-
    dosur denimi kapital dhe qe te gjithe te ekzekutohen te Sheshi Skenderbej qe t’i shohe i gjithe populli shqiptar-dele.Kur ben nje krahasim te thjeshte qe nje pensionist merr mezatarisht 130 Euro ne muaj dhe kjo SHURRA me
    mbiemrin Gjonaj qe deri dje lante po te njejtat breke cdo
    jave me vjen t’a shkul Shqioerine dhe t’a hedh ne Oqeanin
    Paqesor sebashku me gjithe qelbesirat e qeveritareve qe
    mban ky vend qe per profesion kzne vetem DEMAGOGJI-
    NE ! Dikur Myteberi qe sot eshte ne krye te qeverise tha se
    do te udhetonin ne ekonomikun te gjithe ministrat duke
    perfshire edhe KM ? Ku jane te gjitha keto perbetime mashshtruese ?! Pa permendur ketu Jozin brekegrisur te
    Shkodres qe vetem per dieta per te udhetuar ne shtepine
    e vet ne Shkoder ka harxhuar 68 milion leke dhe sot na ben
    “PARIMOREN” DUKE ENDERRUAR PARAJSEN E HUMBUR.
    DHE PRESIDENTI YNE KENAQET ME DEKLARATAT E SAJ!
    Turpi botes …Quo Vadis !

  • TURP TURP TURP TURP TURP TURP TURP pér SHTETIN e LESHIT dhe “REPUBLIKÉN e BANANEVE” !! Shqipéria NUK béhet KURRRRRRRRRRRRRRÉ !!!! POPULLI SUPER FUKARA , kurse BANDITÉ dhe KRRIMINELÉ me KOLLARE béjnè QEJF me PARATÊ e FUKARENJÉVE SHQIPTARÉ !!!! Gjithmoné e kisha Lavdéruar kété SORRÉN , por tani ndjejé Vetém URREJTJE dhe NEVERI pér kété LARASKÈ !!!! ILAÇE KANCERI i Béfshi PARATÉ e POPULLIT ISHALLA O ZOT !!! FALEMINDERIT GAZETÉS DITA

  • Te ndalohen me ligj Partite politike per 10 vite,Te vendoset Monarkia nen Princ Leken njeri pa pike gjaku komunist ne vena.u ngopem me dhierokracine e Rames,sali Utd dhe ilir hajdutit,Kombi do zhvillohet dhe do vendoset ligji.Boll me me spiunet e kuq miliardera.me mire te mbajme Leken dhe te beje pune sesa qente qe na la Ramiz Alia.

  • E si mund të ishte ndryshe një ministre e shpellës së Alibabajt me poture me ushkur shtat pash me 140 hajdutët që tani po vjedhin miljardat me ligj e me fatura me firmë e me vulë. Për ju që tronditeni për shuma marramëndse vetëm për në fjetje të një gruaje duke bër krahasime me harxhimet e njerëzve të zakonshëm në nevojë, për hajdutët e ripjelljes së PS, 700 euro s’janë asgjë në krahasim me miljardat që vjedhin ata çdo ditë. Kontrolloni koston totale të udhëtimeve të kësaj ministre dhe të tjerëve dhe do të dalin një shumë e frikshme në krahasim me këto që diskutohen në këtë artikull, madje këto para janë paguar hotelit por duhet të ketë mijra euro tëfutura në xhepin e Janevës shqipëtare të mender drejtësisë. O njerëz, a mund të pritet drejtësi nga kjo grua që është vetë padrejtësia? A mund të pritet drejtësi nga 140 ligjvënsit e kuvëndit që kanë aprovuar ligje dhe rregullore si për pnsionin e deputetit, rrogat e tyre dhe zhvatjet marramëndse që bëjnë me dietat , me telefonat …… dhe unë i besoj bashkomentuesit për miljardat që ka mar në këtë mënyrë harbija Xhozi që të nxirte prej zhelesh nga nga seanca parlamentare. Njerëz, po na vjedhin pa mëshirë e nuk paskin të ndalur. Banda e hajdutëve të Ripjelljes së PS paska qënë banda më e organizuar , më e sofistikuar , më profesioniste,më e pa shpirtë jo në vëndin tonë, por nuk duhet të ketë të dytë në botë. Admir Murati me maskë dhe automatik në dorë qe një mjeran në krahasim me kryebanditin pa maskë dhe pa automatik Edvin Rama që pa ju dridhur dora ka vjedhur e po grabit deri në asgjësim një popull të tërë. Njerëz, fjala Rilindje është një fjalë e nderuar, ju lutem mos e përdhosni duke i shtur mbiemrin socialiste. Për kafshët duhet thënë Ripjellja sepse të tillë , kafshë paska qënë sojit ramist i PS si kjo ministre e padrejtësisë që vetëm për gjum harxhon miljardat kur mijra nëna shqiptare të shkreta i çojnë fëmijët në gjum ndoshta dhe pa ngrënë, kur mijra pensionistë shkojnë të flenë me shqetsimin real se a do ti dalin paratë për një kafshatë bukë dhe ilaçe mbasi të paguajnë faturat hajdute të dritave dhe ujit me TVSH hajdute sa çereku i kostos, mbasi të pagujnë taksën e televizorit që nuk e di pse u trefishua pothuaj. Ministren e padrejtsisë bashkë me kodoshin e harremit ministror i zëntë mallkimi i popullit të shumë vuajtur shqipëtar.

  • E si mund të ishte ndryshe një ministre e shpellës së Alibabajt me poture me ushkur shtat pash me 140 hajdutët që tani po vjedhin miljardat me ligj e me fatura me firmë e me vulë. Për ju që tronditeni për shuma marramëndse vetëm për në fjetje të një gruaje duke bër krahasime me harxhimet e njerëzve të zakonshëm në nevojë, për hajdutët e ripjelljes së PS, 700 euro s’janë asgjë në krahasim me miljardat që vjedhin ata çdo ditë. Kontrolloni koston totale të udhëtimeve të kësaj ministre dhe të tjerëve dhe do të dalin një shumë e frikshme në krahasim me këto që diskutohen në këtë artikull, madje këto para janë paguar hotelit por duhet të ketë mijra euro tëfutura në xhepin e Janevës shqipëtare të mender drejtësisë. O njerëz, a mund të pritet drejtësi nga kjo grua që është vetë padrejtësia? A mund të pritet drejtësi nga 140 ligjvënsit e kuvëndit që kanë aprovuar ligje dhe rregullore si për pensionin e deputetit, rrogat e tyre dhe zhvatjet marramëndse që bëjnë me dietat , me telefonat …… dhe unë i besoj bashkomentuesit për miljardat që ka mar në këtë mënyrë harbija Xhozi që të nxirte prej zhelesh nga nga seanca parlamentare. Njerëz, po na vjedhin pa mëshirë e nuk paskin të ndalur. Banda e hajdutëve të Ripjelljes së PS paska qënë banda më e organizuar , më e sofistikuar , më profesioniste,më e pa shpirtë jo në vëndin tonë, por nuk duhet të ketë të dytë në botë. Admir Murati me maskë dhe automatik në dorë qe një mjeran në krahasim me kryebanditin pa maskë dhe pa automatik Edvin Rama që pa ju dridhur dora ka vjedhur e po grabit deri në asgjësim një popull të tërë. Njerëz, fjala Rilindje është një fjalë e nderuar, ju lutem mos e përdhosni duke i shtur mbiemrin socialiste. Për kafshët duhet thënë Ripjellja sepse të tillë , kafshë paska qënë sojit ramist i PS si kjo ministre e padrejtësisë që vetëm për gjum harxhon miljardat kur mijra nëna shqiptare të shkreta i çojnë fëmijët në gjum ndoshta dhe pa ngrënë, kur mijra pensionistë shkojnë të flenë me shqetsimin real se a do ti dalin paratë për një kafshatë bukë dhe ilaçe mbasi të paguajnë faturat hajdute të dritave dhe ujit me TVSH hajdute sa çereku i kostos, mbasi të pagujnë taksën e televizorit që nuk e di pse u trefishua pothuaj. Ministren e padrejtsisë bashkë me kodoshin e harremit ministror i zëntë mallkimi i popullit të shumë vuajtur shqipëtar.

  • Shenim:Dikur nje dipllomat shqiptar ne Viene, kishte shtruar nje darke per disa miq austriake dhe kishte
    harxhuar 200 (dyqind) USD ! Kur fatura kishte mbrritur
    ne MPJ, Reiz Malile, megjithese e kishte mik e stermik
    kete titullar te Ambasades sone ne Austri leshoi “alarmin”
    duke i derguar nje qarkore te gjithe ambsadave shqiptare
    neper bote dhe nuk ishin pak. Ne kete qarkore Minstri Ma-
    lile kritikonte rende kete akt te ketij ambasadori duke ter-
    hequr vemendjen te gjithe titullareve te ambasadave tona
    se ne asnje menyre te mos shtroheshin darka te tilla me
    miqt e huaj sado te rendesishem qe te ishin ato. Musinin
    e bene per “uje te ftohte” kur u kthye ne Tirane. Edhe sikur
    nje dollar te tepert jasht kuotes se caktuar nga shteti ne
    ate kohe,titullari duhet ta paguante nga xhepi. Ishte ligj
    dhe nuk behej shaka….! Ndersa sot…..Lexoni komentet
    e mesiperme……?!,.

  • Shkrim spekulativ. Për më tepër, DITA nuk ka botuar përgënjeshtrimin e znj. Ministre:
    “700 euro nata/ Ministrja Gjonaj sqaron faturën: Nuk është vetëm e imja. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një reagim të gjatë ka folur për një faturë që është publikuar fillimisht nga “Faktoje.al”, dhe tregonte se ajo kishte firmosur një faturë fjetjeje në një hotel në Romë, vetëm për një natë 700 euro.
    Kjo shifër e madhe, bëri që të ketë shumë reagime në rrjetet sociale, ndërsa Gjonaj shprehet se fatura është për dy netë, ndërsa shton se nuk është vetëm e sajë, por e të gjithë delegacionit.

    Reagimi i plotë:
    E ndjej për detyrë që të bëj një sqarim publik rreth atyre çfarë janë dhënë nga disa media për mua këto 24 orët e fundit.

    Më lejoni që në këtë reagim publik timin, të shpreh para së gjithash se personalisht unë dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë, kemi qenë tejet transparent në respekt të të drejtës së medias për t’i ofruar informacionin e kërkuar, ashtu siç është trajtuar çdo kërkesë e çdo qytetari në respekt të transparencës për çdo veprim financiar të Ministrisë së Drejtësisë.
    E deklaroj me përgjegjësi të plotë, ligjore dhe morale, se në funksionin tim nga dita e parë e punës dhe deri më sot, personalisht kam vepruar në çdo rast konform ligjit dhe në respekt të plotë të tij. Ftoj cilëndo media dhe gazetar që të investigojë gjithë punën time në funksionin e Ministres së Drejtësisë, përfshi dhe menaxhimin e burimeve financiare duke i garantuar që ashtu siç i kam vënë në dispozicion, do të vazhdoj t’i ofroj me maksimumin e transparencës çdo informacion konform ligjit.
    Besoj se më të njëjtën transparencë që Ministria e Drejtësisë ka vepruar duke i ofruar të dhënat e kërkuara, të njëjtën transparencë dhe profesionalizëm do të duhej të kishte dëshmuar edhe media për të kryer verifikimet e duhura dhe për t’i paraqitur ato me vërtetësi jashtë interpretimeve dashakeqe dhe spekulative.

    Nëse media do të verifikonte dhe do të kërkonte shpjegim, do të arrinte të kuptonte që fatura me shumën e hotelit në Itali nuk është vetëm për 1 natë siç është përcjellë në mënyrë spekulative, por është fjetje për dy net. Për të shtuar, që faturat e publikuara nuk përmbajnë vetëm shpenzimet e mia, por përmbajnë shpenzimet e të gjithë delegacionit që merrte pjesë në këto aktivitete, ku në shumicën e rasteve hotelet për shkak të sigurisë për të gjitha delegacionet përcaktohen nga organizatorët apo ftuesit, që shpenzimet e fjetjes apo të biletave në shumë raste janë në varësi edhe të periudhës së kërkuar që mund të përkojë me një fluks të pronotimeve në ato vende apo për shkak të kohës së shkurtër në të cilën kanë ardhur ftesat apo axhendës së diktuar nga pala pritëse.

    Nëse media do të verifikonte, do të konstatonte që si ministre gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit kam udhëtuar edhe me tren si një qytetare e zakonshme për të arritur në kohë dhe më me pak kosto për vizitat e punës.
    Ashtu siç do të verifikonte që si ministre kam kryer vizitat zyrtare brenda të njëjtës ditë duke shpenzuar 0 lek për hotelin, apo raste të tjera ku shpenzimet mbulohen nga organizatorët e huaj. Askush nuk e publikoi këtë për t’ju treguar shqiptarëve të vërtetën siç është dhe jo siç duan t’ia imponojnë. Në këtë pikë, portali që mori përsipër ta bënte këtë “transparencë” do duhej të publikonte dhe të analizonte edhe informacionin që i është dhënë edhe për udhëtime pune të tjera.
    Nëse media do të verifikonte procedurat dhe dokumentacionin, do të konstatonte lehtësisht që procedurat për shërbimet e udhëtimit në bazë të VKM Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratim të rregullave për prokurimin publik”, të ndryshuar, prokurohen publikisht nëpërmjet sistemit të elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik.
    Media dhe kushdo, e kupton mjaft mirë që në asnjë rast nuk është një proces me të cilin ministri merret personalisht pasi është detyrë e stafit administrativ apo institucioneve përgjegjëse. Gjithsesi kjo nuk më largon mua nga përgjegjësia për të verifikuar zbatimin e ligjshmërisë prej tyre në procedurat e prokurimit dhe miradministrimit të burimeve financiare në tërësi.
    Duke mbajtur në konsideratë ndjeshmërinë që krijoi në publik ky lajm kam nisur një proces verifikimi dhe auditimi të brendshëm për të gjitha procedurat e kryera nga stafi i Ministrisë së drejtësisë nga i cili rezultoi se çdo procedurë është në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi.
    Po gjithashtu këto procedura janë gjetur në përputhje nga KLSH në raportin e fundit përfundimtar të depozituar në MD më 31.07.2019. Por në çdo rast, për transparencë do t’i kërkoj edhe institucioneve të tjera të pavarura nga Ministria e Drejtësisë të kryejnë kontrollin dhe inspektimin e nevojshëm për të verifikuar ligjshmërinë e të gjitha veprimeve dhe procedurave.
    Që në krye të këtij misioni të rëndësishëm që jam duke përmbushur, u përpoqa të llogaris që pjesë e rrugëtimit tim të vështirë do të jenë edhe kritikat, edhe sulmet, edhe balta, si në aspektin profesional, si në atë personal apo familjar. Ndihem e keqardhur nga ky sulm i paprecedent në disa portale mediatike të cilat kanë hedhur baltë dhe llum pa fund për mua por njëkohësisht kanë nxitur qëllimisht opinionin me komente, shprehje e aludime fyese dhe poshtëruese, për të më baltosur personalisht, si zyrtare, si grua, bashkëshorte dhe nënë.

    Mundohem të mirëkuptoj të gjitha ndjeshmëritë e krijuara nga qytetarët e thjeshtë përkundër një lajmi të tillë, për mënyrën se si ai është shitur në tregun mediatik dhe i siguroj të gjithë ata që besojnë sadopak tek unë si person dhe zyrtare e shtetit se do ti shkoj deri në fund këtij procesi.
    Fatkeqësisht jetojmë në një realitet ku të duhet të paguash kosto të rënda nëse je një grua në politikë dhe për më tepër nëse shërben pa treguar asnjë kompromis me paligjshmërinë. Personalisht kam kohë që po i vuaj këto kosto, unë dhe familja ime dhe kjo vetëm, se ju kam qëndruar përballë dhe me kurajo shkelësve të ligjit.
    Pavarësisht kësaj, ligjshmëria dhe lufta kundër çdo veprimi korruptiv janë dhe do të vazhdojnë të jenë kryefjala gjatë gjithë detyrës sime./ I.M-Dritare.net”
    https://dritare.net/700-euro-nata-ministrja-gjonaj-sqaron-faturen-nuk-eshte-vetem-e-imja/?fbclid=IwAR0d6vt6C-QXD-27JF_HDDdll4g2IuXvd2mU4XAjpLTyZNppGLLaanQQdec

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *