Prokurorja speciale Janeva në gjendje të rëndë shëndetësore

Bora Basholli

Prokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë, pas ndalimit të saj para dy ditësh. Sipas portalit “Skopje1.mk”, ajo nuk ka qenë në gjendje të mirë përsa i përket shëndetit që para se të kapej nga policia.

Ajo në qeli pranon ilaçe për qetësim dhe kundër depresionit. Ndërsa problem tjetër është edhe tensioni i gjakut. Ajo vazhdimisht është nën mbikqyrjen dhe kontrollet e mjekut. Janeva dyshohet në rastin “Reket”për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *