Ambasadori i SHBA në takimet e tij të fundit si diplomat në Shqipëri ka përshëndetur edhe kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi. Takimi miqësor mes tyre u bë në një nga restorantet në kryeqytet. Ambasadori tha se Z. Topi ka bashkëpunuar gjatë dhe ka shprehur vlerësimet për të. “Kur vjen një ambasador takimi i parë që ai bën është me presidentin e vendit. Ka qenë një moment magjik, që do ta kujtoj gjithmonë. Kemi kaluar kohë interesante dhe të vështira, por çfarë do ruajë në mendje për Topin është kujtimi i njeriut që gjithmonë është përpjekur për dialog dhe moderacion dhe jam i lumtur që filozofia e tij politike mori shprehje në një parti si FRD, që ka më shumë 30 mijë mbështetës. I uroj suksese”, tha Arvizu.

Se vlen te komen tosh per te dy letra te djegura.