“Merkel, kjo grua brilante!”

J L

Donald Trump ka folur plot lëvdata për Angela Merkel, duke e quajtur një grua të shkëlqyer dhe duke parashikuar që kancelarja gjermane do të qëndrojë në detyrë për një kohë të gjatë.

“Ajo është një grua e shkëlqyer dhe e kupton saktësisht vendin e gjithçkaje, ajo e di para shumicës së njerëzve”,  tha Trump, duke qëndruar pranë Merkel gjatë një takimi dypalësh në samitin e G7 në Biarritz.

Trump gjithashtu tha se ai po planifikon që të bëjë një vizitë shtetërore në Gjermani së shpejti, duke thënë se ndihej “shumë i nderuar” nga një ftesë që kishte marrë nga Merkel.

“Mua me rrjedh gjaku gjerman në vena”, tha ai.

Merkel u tha gazetarëve se dy liderët nuk kishin rënë dakord për “një datë specifike” për vizitën.

Takimi ishte jashtëzakonisht i qetë në krahasim me takimet e mëparshme, shpesh të pakëndshme midis dy liderëve, madje në Angli, në qershor, Trump dhe Merkel nuk shtrënguan as duart.

I pyetur nga një reporter nëse ai ishte i shqetësuar se klubi i udhëheqësve të G7-ës do të humbasë anëtaren e saj të vetme femër kur Merkel të largohet nga detyra, Trump u përgjigj: “Ajo mund të na befasojë. Ajo mund të jetë këtu një kohë e gjatë “.

Ndërkohë Merkel shprehu “interesin e madh” për të forcuar marrëdhëniet tregtare me SHBA-në dhe tha që ajo dëshironte të arrinte një marrëveshje tregtare transatlantike sa më shpejt të jetë e mundur.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Tramp ishte i zemeruar me Merkel , por ishte nje zemerim sic ndodh shpesh here brenda familjes,

    Por Trump esht Gjerman nga i jati , ajo dihet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *