Prokuroria i kërkon Kajmakut shenjat e gishtave. Letërporosi Greqisë

Ornela

Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar një letërporosi në Greqi për të marrë informacion mbi kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Prokuroria kërkon nga autoritetet greke të dhëna për Agim Kajmakun (Jorgo Toto) nëse është i dënuar në këtë shtet.

Gjithashtu sipas mediave, Njësia e Dekriminalizimit i ka kërkuar Agim Kajmakut  që të depozitojë në policinë shkencore gjurmët e gishtërinjve.

Letërporosia nga Prokuroria e Përgjithshme e firmosur nga prokurori Arben Kraja është nisur ditën e premte.

Pas asaj për Valdrin Pjetrin ku i kërkohet informacion shtetit italian, kjo është lëtërporosia e dytë që firmoset nga Kraja për të marrë informacion mbi figurën e një kryebashkiaku të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Kjo lëvizje e Prokurorisë së Përgjithshme ka ardhur pas akuzave të Partisë Demokratike ku deklaronin se Agim Kajmaku ka qenë i dënuar më parë në Greqi.

Partia Demokratike ka deklaruar se do të nxjerrë edhe dokumente për dëbimin e Kajmakut nga Greqia.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *