Kafshatën e shkretë…

Ornela

Hajdutët në majë,
nga vjedhjet si s’plasin,
poshtë fukarenjtë,
gjithë me vete flasin!

U harruan kohët,
me këngë e me valle,
u bë Shqipëria,
një çmendinë e madhe!

Vargjet e poetit,
zunë vend tek vendi,
se një i çmendur,
që të gjithë i çmendi!

Dritëroi i madh,
këto i ka thënë,
se gjarpëri nga gjuha,
vendin e ka zënë!

Kafshatën e shkretë,
në grykë na e ngecën,
këtu për së prapthi,
edhe ora ecën!

Hallet det u shtuan,
halli si ngjan hallit,
i tallur kush rron,
me djersën e ballit!

Një djali të ri,
fati ju bë dreq,
ja merr jetën horri,
si pa gjë të keq!

Ky horri ka vrarë,
edhe tjetër herë,
po me lekë të pista,
lirinë e ka blerë!

Pse nuk hapet dosja,
e gjyqit përkatës,
të kalbet në burg,
ai pleh-gjykatës!

Po të qe në burg,
ku fiks vendin kishte,
fukarai i shkretë,
gjallë sot do ishte!

Me dhjetra gjykatës,
edhe prokurorë,
thuaj në çdo vrasje,
kanë vetë dorë!.

Më keq nuk do bëhej,
nga dita në ditë,
të qe në detyrë,
kurva opozitë!

Lulëzim Basha,
kalli pa bukë,
ëndërron veç,
post e kolltuk!

Ka plot një muaj,
që na hapi barkun,
ca kohë me Valdrinin,
tani me Kajmakun!

Keq të ka zënë,
kjo histeri,
ç’halle ka vëndi,
ç’halle ke ti?!

E ç’të them dhe unë,
nga e keqja plasëm,
vetëm maskarenjtë,
këtu bëjnë dasëm!

Gjëndja do të bëhet,
edhe më kritike,
nëse nuk rrafshohet,
kjo klasë politike!

Të zhduken-të shkulen,
me rrënjë dhe pikë,
me Ramë e me Bashë,
Ilir e Monikë!

S’e kam personale,
të më dali kunja,
po këta të gjithë,
janë si shushunja!

Janë si shushunja,
që të ngopur s’kanë,
këta që do ishin,
shërbëtorët tanë!

A.DUKA

Share This Article
11 Comments
  • Eh mor Duke ziu qe mbete trap gjithmon,
    pse thua Shqiperia edhe jo Qeveria e jon?
    nuk eshte cmenduri atdheu yne Shqiperia,
    por eshte ai Rama yt bole dhe krejt qeveria,
    tani qe Rama eshte bere koke e kembe ibret,
    prej 6 vjetesh zullumesh e prej 6 vjet pushtet,
    Duka atij kerkon ti bashkangjise dhe te tjere,
    qe ate Rame te cmendur vetem mos ta lere,
    dhe fut tok me Ramen e opoziten ne nje thes,
    qe Rame psikopatit hatri aspak mos ti mbes,
    or Duke opozita dhe kushdo tjeter ne pushtet,
    sado te perpiqen me mut se Rama nuk do jet,
    sikur dhe me jevgjite te behet nje qeveri ketu,
    me mut e shurr s’behet se kjo e Rames kercu,
    pra ndreqe gjuhen se s’eshte cmendur Shqiperia,
    por ka 6 vjet me nje te cmendur te Kryeministria,
    ka 6 vjet qe ky idiot Rama varferine shton e shton
    i cmendur eshte vec ai qe ket realitet nuk pranon.

    • Sado i keq dhe i paafte te jete Rama ai nuk ia kalon dot per poshtersira, vrasje dhe vjedhje lubise PD. Prandaj mos shpreso kot se do genjesh njeri dhe do vije lukunia jote perseri ne pushtet. E di cdo te thote PD ne qeveri?
      Qe te filloje perseri te vjedhe,te grabise dhe te vrase kryemaloku bashke me sypeshkaqenin dhe kukullen e tyre, Bashen. Apo qe te vjedhin perseri Like floriri ose presidenti me bllok dhe bashke me të qindra drejtore drejtorish,kryetare bashkish dhe kryetare komunash te emeruar nga ai, siç ngjau ne periudhen 2009 – 2017.
      Do te versulen perseri me yxhym mijera maloke dhe t’i kthejne ne toke te xanun pyjet,arat, plazhin, trojet e banuara etj etj. Xhinxhis Khani me nje fjale. Do te thote qe banditet dhe militantet e Saliut te behen perseri drejtora, gjykates, police. Administrata te mbushet me injorante dhe dru me pré qe jane te zote vetem te marrin pjese neper mitingje me dy gishtat lart! Te rifilloje anarshia, rrumpalla, rremeti dhe qameti. Te shkaterrohet dhe te vidhet prape gjithhçka publike, siç ngjau ne periudhen 1991 – 1997.
      Prandaj eshte njeqind here me mire Rama sesa lukunia e zbritur nga shpellat. Zezonen PD e kemi provuar nga 1991 deri me 1997 dhe nga 2005 deri me 2013. Dhe nuk i harron kush bëmat e saj. Shqiperia ka nevoje sot per nje me te mire se Rama, por jo per nje kthim perseri ne vitin zero.

      • Hasell-hasell ti katarakt duhej ta kishe postuar komentin thelle andej nga fundi. Pse do thuash ti? Po ja, me qe jemi ne mes te veres ty uji te eshte thare fare. Te ka mbetur vetem llumi. Ai percepiton gjithmone ne fund.

  • o dukë
    “nëse do të ndryshosh diçka në këtë botë!?
    ndrysho veten!”
    këtë ti nuk je në gjëndje ta bësh!!
    nuk je i aftë ta bësh një gjë të tillë prandaj përpiqesh të bësh atë që është më e vështira!!
    të ndryshosh të tjerët!!
    duke qënë se nuk i ndryshon dot,atëherë ke mundësi të shfaqësosh vetveten!!
    ua hedh fajin,bën zakonin,të tjerëve për dështimin tënd!!
    duk ti ke dështuar që në fillim!
    i paaftë të ndryshosh vetveten!
    i paaftë të pranosh vetdështimin!!

  • Arben Duka, me fat është Shqipëria që ka një poet kolos si ty. Jetë e shëndet edhe 150 vjet të lumtura e plot guxim si deri më sot. Urimet më të mira poeti ynë më i madh, kombëtar.

  • anticensurë25642654
    o dukë
    “nëse do të ndryshosh diçka në këtë botë!?
    ndrysho veten!”
    këtë ti nuk je në gjëndje ta bësh!!
    nuk je i aftë ta bësh një gjë të tillë prandaj përpiqesh të bësh atë që është më e vështira!!
    të ndryshosh të tjerët!!
    duke qënë se nuk i ndryshon dot,atëherë ke mundësi të shfaqësosh vetveten!!
    ua hedh fajin,bën zakonin,të tjerëve për dështimin tënd!!
    duk ti ke dështuar që në fillim!
    i paaftë të ndryshosh vetveten!
    i paaftë të pranosh vetdështimin!!
    Reply to this comment

  • @Katarakt!
    Je i sakte, i paanshem dhe i drejte! Meriton nderim dhe falenderim per komentin e sakte.
    Kush ka mend, kupton. Kush nuk ka mend, degjon lylin, lilin, munen, salmonelen, mediçamin, duleqiries-in, mesilen, mesallen e c°.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *