Deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do t’i gëzojë 61 bashkitë.
Përmes një mesazhi në rrjetin social deputeti Maliqi shkruan se vetëm largimi i Ramës e pastron Shqipërinë nga ndotjet, krimi, drogë e korrupsioni, teksa komenton aksionin e bashkive për pastrimin e plehrave.
Lidhur me këtë, Maliqi i kërkon Ramës t’i thërrasë mendjes dhe të pastrojë më parë veten nga krimi, si dhe qeverinë nga kriminelët.
“Të janë mbledhur të gjithë të këqijat bashkë po të mbushet kupa plot. Shpejt do të zbrazet dhe do ikësh me turp si asnjë tjetër nga politika dhe nga kjo botë”, shkruan deputeti.
Mesazhi i Maliqit:
Vetëm largimi i Ramës pastron Shqipërinë nga ndotjet, krimi, droga, korrupsioni etj? Rama poston foto nga pastrimi i plehrave të qyteteve në bashkitë moniste. Thirri mendjes nuk pijnë ujë hipokrizitë, ligësitë e tua. Pastro veten nga krimi, korrupsioni, pabesitë, mosmirënjohjet. Pastro nga kriminelet qeverinë, parlamentin, drejtuesit e administratës, kryebashkiakët etj.
Deliri, euforia, arroganca, pushteti të ka marr mendjen. Harroje se do i gëzosh 61 Bashkitë, mos u fry kot se e di që opozitën s’do që ta kesh, e di që do Diktaturën e dimë që do vetëm Rilindjen por nuk do ja arrish dot ta shuash opozitën e bashkuar, mgjse po investon për përçarje për panik për reklama e imazh të keq për opozitën duke investuar te krijosh parti çka të reja brenda opozitës. Dardha e ka bishtin prapa,ligësive,prapaskenave te tua do ju vij fundi.
Vazhdo kalores prit koka brenda Ps,plaçkite e vidhe vendin,ironizo,qesh ditën se natën e di qe s’të zë gjumi.Të janë mbledhur të gjithë të këqijat bashke po të mbushet kupa plot. Shpejt do të zbrazet dhe do ikësh me turp si asnjë tjetër nga politika dhe nga kjo botë. Do ikësh me turp jo vetëm nga robi por dhe nga zoti. E di që s’beson dhe mirë bënë se kur ta pësosh do thuash ku e kam ertv e famshme ,po mamicën,tao taon,ciu ciun etj etj.Shumë ëndrra sheh natën por do i shohësh reale ditën,dhe dita do të duket natë.
Çdo gjë shpejt do të errësohet. Historia do flas, na ishte njëherë një kalorës i gjatë, udhëhoqi rilindjen plot me drogë,mafie,krim,korrupsion,vrasje,grabitje,intriga e pabesi por siç ishte ashtu e pësoj nga robi dhe zoti. S’ke pare gjë akoma ,e gërreve tepsinë,po te prishet timoni,s’po sheh më filxhan ,e harrove Romeon dhe Xhuljetën,se të kanë dal shumë kriminel kryebashkiak,deputet,drejtues institucionesh,të kanë dal shumë përgjime nga ndërkombëtaret,po e mban shtetin me te fort dhe banda ne veri e jug,i kape te gjitha institucionet.
Prokurorin po e përdor sipas qejfit po zvarrit hetimet po i delegon tek prokuroret besnik te Rilindjes,policinë po e vërsul mbi opozitën dhe popullin ,shantazhe,gjoba ,kërcenim etj dhe jo për rend e siguri se çdo dite vrasje,kanosje,vjedhje,aksidente.Parlamentin e kape te gjithë votojnë siç do ti dhe tao tao, përveç 5-6 deputeteve,median po e komandon,pushtetin lokal e zaptove me votime moniste,popullin e varfërove,oligarkët i pasurove,kudo rritje çmimesh,rritje taksash,gjoba etj.Kalores ku do i çosh gjithë atë pasuri te popullit? 2m vend ke edhe ti edhe unë edhe i varfri. Boll me me show e statuse sikur punon e te dhimbset vendi,do ikësh me turp.Suksese ne jetë.
b.b/dita

Une mendova qe deputetet e opozites se “re” do te distancohen nga Berisha dhe opopzita do te marre pozicionin qe i takon..
Lefteri vazhdon me gojen e Berishes te komunikoje me kryeministrin gje qe tregon se nga deputet te tipit Maliqi nuk do te kemi asnje perparim opozitar pore nje opozite qe ngelet gjithmon regresive.!
Hahahahaha, ky qenka 1 per kryeopozitar ne vend te lylit dhe mones qe drejtohen nga saliu dhe iliri .Keta shqupsat e shkrete po fillojne te flasin percart nga frika e spak dhe bkh qe i kontrollon amerika .Duhet ti keshilloje dikush , qe me kete lloj rethorike qe perdorin , Rama i fiton edhe zgjedhjet e 2025.