Prej mbrëmjes së të enjtes, mali i Shëngjinit është përfshirë nga flakët, të cilat kanë arritur deri në afërsi të portit. Terreni i vështirë malor ka penguar shuarjen e flakëve.
Për neutralizimin e vatrave të zjarrit janë angazhuar Zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor dhe Forca të Ushtrisë. Emergjencat theksojnë se banesat nuk rrezikohen nga flakët ndërkohë që në terren janë rreth 200 forca.
Vatra zjarri ka patur edhe në majën e Shën Dëllisë, në Tepelenë duke djegur dhjetëra sipërfaqe me bar e shkurre. Situata paraqitet problematike dhe për shkak të pranisë së predhave të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes thonë se deri tani janë regjistruar 83 vatra zjarri, të cilat kanë shkrumbuar rreth 620 ha, shkurre dhe pisha.
Të djegur numërohen edhe 1255 rrënjë ullinj. Nga 83 zjarre, ka pasur vetëm një rast të denoncuar për zjarrvënie të qëllimshme.
o.j/dita

Maja e Shen Dellise! Jo po maja e shen dalldise.
Ju hengert mortja, as vendeve e maleve shqiptare nuk ia njihni emrat!
Kur Xhuzepe Verdin e pyeten ,maestro po te bjeri zjarri ne veprat e jauaja ne bibloteke cfare do benit.? . Maestro Verdi ,pernjeheresh ju pergjigj shpetoni vetem OTELLON ,ishte opera e tij , qe ai e pelqente me shume nga te gjitha operat e tija , te tjerat .
Kurse une ju them amani ruani mos te bjere Zjarr ne GJIRIN e LALZIT ,se Jane ndertuar ne toke te vjedhur ,te gjitha vilat e “VIPAVE” me falni hajduteve rrugace politikane.