Pronari i kontenierit të bananeve ku u gjetën 613 kilogramë kokaine, Arbër Çekaj, ka ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Dusseldorfit për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Burime për RTV Ora bëjnë me dije se avokatët e pronarit të “Arbi Garden” e kanë dërguar në Apel vendimin e ekstradimit, ndërkohe nuk është shqyrtuar akoma kërkesa për azil.
Po ashtu, Çekaj ka kërkuar azil politik në Gjermani, kërkesë e cila është në shqyrtim e sipër. Vendimi për ekstradimin është dhënë nga drejtësia gjermane rreth 23 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit. Edhe në këtë seancë, Arbër Çekaj ka kërkuar të mos ekstradohet me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.
Në Shqipëri, Arbër Çekaj akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga është menaxheri Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të “Arbri Garden” në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia.
o.j/dita

Ka frike ky bandill, i rrezikohet jeta ?!?!.Nga kush ,nga politikane te larte ,apo ? Qenka zberthyer Gjermaneve dhe kjo nuk diskutohet , sidomos dojcit ,nuk te falin . .Haberet e akshamit , ne kokpalaret e neperkembur, do i marim vesh kesaj here pa tjeter ,,deshira e jone sa me shpejt .Te presim vjeshten .Zoti nuk haron ,por vonon..
Ka frike nga politikanet se droga e tyre ishte PD PS LSI dhe xhorrave te partive anonime.