Shkeljet në rrugë/ 12 të arrestuar e të proceduar në Lezhë, 818 gjoba

Bora Basholli

Vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve deri në orët e vona për sezonin turistik në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, kryesisht në fundjavë.

12 shtetas janë arrestuar dhe proceduar penalisht për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, duke u bërë edhe burim aksidenti.

Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndëshkuar edhe 8 drejtues duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Janë pezulluar 47  leje drejtimi.

Janë vendosur  818  masa administrative, nga këto:

226 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,

96 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

224 masa për parakalim të gabuar,

102 masa për ndalim qëndrimi,

Ndërsa pjesa tjetër  e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mendoj se duhet te bahet ritestim per patente.Pasi dihet se si jane marre ato patenta .Duhet testu edhe aftesia e vete instruktoreve te auto-shkollave . Nuk mund te jete cdo paloke instruktor vetem se ka ba csleke ka ndertu dy “klasa” dhe 2-3 Qerre te zhkaravitura autoshkolla lleshi etj Kam marre patenten ne shqipni kam ba kursin,praktiken provimin ….. jena larg botet me asht dashte me u gut prap ne kurs me mesue si duhet me kebe na i digurte ne rruget e Evropes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *