Qindra arsimtarë janë në garë për postin e titullarit të Drejtorive Arsimore. Por, për të fituar këtë post ata duhet t’i nënshtrohen një testimi me shkrim, i cili do të jetë i pari i këtij lloj dhe do të ndalet në vlerësimin e aftësive profesionale të aplikuesve.
Zëvendësministri i Arsimit Arbjan Mazniku ka detajuar gjatë ditës së djeshme rrjedhën që do të ndjekë konkursi për drejtuesit e rinj të arsimit, për të 13 rrethet në vend. Sipas Maznikut, po përzgjidhen edhe ekspertët që do të vlerësojnë testet e aplikuesve. Pas testimit me shkrim kandidatët do t’i nënshtrohen fazës tjetër, e cila ka të bëjë me konkursin publik, nëpërmjet të cilit duhet të kalojnë edhe përballjen me mësuesit, prindërit dhe nxënësit e shkollave që mbulojnë. Masa këto që synojnë rikthimin e institucioneve arsimore në duart e profesionistëve, duke shmangur kështu përzgjedhjet apo favorizimet me prapavijë politike.
Juria do të jetë e përbërë nga pesë veta, 3 përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe dy ekspertë të jashtëm.”Aplikantët do të marrin pjesë në një testim me shkrim. Aplikantët me rezultatet më të larta do të vazhdojnë më tej konkurrimin në një finale publike përballë mësuesish prindërish dhe intelektualësh të qarqeve respektive, si dhe një jurie prestigjioze. Do të ketë një grup ekspertësh nga ministritë që do të bëjnë edhe testimin. Kemi marrë një numër jashtëzakonisht të lartë kërkesash për këtë pozicion nga e gjithë Shqipëria. Deri në mesditën e djeshme, numri i aplikimeve i ka kaluar të 100-at dhe po vazhdojnë aplikimet”, ka deklaruar zëvendësministri i Arsimit Arbjan Mazniku.
Fluksi i aplikimeve të bëra për të fituar këto poste rezulton të jetë shumë i lartë. Lufta më e ashpër bëhet për kryeqytetin dhe qytetet e mëdha si Durrësi, Fieri, Shkodra e Berati. “Numri më i madh i kërkesave i referohet pozicionit për drejtorin e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, deri mbi 30 aplikime deri tani. Ndiqet nga Drejtoria Arsimore Rajonale në Durrës, Fier, Berat, e kështu me radhë. Ministria e Arsimit shpreh vendosmërinë për të përzgjedhur kandidatët në mënyrën më rigoroze dhe transparente të bazuar në ligj. Këto do të jenë kushtet e vetme për përzgjedhjen e drejtuesve të Drejtorive Arsimore Rajonale. Në këtë frymë i bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar me devotshmëri dhe integritet në arsimin shqiptar, atyre që mendojnë se vlerat dhe eksperienca e tyre në fushën e edukimit do të mund ti vënë në shërbim të cilësisë së arsimit tonë kombëtar, të aplikojnë për këto pozicione”, ka shtuar më tej Mazniku.
Gara për drejtuesit e arsimit nuk do të ndalet me kaq. Pas drejtorive arsimore, radhën do ta kenë shkollat e arsimit parauniversitar. Në këto kushte edhe drejtorët në shkolla do të përzgjidhen në bazë të konkurseve të hapura. Në vijim pritet që autoritetet e arsimit të detajojnë në mënyrë të specifikuar të gjithë procedurën që do të ndiqet për drejtuesit e shkollave.
Hapat që ndiqen deri në shpalljen e fituesve
Janë 13 Drejtori Rajonale të Arsimit në të gjithë vendin, për të cilat është hapur tashmë një proces konkurrimi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj.
- Numri më i madh i kërkesave i referohet pozicionit të kreut të drejtorisë Arsimore në Tiranë, me mbi 30 kandidatë, e më pas vijnë Durrësi, Fieri, Berati e Shkodra.
- Pas verifikimit paraprak, më datë 05 Nëntor 2013 në selinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të shpallet lista e konkurrentëve, të cilët kanë plotësuar kërkesat e paraqitura në rubrikën “Kërkesat e veçanta të kandidatit”
- Më pas aplikantët do të marrin pjesë në një testim me shkrim. Aplikantët me rezultatet më të larta do të vazhdojnë më tej konkurrimin në një finale publike përballë mësuesish, prindërish, intelektualë të qarqeve respektive, si dhe një jurie prestigjioze.
Kërkesat e veçanta që u janë kërkuar aplikuesve
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në ciklin e dytë për master shkencor në mësuesi
- Të ketë së paku 5 vjet përvojë profesionale dhe menaxhuese, parapëlqehet përvoja
- në nivele të larta të administrimit arsimor dhe në fusha që ndërlidhen me punën e DAR-së.
- Të ketë kompetenca në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjikë dhe operacionalë të institucionit.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe drejtuese.
- Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe të negocimit.
- Të ketë aftësi të mira të përdorimit të programeve kompjuterike
- Njohja e gjuhëve të huaja përbën avantazh për kandidatin.
- ·

Si do te behet pikezimi kujt do i jepet me shume rendesi, po pikezimi i dosjes . Sa pike do kete dosja personale dhe si do vleresohet sepse PER HIR TE SE VERTETES nje MAster ne Shqiperi si dhe nje kualifikim ne Shqiperi eshte si nata me diten me nje MA apo kualifikim jashte . Nje provim anglishteje te Ambasada Amerikene apo te British Council eshte si nata me diten me nje provim anglishtje te filologjiku. Ne Shqiperi te tere e mbajne veten per eksperte dhe drejtues te sukseshem, por faktet dhe realiteti ne Shqiperi flasin ndryshe. .Dhe nese do vazhdohet me format e eksperteve nuk e di por nuk kam shume besim. Si te gjithe do doja nje konkurim dhe pikezim te ndershem…. ..
Do ishte i nevojshme dhe me mire qe formati i testiti dhe pikezimit te prezantohet paraprakisht. Kjo do te thote qe ne faqen e MAS te dali testi si format dhe cfare permban dhe diten e konkurimit te ndryshohet permbatja por te ruhet formati, qe konkurentet te kene nje ide rreth konkursit. Nese do isha ne komisionin e testeve do i kushtoja shume rendesi edukimite dhe kualifikimit, pra dosjes, vizionit dhe inteligjences, eksperiences dhe integritetit te kandidateve. Sepse kushtetetuten dhe ligjet mund ti njohesh shume mire dhe mund ti dish permendesh puna eshte si i interpreton dhe si i zbaton per me teper ne cdo institucion ka zyre juridike qe drejtuesi i DAR te kete asistencen ligjore te plote. Pastaj thuhej qe duhet te kete eksperience mundesisht ne sfera te larta. Cod mesues eshte nje menaxher sepse menazhon nje klase te tere me 30 apo 40 femije me shume se stafi i DAR. Keta qe pretendojne per nje eksperience te madhe ne te shkuaren duhet te marrin me pak pike sepse kane qene dhe nuk kemi pare ndonje reforme apo gje me vlere. Ne arsimte pakten gjerat kane shkuar poshte e me poshte. Keshtu qe keta me eksperience te madhe le te marrin ndonje drejtori tjeter sepse DAR kerkon profesializem te larte kerkon reforma ne arsimim dhe duhet shume eksperience ne arsimin parauniversitare. Por dhe duhet te jesh njohes i anglishtes shume mire qe te shikosh si behet kjo pune dhe ne bote etj… Prandaj komisioni duhet te jete shume rigoroz dhe me kerkesat e kohes jo me metodat e vjetra dhe permendesh. Shpresoj qe ju kam ndihmuar sado pak me komentin.
o legen te ps-se ata na na kan degjeneruar per 8 -vjete ,ti c’fare kerkon ,vendos drejtorat dhe zhduk drejtorat e sali pordhes, jeni duke shfaqur teorira dhe mutuhila,ata po marin rrogen. ne po rrim si legena.turpin e paci per vete,se kujt i behet vone per konkurs.juve e merrni rrogen ne jemi pa buke pa diskutuare per gjellen.kur kishet nevoj erdhet na takuat tani qe kemi nevoj ne te shkolluarit na tregoni konkursin.heren tjeter do jua tregojme ne populli shqiptar se sa vlera keni ju legena.nuk mba me uji pilafi dhe 5-10 drejtora nuk jeni ne gjendje ti caktoni, u hengesha dreket o drek ngren,o teoricien o legena keni 5 muaj nuk i caktoni dot. ptyh mut muti te vlores
O z. drin,shpresoj te mos jesh mesues,se te jesh mesues e te flasesh ne kete menyre mjere ata nxenes qe presin te mesojne nga ty! Me mire shko ne drin e mbytu!
Ai mund te jet mesues dhe respekte. Po ti siduket do jesh ndonje qe ke qen ne pun pa nderprerje se e ke kthyer pllaken andej nga ana pushtetit. Si drini jane te gjithe sepse jane hequr nga 2-3 her nga puna, kan e vendimet perkatese nga Gjykatat Shqiptare. Por ti se ditke e ske sesi, nuk e kupton dot hallin e njerezve qe jan zhyrut ne borxhe e skan buk te han. Zoterinjt kur ishte puna e fushates te mbanin me gajret e luteshin sikur te ishim hoxh a prift, ndersa tani…. Kalova lumin te dhjefsha kalin. Pse se than keta qe ne fillim qe do ket konkurse e do fitoj me i mire…se keshtu te gjith do rrinin ne shteti se jane aq te afte qe nga konkursi te marrin vend pune.. Po jo..ne fushat thuhej hajdeni na ndihmoni, punoni me ne se do gjeni vend pune.
Ehhh demagogjit e ketyre. Konkurs thot…Po ku ta dim ne qe pyetjet e ati testimi me shkrim si jan dhene paraprakisht “fituesit”? Kush na siguron? Kush do bej transparenc?
Hajde hajde se pas 6muajsh fillon fushata tjeter per zgjdhjet lokale. Do jua shofin sa ju vlen lekura, e do shofim sa ftyr do keni te vini te kerkoni vota serish. Se njerzit ju ben engjell e shpetimtaret e tyre, ndersa keta bejn derr derr.
Jazek ndihma qe ju dhame!!!
Mendoni edhe per nendrejtoret e shkollave se ne mesuesve na kane vene ne resht per ne mitingjet e Berishes
Turpi me i madh qe mund te ndodhe!!!
Te shkojne intelektualet si dele dhe ne fund te zhgenjehen deri ne depresion te rende???
Si nuk e kuptoni se njerezit jane te paracaktuar???
Kujt i duhen masterta edhe nese jane te shkelqyer, nese pastertia morale eshte e frikshme???
Kush i beson keto dokrra???
Nuk kam ç’te shtoj veç: FALI ZOT SE S’DINE Ç’BEJNE!!!
Te gjitha keto konkurse e testime me duken pa vlera dhe thjesht reklame te cilen jemi mesuar ta shohim shpesh kohet e fundit. Zoterinj qe te behetky vend ka nevoje per intelektuale te cilet per fat te mire nuk na mungojne por qe per fat te keq ne jemi mesuar ti aneksojme. Tashme drejtoret dihen se kush jane per cdo rreth por per fat te keq ata plotesojne disa kritere te cilat kane me teper perparesi per ju si drejtues te ketij shteti:
te jene batakcinj
te jene femra pa moral dhe me nje gjuhe rrugesh
te jene shkolluar vetem per hir te nje diplome
ti jen dhene fushates vetem per te qene drejtor pa e merituar
te jene komplet injorant.
duhet te dini zoterinj qe nje drejtor nk eshte e nevojshme te kete mastera e doktoratura (as brenda e as jashte) pasi nuk do te beje pune shkencore por perkundrazi do te merret me drejtim administrativ. ne kete rast cdo kandidati ajo qe i duhet jane vetem kualifikimet 5 vjecare te mesuesit dhe drejtuesit dhe figura e paster.
ju keto i keni haruar.
me vjen me te veretete keq por per me teper me vjen keq per femijet tane qe po i cojme me duart tona drejt nje injoreance te plote.
drini te shkruaje ne shqip nje here pastaj te komentoje
kur dalin emrat e drejtoreve te arsimit?