Dekreti i presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 13 tetor mbetet totalisht i pazbatueshëm edhe nëse partitë bien dakord që të rrëzojnë procesin e 30 qershorit.
Dekreti i presidentit Ilir Meta tashmë është i rrëzuar edhe ligjërisht, pasi në bazë të Kodit Zgjedhor janë tejkaluar të gjitha afatet e mundshme që partitë jenë pjesë e kësaj gare tashmë “imagjinare”.
Në bazë të Kodit Zgjedhor, duke i qëndruar afateve ligjore, partive politike i ka mbaruar edhe afati për regjistrimin e koalicioneve politike. “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumë-emërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë”, thuhet në nenin 64 të Kodit Zgjedhor.
Mbi bazën e këtij neni, partitë politike duhet të kishin paraqitur brenda datës 15 gusht kërkesën për pjesëmarrjen e zgjedhjeve të 13 tetorit, sipas koalicioneve zgjedhore. Gjithashtu ka rënë edhe afati kohor i paraqitjes së kandidatëve për kryetar bashkie. Sipas Kodit zgjedhor, lista e kandidatëve nga partitë politike, por edhe nga koalicionit duhet të kishin paraqitur kandidatët për kryetar bashkie dhe listën shumë-emërore. Në nenin 67 të ligjit duhej që një veprim i tillë të ishte ndërmarrë 50 ditë përpara datës 13 tetor, shkruan SI.
Fillimisht për 13 tetorin, ra afati edhe i regjistrimit të partive politike. Më 5 gusht duhet të kishin paraqitur kërkesën për regjistrimin si subjekte politike pranë KQZ-së. Thirrjes së presidentit Meta që zgjedhjet të mbaheshin më 13 tetor iu përgjigjën vetëm tre parti politike të opozitës. Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste i paraqitën zyrtarisht kërkesën pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zbatuar dekretin e firmosur nga presidenti Ilir Meta për të mbajtur zgjedhjet më 13 tetor.
Letra e tre partive politike LSI, PAA dhe PR drejtuar KQZ-së për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit, duke kërkuar zbatimin e dekretit të Presidentit.

“Data 30 qershor 2019 nuk konsiderohet datë ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore pasi Presidenti i Republikës, me Dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019 shfuqizoi datën 30 qershor 2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Misioni i ODIHR, në raportin e gjetjeve paraprake ka konstatuar se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit”, – thuhet në letrën e firmosur nga Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Endrit Braimllari.
Por Partia Demokratike si udhëheqësja e koalicionit opozitar, nuk pranoi që të paraqiste kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 13 tetorit. Disa ditë më pas, PD mbajti një deklaratë ku dënonte aktin e KQZ-së për mos zbatimin e dekretit të presidentit për zgjedhjet e 13 tetorit.
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri nisur nga paraqitja e kësaj letre thirri mbledhjen për të realizuar regjistrimin, por katër anëtarët e majtë në këtë institucion refuzuan që të merrnin pjesë, duke u shprehur se janë me pushime. Mbledhja e 3 gushtit dështoi për shkak mungesës kuorumit të nevojshëm. Të katër anëtarët Biba, Skënderi, Jorgaqi dhe Bitri munguan në këtë mbledhje.
Kryekomisioneri Klement Zguri, i vetëm në mbledhje e thirrur më 3 gusht për kërkesën e 3 partive opozitare.
Më 27 qershor, presidenti Ilir Meta do të dilte në një konferencë për shtyp, ku do të deklaronte se kishte nxjerrë dekret për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 13 tetor, kjo për të arritur një kompromis dhe futur opozitën në zgjedhje. Por dekreti i presidentit, nuk pati fatin e botimit në Fletoren Zyrtare, pasi u bllokua nga qeveria. Ndërsa Kuvendi miratoi një rezolutë ku i kërkonte KQZ-së që të zbatonte dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, pasi dekreti për anulimin e procesit ishte një vendim antikushtetues nga ana e kreut të shtetit.
Presidentit iu rrëzua edhe data 13 tetor, edhe pse shprehej se nëse nuk mbahen zgjedhje të reja lokale, sipas standardeve, Shqipëria mund të rrezikojë edhe procesin e integrimit në BE. Meta do të deklaronte se ishte i gatshëm që të nxirrte një dekret të ri, duke rishikuar 13 tetori, me qëllim që palët të bien dakord mes tyre.
Por konsensusi politik duket se është i largët, pasi mazhoranca e ka “betonuar” 30 qershorin dhe se çështja e zgjedhje lokale për mazhorancën cilësohet një kapitull i mbyllur.
b.b/dita

Na dhjeu nusja ne kale ! President mavria si Ver llapa
He se vjen 13 tetori 2020
Per te qare e per te qeshur.Akoma Saliu,Likja dhe Luli mbajne shprese se mund te behen zghedhje para 2021,2023.Jo vetem maxhoranca por edhe SHBA+BE e kan mbyllur kapitullin e zgjedhheve ne Shqiperi.
-Zgjedhjet e 30 qershorit u quajten legjitime,ku SHBA paralajmeroi Lulin dhe Monen se ” ..nese do te kete incidente..do te keni pune me Ameriken..” Dhe Luli e Mona u futen ne kullat e Saliut dhe te Metes.Po çduhet te ndodh tashme..!?
1-PD duhet te reformohet pa Saline e Lulin nese mund te vij ne pushtet ne vitin 2050.
2-Likja duhet te japi doreheqjen si President e te drejtoi LSI nese shprton nga SPAK-u
3-Te gjitha partit te ndryshojne kodin zgjedhor ne MAXHORITAR me 100 deputet,me KQZ,KZAZ,QV.. te depolitizuara.etj.
4-Km Rama te beje spastrimet e nevojeshme ne PS,te bashkpunoi me opoziten e RE per miratimin e ligjeve te nevojsheme per ne BE.
5-Te zbatoi porisit e SHBA+BE per reformen ne drejtesi…e reformat e tjera shtet-formuese.
6-Te dergoi ne SPAK per ndjekje penale te gjithe ata qe jane kapur me vjedhje e vrasje qe nga 1992,si nga e majta dhe e djathta.Kjo do ta beje te besueshem para votuesve te vete 1000.000.Ndryshe le te mbathi opingat edhe ai drejt REÇIT Shkodran nese e ka bere veten.PIKE.
Me siguri vitin tjetër do ketë zgjedhje të parakohëshme !
Ti pret të t’a thotë këtë Amerika , por , mbaje mënd o madhor oficer , Shqiperia e sotme është në një krizë të thellë dhe zgjedhjet e parakohëshme janë jetike .
Sa më gjatë të mbajë pushtetin Edvini me dridhu e spërdridhu , aq më të keq do t’a ketë fundin ai dhe partia e diskretituar socialiste !
Shqiperia vend unik ne globin tokesor.
Qe te ike Rama si Kryeminister, opozita leshoi parlamentin, bashkite, KQZ, GJK, PP, etj etj.
Rama nuk iken , sepse SHBA e BE e quajne qeverine legjitime .
Presidentit nuk i zbatohen cdekretimi i zgjedhjeve te 30 qershorit e 13 tetori. Do te shkarkohet nga mazhorance.
Jemi me kodin zgjedhor te vjeter, opozite te vertete jashte parlamentit, me opozite jashte komisionit te reformes zgjedhore.
Jemi ne prag te vendimit te BE per hapjen e negociatave. Po u hapen Rama e quan fitore, po su hapen Basha e quan fitore.
PD e LSI po shkojne drejt vetshkaterrimit .
Presin nje dore te mbinatyreshme qe te rivendosin situaten.
Po cili vend ne bote e quan qeverine e parlamentin shqiptar te paligjshem ?
Kryeministri nuk do te ike.
Pushimet po mbarojne.
Ish Deputetet e opozites vazhdojne te marrin paga e pagesa kalimtare nga buxheti i shtetit.
Keshtu i kane bere ligjet per vehten e tyre, kur te dalin ne opozite te vazhdojne pagesat e shperblimet.
TURP e FAQJA E ZEZE
President loqe , edhe roja e haleve ka më shumë autoritet.
E vetmja zgjidhje ne kete situate eshte doreheqja e piratpresidentit, pasi edhe moralisht ai ka rene!