Historia: “Stina e armëve” që bëri kurban Ramizenë dhe Zahon

Ornela

Nga Arben Saliu

Ishin ditët e para të marsit 1944, kur komanda partizane e Brigadës së Pestë Sulmuese, pas një gjyqi special, ku është marrë vendimi makabër për të pushkatuar Ramize Gjebrenë dhe përjashtuar nga radhët e Partisë dhe zhveshur nga funksionet komanduese Zaho Kokën, ka vënë në dijeni Komitetin Qendror të PKSH.

 

Drama e dashurisë tragjike së Ramize Gjebresë dhe Zaho Kokës përbën një nga ngjarjet më të bujshme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që vazhdon edhe sot e kësaj dite të kujtohet me plot dhimbje nga bashkëluftëtarët dhe ata që i kanë njohur nga afër.

Të shtyrë nga ligësia, për ngjarjen në fjalë, nuk kanë qëndruar indiferentë as ata, të cilët vazhdojnë të harxhojnë letër, bojë dhe frymë, me qëllim që qyrkun e amoralitetit të kauzës që përfaqësojnë, ta hedhin mbi supet e triumfatorëve të Luftës Antifashiste.

Përtej dashakeqësisë të kësaj kategorie, dokumentet arkivore që po vëmë në dispozicion të lexuesit dhe rrëfimet e dëshmitarëve okularë, hedhin dritë mbi rrethanat e vërteta dhe motivet për prerjen në mes të ëndrrës që po përjetonin këta dy të rinj nga “stina e armëve”, ku dashuria për lirinë e Atdheut, duhet të eklipsonte çdo lloj dashurie tjetër.

Relacionet informative

Ishin  katër relacione informative, që detyruan shtabin e Brigadës së Pestë të formonte urgjentisht gjyqin special, me anë të të cilit do të kryqëzonin Ramize Gjebrenë dhe Zaho Kokën. Të katër këto relacione vinin nga shokë të Brigadës dhe terrenit, që gjatë Operacionit të Dimrit, zbatimi i detyrave të ngarkuara u kishte mundësuar të ishin dëshmitarë okularë dhe të grumbullonin të dhënat e duhura për të anatemuar në emër të moralit partizan Zahon dhe Ramizenë, për raportet intime midis tyre.

Ramize Gjebrea

Për shkak të etikës gazetareske, relacionet akuzuese, në të cilat zbulohen “mëkatet” e Zahos dhe Ramizesë si edhe deklarimet e këtyre në seancat gjyqësore që bëjnë fjalë për marrëdhëniet mes tyre në shpellën e Ilqes dhe vazhdojnë në Jal e Vuno, paraqiten në mënyrë koncentrike.

Relacioni i parë:

“Sa kohë kemi fjetur në shpellë, kemi fjetur sigurisht pranë njëri tjetrit. Zahua me Ramizenë flinin duke i kthyer gjinë njëri-tjetrit. Ditën kam parë që Zahua ta vërë kokën në gji të Ramizesë. Një natë kam dëgjuar një bisedë të ngadaltë midis tyre, ku përmendnin emra shoqesh. Kjo gjendje vazhdoi edhe në netë të tjera në shpellë. Gjatë qëndrimit tonë në shpellë, fjetjen e bënim bashkë duke u mbuluar me pallto. Edhe në Jal, Zahua me Ramizenë kanë fjetur në krah të njëri tjetrit në mes të një grupi partizanësh…..”

Relacioni i dytë:

“Është konstatuar prej nënshkruesit se shokët Zaho Koka e Ramizeja bëjnë dashuri. Si fakt kryesor është nata 12 shkurt në shtëpinë e Pirro Dhimitrit në Jal të Vunoit, ku dy shokët kanë fjetur së toku në një dhomë krahas partizanëve të tjerë…. Të dy shokëve u paska rënë në erë që unë diçka kam kuptuar dhe më largojnë nga vetja, tue më dërguar në Himarë, gjoja për të mbledhur bukë. Nejse, unë ika pse dhe shpirtërisht nuk mundesha të qëndroja dot tok më me ta…. Këtë raport ja bëj asaj komande në vijë ushtarake, mbasi nuk kam ndonjë ndërlidhje tjetër, ku jam i sigurt se do të merren masa rigoroze për të qënë si shembull për pasardhësit e tjerë”.

Relacioni i tretë:

…. “Kur mbrita në Jal, informohem për skandalin që kish ndodhur midis dy udhëheqësve të ushtrisë sonë partizane, Zaho Kokës dhe Ramizesë. Më pas, simbas shenjave e hetimeve, marrë vesh se këtë gjë e kishin kuptuar edhe të tjerë, të cilët tue e ndier veten inferiorë përpara këtyre, kishin frikë që të raportojnë. Atëherë, mua m’u desh që t’i provoja edhe vet, që të sigurohesha për këtë gjë. Nga vëzhgimet që bëra, pashë me sytë e mi se të gjitha ato që më thanë ishin të vërteta, aq sa kudo që shkonin, si rrugës, ashtu dhe kur flinin nuk kanë munguar dhe nga populli të shohin xhestet e tyre…. Çdo bisedë në mes tyre ishin bisedime dashurie dhe këndonin po këngë dashurie. Unë mendova njëherë që të kërkoja ndihmën e shokëve që t’i përgjojshin e t’i pushkatonim, mirë po prapë u ndala pse këtu për popullin Zahua është Partia.

Duke qenë në krahinën e tij dhe mund të ndodhte një dëm për partinë tonë, e lashë në heshtje këtë variant dhe mendova që këtë gjë t’jua raportoja juve për t’u marrë masat më drakoniane kundra këtyre, që duan të helmojnë Rininë, fidanishten e ushtrisë tonë dhe sidomos Ramizeja, që ka në dorë edukimin e Rinisë së Brigadës…..”

Zaho Koka

Relacioni i katërt:

…. “Ramizeja, me sa konstatoj unë, dashuron Zahon, gjë që nuk më çudit, pse është e natyrshme, por më çudit kur ekzagjerohet dhe atëherë kapërxen në skandal. Dhe kjo është e vërtetë, mbasi në shpellë, me sa më kanë thënë, kanë fjetur bashkë me një rrobë. Dhe në Jal, për dy net me radhë kanë bërë të njëjtën gjë. Meqenëse nuk i kisha parë vet dhe për të forcuar bindjen, i kam gjurmuar vetë dhe me anë të të tretëve. Bisedimet nëpër rrugë, këngë dashurie e asgjë tjetër. Çdo punë, për hatër të amores, me sa kam konstatuar unë, është lënë pas dore. Ky është imoralitet për njerëzit e përgjegjësive, veçanërisht pse Partia u ka dhënë gjithë besimin”.

 Seancat gjyqësore

Siç mësohet nga Raporti i komandës së Brigadës së Pestë dërguar Komitetit Central mbi ngjarjen në fjalë, gjyqi kundër dy të akuzuarve është zhvilluar në katër seanca. Janë gjithsej 16 faqe me shkrim të keq dore, që të lënë përshtypjen se janë shqitur nga një defter bakalli me kuadrata, i përmasave 18×14 cm.

Fillimisht është marrë në pyetje Ramizeja. Pyetjet e përgjigjet e kësaj seance, përbëjnë Procesin nr.1. Më pas është ndjekur e njëjta procedurë me Zahon, që është përmbledhur në Procesin nr 2.

Meqenëse dëshmia e Zahos binte ndesh me shpjegimet e Ramizesë, kundër saj zhvillohet një seancë tjetër. Ajo mban të njëjtin qëndrim mohues për raportet e saj me Zahon, ashtu si edhe në seancën e parë. Kjo seancë dokumentohet në Procesin nr.3.

Nisur nga kjo situatë, trupi gjykues ka zhvilluar seancën tjetër, ku janë vënë përballë njëri-tjetrit Zahua me Ramizenë. Edhe gjatë ballafaqimit, Zaho Koka nuk nguron të thotë të vërtetën, pavarësisht se Ramizeja përsëri mbrohet për të mos e komprometuar veten. Ashtu si gjatë çdo procesi edhe në Procesin nr.4, Zahua dhe Ramizeja kanë firmuar për të konfirmuar thëniet e tyre.

Vlen për t’u theksuar se seanca me Zaho Kokën dhe seanca tjetër, ajo e ballafaqimit të tij me Ramize Gjebrenë, janë mbajtur në të njëjtën datë dhe pikërisht më 4 mars, në një interval prej orës 8.30 deri më 9.40.

Për marrjen e vendimit nuk ka asnjë dokument, me përjashtim të Raportit me makinë shkrimi dërguar Komitetit Central të PKSH më datën 7 mars. Harku kohor prej dy ditësh, nga seanca e fundit më datën 4 mars deri më 6 mars, ditën kur u pushkatua Ramizeja, të lë të hamendësosh se marrja e vendimit kundër saj nuk ka qenë i lehtë.

Gjatë seancave gjyqësore, Ramize Gjebrea dhe Zaho Koka midis të tjerash deklaruan:

RAMIZEJA:

Më 29 janar kam fjetur në Vuno. Më 30 kam fjetur me Xhakën dhe Zahon në një shtëpi afër Himarës. Më 31 deri më 5 shkurt kam qëndruar te Koço Çali bashkë me Xhakën dhe Zahon. Nga data 5 deri më 11 kemi qëndruar në shpellën e Ilqes. Prej këtej kemi ikur për në Himarë në shtëpi të F.Bollanit, ku edhe kemi fjetur. Pastaj kemi fjetur dy netë në Jal. Prej këtej kemi fjetur në Vuno. Jam nisur për këtu

(në Ramicë) në datën 23 shkurt, por për arsye të borës, fjetëm me Zahon në një stan, deri më datën 26. Prej kësaj date u nisëm në Kallarat. Në ditët e fundit Zahua ka qenë i sëmurë dhe unë jam interesuar e kujdesur për të.

Një gjë që më ka komprometuar është mbulimi që më ka bërë Zahua me kapotën e tij në shpellën e Ilqes dhe në Jal. Jemi mbuluar me një kapotë, pasi unë s’kisha.

Zahua këshillohej me mua për çdo punë. Bashkë kemi vendosur shpërndarjen e kompanive. Shpërndarja e forcave është bërë në njësite. Në njësitin që përbëhej nga djem vunjotas qëndrova dhe unë me Zahon.

Me Zahon nuk kam kam bërë asnjë veprim, veçse kur flinim në Jal bashkë me partizanë të tjerë, meqënëse unë mbërdhija, ngrihesha shpesh dhe isha e detyruar ta shtyja që të liroja vend. Dija që shoku nuk ish i fejuar. Denoncimet e ardhura nga shokët i mohoj kategorikisht, pasi ato nuk përfaqësojnë realitetin.

 ZAHUA:

Kemi bërë lëvizje për arsye ushtarake bashkë me Ramizenë.

Në shtëpinë e Koço Çalit kemi qenë bashkë, pasi në atë ditë do të bisedonim mbi punë të batalionit. Kur më thërriste ndonjëri, Ramizeja nuk më linte që të largohesha. Në shpellë kemi fjetur nën një pallto dhe Ramizeja natën më ka hedhur duart për qafe dhe më ka vënë buzët e saj në buzët e mia. Kjo gjë vazhdoi kështu deri sa qëndruam në shpellë. Kur ikëm prej shpellës vajtëm në Jal. Këtu kemi fjetur në të njëjtin krevat dhe Ramizeja më hidhte dorën në kokë e më shkulte flokët. Gjatë qëndrimit në Vuno nuk kemi bërë as një lëvizje se ishin shokët.

Kur do iknin shokët për në Mesaplik, unë qava pasi isha sëmurë dhe s’ikja dot me ta. Ramizeja u shkëput prej shokëve dhe erdhi e qëndroi me mua.

Kemi kënduar këngë dashurie që na vinin mirë.

Ramizesë i kam thënë se më kanë dashur shumë vajza, por unë s’kam dashur të kem marrëdhënie me asnjërën. Në fillim s’kam ndier dashuri për të, më vonë po, por nuk kam pasur guxim. Kam kuptuar që më dashuronte dhe unë e dashuroja, por pa i thënë njëri-tjetrit. Unë nuk e kam ditur që ajo ka qenë e fejuar.

Nuk ja raportova Partisë këtë marrdhënie, sepse kam pasur turp.

KOMITETIT QËNDROR TË P.KOMUNISTE SHQIPTARE

RAPORT

Në kohën kur Partia jonë me themele të çelikta, e çimentuar prej shokëve tanë që kanë derdhur gjak, është më e forte se kurrë; në kohën kur Ushtria Nacionalçlirimtare po shtohet dhe forcohet dita-ditës duke u dhënë grushte të forta okupatorit dhe tradhëtarëve, pikërisht në këtë kohë kur armiku po bën ofensiva të vazhdueshme kundra forcave tona liridashëse, kur anëtarët e Partisë Komuniste duhet të jenë shembull në luftë, sakrifica, sjellje dhe të mendojnë vetëm për një gjë: realizimin e qëllimit tonë, konstatohet me hidhërimin më të madh se midis dy drejtuesve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Brigadës së Pestë të neglizhohet puna dhe të mbrijnë të cënojnë moralin proletar, pikën më të dobët ku armiku na ka luftuar dhe po na lufton.

Kur armiku me forca të shumta në të gjitha anët goditi qarkun tonë, komanda e Brigadës vendosi që të pesë batalionet të shpërndaheshin në pesë sektorë për ta pritur armikun me luftë në çdo anë. Batalioni i III-të u dërgua në krahinën e Himarës për shkatërrimin e komunikacionit dhe të ndalonte lëvizjet armike, ku e kreu detyrën plotësisht. Për çdo batalion, përveç drejtuesve të batalioneve, u ndanë edhe shokët që përbëjnë Shtabin ( e Brigadës), si dhe ata që bëjnë pjesë në Seksionin Politik, me qëllim që puna të shkonte më mirë. Në batalionin e III-të, që komandohet prej shokut Mehmet Ali Shehu, prej komisarit Zenel Hamiti, prej zv.komisarit Zaho Koka dhe prej zv.komandantit Hysen Çino, shkoi për të vazhduar punën politike dhe organizative shoqja Ramize Gjebrea, anëtare e Seksionit Politik në Brigadë dhe si drejtuese e rinisë së Brigadës dhe e Agjit-Propit.

Gjatë kohës të qëndrimit të shoqes në fjalë në krahinën e Himarës, konstatohet se Ramizeja bije në relacione dashurie me zv.komisarin e batalionit, Zaho Kokën, siç do ta shifni dhe në raportet e bashkangjitura të bëra prej komisarit të batalionit, shokut Zenel Hamiti, prej partizanit Tanush Shyti, prej anëtarit të Komitetit të Rajonit, shokut Lefter Kasneci, si dhe shokut Xhake (Ramadan Xhangolli), që ka raportuar aty dhe këtu na i raportoi verbalisht.

Shtabi i Brigadës, porsa mori raportet e sipërme, mori masat e duhura për arrestimin e tyre dhe formoi gjyqin për t’i dhënë fund sa më parë këtij skandali, që mbriti të kuptohet haptazi dhe prej disa partizanëve që ndodheshin përqark.

Duke marrë parasysh se çështja ishte mjaft serioze dhe duhesh para se të merrej vendimi i duhur, të rriheshin të gjitha problemet që do të na paraqiteshin në këtë rast dhe duke patur pamundësinë të merreshim vesh me Komitetin Qëndror mbasi, të dy të dashuruarit e kuptuan se shokët drejtuesa të Ushtrisë ishin në dijeni dhe për të evituar çdo gjë (tradhëtinë e tyre), e pamë të arsyeshme që gjyqi të formohet më i gjerë dhe jo vetëm prej atij të Brigadës. Kështu, që në këtë gjyq morën pjesë këta shokë:

komandanti i Brigadës, komisari, zv.komisari, sekretari organizativ i Seksionit Politik, kulturoro-arsimori, sekretari politik i Qarkorit të Vlorës dhe i deleguari i Komitetit Qëndror të Rinisë Komuniste Shqiptare, shoku Xhake.

Gjyqi mori në pyetje shoqen Ramize duke i kërkuar të shpjegojë ngjarjen përsa i përket relacioneve dashurore me Zaho Kokën. Deklaratat e para të saj përshkruhen në procesin nr.1 (shifni procesin). U muar në pyetje Zaho Koka. Deklaratat shifen në procesin nr.2.

Meqenëse deklaratat ishin në kundërshtim, u thirr përsëri Ramizeja, e cila deklaroi sipas procesit nr.3. U pa i nevojshëm ballafaqimi dhe mbasi u ballafaquan, u firmos procesi nr.4. Siç do ta shifni dhe nga proceset në fjalë, në procesin e mbajtur herën e parë mohohet çdo gjë prej Ramizesë. Mohoi gjithashtu dhe thëniet e shokut Xhake, që ja shfaqi në prenzencën e saj para gjyqit. Gjithashtu edhe në procesin e dytë të Ramizesë, shihet se mundohet të mbulojë të vërtetën. Vetëm kur u bë ballafaqimi, duke parë se Zahua ja faktonte të gjitha, u shtërngua të pranojë duke u munduar në çdo mënyrë që të justifikohet. Mbasi firmosën që të dy procesin e fundit, gjyqi i formuar posaçërisht, duke marrë parasysh zhvillimin e ngjarjevs, duke marrë parasysh realitetin e raporteve të shokëve që i kishin paraqitur me shkrim dhe verbalisht, si dhe nga sa u konstatua në deklaratat e Zahos dhe Ramizesë, studioi:

Ramizeja.- Shoqe me përgjegjësi, edukatore e rinisë së Brigadës, e zhvilluar nga çdo pikëpamje. Zotron vijën e Partisë fare bukur, e fejuar legalisht para partisë, udhëheqëse në terren dhe ushtri. Në një kohë kur Ushtria jonë ndodhej në vuajtjet më të mëdha, në këtë kohë kur shokët komunista duhet të tregohen më të fortë se kurrë, të mbajnë lartë moralin e Ushtrisë, të jenë shembull në vuajtje dhe sakrifica, Ramizeja arrin që të mohojë që të gjitha, vetëm për të kënaqur epshet e saja. Influencon te Zahoja dhe bashkërisht dëfrejnë. Para gjyqit nuk është treguar aspak e sinqertë. Bindemi pra se e përmendura është tradhëtare e Partisë, shkelëse e moralit proletar dhe tradhëtare e shokut të cilit i ka premtuar fejesën (Nako Spirut). Nuk ka asnjë fije komunisti, mbasi ka mohuar çdo gjë. Me zë të përbashkët çfaqet mendimi që e përmendura të pushkatohet para forcave partizane.

Zaho Koka.- Njeri i vendosur për Partinë. I pa zhvilluar siç duhet. Di vijën e Partisë, influencohet prej shokëve me përgjegjësi. I pa fejuar. Deklaron se e donte me qëllim martese, tue mos e ditur fejesën e saj. I ngarkuar me përgjegjësi, jo pse është në gjendje, por sepse ishte besnik i Partisë dhe gjatë detyrës, me ndihmën e shokëve do të zhvillohej. Është shkelës i moralit proletar. Më shumë për këtë te ai ka influencuar Ramizeja, që ishte në një pozitë më të lartë dhe më vonë këtë dashuri e ka vazhduar me konshjencë.

Para gjyqit është treguar deri diku i sinqertë, ku tregohet diçka si komunist, megjithëse duhej të kishte raportuar më parë. Duke marrë parasysh se fajet e njërit dhe të tjetrit nuk janë të njëllojshme dhe duke patur parasysh se elementët që japin shpresë, të mundohemi t’i ngremë lartë, megjithëse janë fajtorë, mbas shumë diskutimesh u vendos që Zaho Koka të mirrte këtë dënim: Shkarkim nga përgjegjësia, përjashtim nga Partia dhe të dërgohet në një qark tjetër.

Vdekje Fashizmit,

Liri Popullit

Zonë e Lirë, 7/III/ 44

Komandanti i Brigadës (Shefqet Peçi)

Komisari i Brigadës (Hysni Kapo)

zv.Komisari (Manush Myftiu)

Organizativi i Seksionit Politik (Hito Çako) Çobani

Kulturoro-arsimori (Bilbil Klosi)

Sekretari Poltik i K. Qarkor (Pajo Islamaj)

I deleguari i K. Qëndror të Rinisë K.Sh.(Xhaka)

 

****

Botuar sot në Dita. Autori ka përdorur materiale nga AQSH, Fondi 14, V.1944, Dosja 17/1, Fletët 1, 2. Vijon…

Share This Article
56 Comments
  • Nga materialet kuptohet qe kjo Ramizeja e gjore ka qene sic thone italianet “voglioza”, dmth e ka patur qejf ate pune (sigurisht pet kete nuk meriton te vdese)

    Por ama ky Zaho, ka qene kokerr legeni, ka shpetu koken duke deklaruar ato qe paska deklaruar ne gjyq.

    Palo burre

    • Ndaj eshte frymezu edhe Kryemnistri qe ia ka vene emrin Zaho djalit te Lindes qe eshte bjond nordik, pa lidhje me tiparet mesdhetare (dhe veneciano – tropojano – vunoiane) te gjeniut

      I pelqejne palo burrat

      Sepse ashtu palo burrat e sotem nihen mre ne ndergjegje

      Duhen lartu palo burrat e djeshem

  • PO ENVERI?

    Qe nuk kishte lene pa palluar prostitute ne France me lekat e Bahri Omarit, qe vazhdoi te pallonte gocat e Liceut te Korces dhe per kete e zbuan me hu ne dore dhe qe vazhdoi te pallonte Nexhmije Fashisten ne vilen e kunatit te tij Kryefashist dhe Kryeballist Bahri Omari qe ishte ngjitur me vilen e Qazim Mulletit nga ku edhe spiunoi te fashistet Qemal Stafen nga xhelozia apo nga frika e kundershtarit drejt pushtetit monist?

    HE PRA KU ESHTE KUMANDARI I LANC-IT KRIMINAL, ENVER HOXHA NE KETE HISTORI?

    He mo vemje te Enverit keni gje per te treguar ne kete mesele?

    apo:

    Do t’i suleni intelektualit me HALE dhe WC sic e keni zakon te beni sapo hapet debati i moralit te Kumandarit Pederast te LANC-it kriminal qe vrau ushtaret e vet me shume se gjermanet dhe qe me pas vrau edhe anglezet ne Kanalin e Korfuzit dhe shiti kosovaret si “derra ne thes” te Rankovici i Titos?

    CFARE LANC-I I KULCEDER ISHTE KY?

    • Thuaj cfare te duash, i mire a i keq Enveri, ty Intelektuali ta futi para e mbrapa, dhe megjithese ka vite qe ka vdekur prape ta ka lene brenda, sta ka nxjerre akoma.

      • Ja ku e ke Enverin LIVE ne mes te Tiranes me Piramiden e tij famekeqe qe i kall daten femijeve ne barkun e nenes kur i kalojne prane dhe qe cuni i killerit te Enverit Edvin Droga do ta rlinde me lekat e shtetit per pallues spiune si puna jote qe dine te bejne debat vetem me kar dhe pidh,

        por:

        Ja ku i ke Gerdallat gjakatare te Enverit ne majat me te larta te Shtetit dhe Pushtetit enverist qe nga Gramoz Ruci, Spartak Braho, Skender Gjinushi me lukunine e Venusave te Enverit ne krye te Gjyqesorit qe qajne dhe vajtojne njezeri si kukumjacka pylli per LANC-in kriminal jugosllav te Enverit dhe nuk dine te kerkojne falje per krimet e komunizmit qe mbushen lumenj me gjak njeriu dhe e bene Shqypnine si nje bordello enveriste sic ka mbetur deri me sot.

        Kush ju do ne Bote ju pisa zhulsa dhe pabuksa qe nuk keni breke ne bythe por qe debatin dini ta beni vetem me kar dhe pidh?

        njashtu:

        Si Deputetet, Ministrat dhe Drejtorat e Edvin Droges ne Diber atje i ke mesuar keto rrugaclleqe o pusht i Enverit?

  • Vajza te reja e djem te rinj ne lule te rinise. Disa marredhenie nganjehere vijne natyrshem
    Lufta e ashper ne nje mjedis sa puritan aq edhe te pazhvilluar e me mungese leiberalizmi.
    Por edhe nderi ne ate kohe kishte kodet e veta te cilat te denonin edhe po te mos ishe ne mjedis partizan.
    Keshtu ishte Shqiperia.
    Krim denimi i Ramizese.
    Askush nuk mund ti gjykoje veprimet e Ramizase dhe te Zahos, pervecse ata vete.

  • Me ç’rast është bërë ky shkrim , me ç’qëllim , ç’ka të re që s’njihej më parë ?!
    Pinjollët e reaksionit që gjatë Luftës derdhnin gjithë vrerin e tyre kundër vajzave partizane , tani marrin në mbrojtje ato që u ndëshkuan se gabuan . Sepse iu dhimbsen shumë , prandajë ?
    Hipokrizi dhe cinizëm i paparë !
    Në luftë , si në luftë , zbatohen ligjet e luftës dhe pikë !

    • Fatkeqesi per ju (ngushellime)!!
      Ju jeni nje diktator ne miniature (per shkak te nivelit te inteligjences dhe pushtetit qe keni), pike

    • O Liman Bolsheviku i Enverit:

      E reja ne kete shkrim dritherues dhe me plot trishtim eshte ajo qe nuk e sheh dot ti me trunin e BOLES se indoktrinuar:

      QE KOMUNIZMI HANTE SI KAFSHE EDHE FEMIJET E VET

      Churchilli ka thene:

      “Komunistet kur shiheshin ne mengjes ne pasqyre i dukej vetja si engjej parajse, nderkohe qe gjate dites dhe nates kryenin krime si djaj te ardhur nga ferri”

      He mo Liman Bolsheviku e kuptove pse nuk e shikon ti si djall enverist RISINE e ketij shkrimi me pozite te larte qytetarie qe ka publikuar sot gazeta e nerume DITA per ata qe kane sy te shikojne dhe veshe te degjojne?

      • Ndersa komunistet i hanit ju fashistet dhe zoraxhinjte e tyre…
        Ytt fare e keqe dhe jashteqitje fashiste. Gjithe ate burg qe bere dhe prap fashist mbete.

        • BOLE BUDALLAQE:

          Mund te pergjigjem vetem:

          BEJI TE FALA BAHRI OMARIT!

          nese:

          Di shkrim dhe lexim te mesosh se kush ka qene.

    • Limani, e ka nxjerre Ramuti shkrimin.
      Eshte bere boze me privatizimet, dheniet me qera te Drilonit, HECet e Holtes., parqet e prishura per firmat e Ramutit.

  • Diktaturat, mohojne kujtesen duke dekurajuar hetimet mbi rrenjet e tyre,deri sa te shuhet zeri i atij qe mund ti tregoje.
    Me pas diktatura rikthehet, me nje tjeter emer dhe te njejten fytyre,per te shkaterruar ate pak qe kishte kusyer.

    SOT,ME SHUME SE KURRE, ESHTE E NEVOJSHME QE TE RINJTE TE DINE DHE TE KUPTOJNE. ESHTE E VETMJA MENYRE PER TE SHPRESUAR QE AI HORROR I PAPERSHKRUESHEM (I PERBINDESHIT DIKTATURE),TE MOS MERSERITET.

  • O te rruaje Partia qe nje dashuri e ka quajtur tradheti dhe ka pushkatuar per kete.
    Flm, Beni. Si gjithmone, i bie pikes.

  • Lufta Nacional Clirimtare paska qene dicka serioze..Me duket kane qene nja 70 mije partizane e partizane femra…dhe disiplina qenkesh shume e rrepteKa ca qe mendojne se edhe lufta edhe disiplina kane qene te gabuara..!?

    • Femrat i pallonte Enveri nga para, djemte e pallonin Enverin nga pas

      JA KESHTU KA QENE DISIPLINA E LANC-IT KRIMINAL QE FUTI PEDERASTINE POLITIKE NE SHQYPNI ME VELLAVRASJE TE PAPARE NE HISTORI

      Shikoje Lulzim Bashen si kopje e Enverit te Bimbashit qe te mos mbetet asnje dyshim per kete te vertete absolute,

      por:

      Shiko Edvin Drogen qe vrau djalin nga Bularati si zog pule si kopje e killerit te Enverit Kristaq Rama qe te kuptosh se vrasja e Ramizese se dashuruar ishte e programuar me idellogjine e Internacionales Komuniste qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem kudo ne Bote edhe gjate Luftes duke ngrene femijte e vet, por edhe ne kohe paqe sic e treguan krimet e Monstres Enver Hoxha ne Shqypni

      dhe:

      Stalini kishte vrare para luftes me Hitlerin mbi 30 milione njerez te pafajshem ne kete numer bejne pjese gjenerale komuniste dhe bolshevike te devotshem te kauzes se Partise dhe kjo e rendit Monstren Jofif Stalin ne vendin e dyte ne Bote te vrastareve killera me te medhenj ne histori, pas Mao Ce Dunit qe vrau pa lufte ne kohe paqe me shume se 40 milione kineze.

      • Shumë i nerumi, nastradin i orëve të para. Prania juaj e nderon jashtëzakonisht këtë forum kaq dinjitoz, për trushplarë të të gjitha llojeve dhe kategorive.

        Më lejo që me anë të kësaj fletërrufeje të tipit bolshevik, t’ju njoftoj, se fuksi më i zellshëm dhe më i privilegjuar i birucave të diktaturës, sigurisht bashkëpunëtor i ngushtë i krerëve të sigurimit, ka treguar gatishmërinë t’ju ndihmojë me aq sa ka në dorë, për zgjidhjen e problemeve të shumta, shpirtërore, ideologjike apo psiqike qofshin, të cilat mund t’ju kenë shoqëruar gjithë viteve të diktaturës dhe tranzicionit pa limit. Mos e beso po deshe, por fuksi ka rezervuar për ty bile dhe një ofertë specihale, sigurisht nëse do ishe dakort. Tani nreji vesht e gamorit përpjet dhe nigjo pak me vëmenje.

        Me që familjarët e tu kanë qënë balli, apo si të thuash ndryshe, ajka e kolaboracionistëve me pushtuesit e huaj, fuksat e keqpërfolur kanë menduar të rehabilitojnë njëri pas tjetrit tërë kulishat kolaboracionistë, dhe t’i dekorojnë ata pas kaq e kaq vitesh, për kontributin e tyre të shqyer gjatë periudhës së luftës kundër okupatorit të… mrenshëm.

        Krahas shumë të tjerëve, kryesia e fuksave ka vendosur t’ju ftoj edhe juve personalisht në një simpozium kushtuar kundërshtarëve të flaktë të LANÇ. Do ishte në nderin e tyre, nëse ti si antikomunist nga më të betumit, do ta pranoje pa rezerva ofertën e tyre, dhe do merrje pjesë aktive në këtë simpozium.

        Dëshira dhe shpresa e fuksave është sikur ju i nerumi pejkamer të mbanit një fjalim pompoz në simpoziumin e destinuar enkas për ballëgërvishturit e deklasuar të diktaturës komuniste.

        Nuk është vendosur akoma data dhe vendi i organizimit të tij, por me sa kemi dëgjuar nga gojët e liga, ai do të mbahet diku pranë shurrtores së mencës majmuni. Shurrtorja i nerumi shahist ngjason me një si bicim shatrivani me “njolla të murme”. I vetmi kusht pranimi në simpozium është që gjithë të pranishmit duhet të paraqiten fare-fare cullak. 😉

        • BOLE ENVERISTE:

          Te kam thene edhe me pare per LANC-in kriminal dhe jugosllav te Kumandarit Bythar, por ti nuk ha pyka llogjike fare:

          BEJI TE FALA BAHRI OMARIT

          dhe:

          Vazhdo te shikosh filmin “fije qe priten” te Viktor Gjikes bashke me teteme qe te ka lindur cyryk nga trute filmin famoz te Enverit me spiune kolaboracioniste, gjermane dhe diversante amerikone,

          sepse:

          KESHTU TE BEN ME MIRE!

          • Çfarë përgjigje prisja, dhe çfarë dijareje gojore lëshove. Hajde xhynyp, hajde. E beson apo jo zogu kumardar, po oferta specihale e fuksit digjital ishte serioze dhe jo gargare për të shplarë gojën tënde që kundërmon era përç. Bëji derman shëndetit fizik, pa vari leshtë trunit. Ai ka vite që të ka shku për lesh hajdari. Helbete, tani po i ndjen tamam pasojat e vonshme të spiunllëqeve me patllake ke koka.

  • Duam nje Shqiperi pa serbe dhe ruse.
    Ky ishte mesazhi i Ramizes gjate luftes.
    Perfaqesuesit serbe, vecanerisht Dushan Mugosha, ishin te vemendshem dhe kishin si objektiv te largonin ose eliminonin qofte dhe fizikisht te gjithe ata drejtues qe deklaroheshin kunder bashkepunimit me Serbine.
    Pervec kesaj, Ramize Gjebrea ka patur nje debat me Dushan Mugoshen per ceshtjen e Kosoves.
    Ne bindjen time, Enver Hoxha nuk ka qene ne dijeni te vendimit per pushkatim te Ramizes, pasi ato dite ai ka qene i izoluar nga bora ne mal.
    Kjo ka qene dhe arsyeja, pse vendimi per pushkatim, eshte ekzekutuar me shpejtesi pa u gjykuar ne Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise.

    Enver Hoxha nuk te vriste kurre per moral, nese e donte te vdekur Ramizen, kishte menyra tjera prapa shpine.

    Vrasja e Ramizes, eshte organizuar nga Dushan Mugosha ne bashkepunim me faktore te tjere ne terren, kryesisht me drejtuesit e Brigades qe perpiluan dosjen.

    Veshtire te besohet qe Nexhmie Hoxha ka patur dijeni per pushkatimin, pasi 5 dite pas pushkatimit ajo i shkruan nje leter Ramizes dhe kjo leter nga permbajtja, nuk mund te jete nje truk.

    Nga materialet qe kemi konstatuar deri tani, kam pershtypjen se Ramize Gjebrea ka rene viktime e moshes.

    Ndoshta eshte marre me thashetheme, duke perfolur shoket dhe shoqet.

    Disa nga keto thashetheme, ja ka besuar dhe Zahos, i cili me pas, eshte bere zeri i amerikes.

    Kjo eshte dhe arsyeja pse shoket drejtues te brigades, u treguan te pameshirshem.

    Shkurt, Ramize Gjebrea, eshte pushkatuar padrejtesisht nga drejtuesit e brigades, duke u kapur pas ligjit te luftes, por pa vene ne dijeni Shtabin e Pergjithshem dhe Enver Hoxhen.

    • Ti Balli Kombetar, trimi i pulave, ku i ke lexuar keto qe shkruan. Na i thuaj ti lexojme edhe ne te tjeret.
      Keshtu ma ha mendja mua, thua.
      Po pse mo historia behet me si ma ha mendja, fshatce.
      Hajde historian popullor hajde.

    • Duam një Shqipëri pa serbë dhe rusë , ky ishte mesazhi i Ramizesë gjatë luftës !
      Kështu na thotë BK .
      Po nga i di ti BK këto që na thua , me plot gojën?
      E kundërta është e vertetë . Ramizea punonte në sektorin politik dhe ishte e politizuar nga koka te këmbet .
      Në ç’do bisedë politike Ramizea e hapte me Titon dhe Stalinin dhe e mbyllte me Titon e Stalinin . Në radhë të parë me Titon , pastaj Stalinin . Kjo ishte një dashuri politike , plotësisht e justifikuar për kohen .
      Pa rusët dhe pa jugosllavet donin ballistet , por , Ramizea nuk vajti tek ballistët tradhetarë , ajo erdhi me ne .
      Edhe e vdekur Ramizea është e jona , ajo s’ka asnjë pikë takimi me kolaboracionistët .
      I paharruar qoftë kujtimi i antifashistes Ramize Gjebrea , poshtë pinjollët e tradhëtarëve kolaboracinistë !

      • Beji te fala antifashistit Aleksander Rankovicit te Titos qe vrau dhe masakroi kosovaret ne Tivar pasi ju i Liman Bolsheviku i Enverit ja shitet me nje pabesi te papare me urdher ng Beogradi dhe Moska

        RAMIZENE E FUTET JU NE DHE ME NJE EGERSI TE PAPARE

        prandaj:

        Kujt ja tregon keto llogje budalli si kafshe pylli qe nuk di se cfare flet? Cfare kujtimi i paharruar te mbetet nga Ramizeja dhe dashuria e saj e masakruar nga xhelatet e Enverit, i ke ne liste qe kane firmosur te gjithe, mungon vetem firma jote,

        O LIMAN KRIMINELI HIPOKRIT I ENVERIT?

        Pty! race e poshter qe nuk dini te thoni nje gje llogjike!

      • Beji te fala antifashistit Aleksander Rankovicit te Titos qe vrau dhe masakroi kosovaret ne Tivar pasi ju i Liman Bolsheviku i Enverit ja shitet me nje pabesi te papare me urdher nga Beogradi dhe Moska

        RAMIZENE E FUTET JU NE DHE ME NJE EGERSI TE PAPARE

        prandaj:

        Kujt ja tregon keto llogje budalli si kafshe pylli qe nuk di se cfare flet? Cfare kujtimi i paharruar te mbetet nga Ramizeja dhe dashuria e saj e masakruar nga xhelatet e Enverit, i ke ne liste qe kane firmosur te gjithe, mungon vetem firma jote,

        O LIMAN KRIMINELI HIPOKRIT I ENVERIT?

        Pty! race e poshter qe nuk dini te thoni nje gje llogjike!

        • NË KËTË FORUM TË NERUM TË GAZETËS DITA etj etj
          kemi edhe njerëz të pa nerum, por , këta të gazetës janë të qutë dhe origjinalë – e lënë intelektualin tonë , që mezi e kemi , të llapë pa fund e pa fre ; kjo është një mënyrë shumë fine për t’i nxjerrë bojen këtij llapaqeni sharlatan .
          Dhe ia kanë arritur qëllimit !
          Kjo krijesë me psiqikë të deformuar , operon si papagall me 10 apo 15 fjalë që na i reciton si vjershë mekanikisht , duke i postuar nga dy , tre e katër herë – Titua, Rankovići , anglezët , Korfuzi , Kosova , Tivari , Miladini , Dushani, Enveri , Bahri Omari ………
          Po mjaft, o derëziu ti , të gjithëve këtyre Enveri apo Partia Komuniste merre si të duash , u tregoi vendin kur erdhi koha .
          Intelektuali pa tru në kokë – ham ham ham . Unë s’mund të leh si qen , që të arrijë ty , me njeriun futesh në polemikë , por , jo me një kone !

      • Qenke kokrra e debilit o Limani….e ke idene cfare shkruan o komunist injorant ??
        Ballistet donin Shqiperine pa ruse e jugosllave por ishin tradhetare ?!?!?
        Komunistet qe e donin Shqiperine me ruse e jugosllave nuk ishin tradhetare ?!?!
        Tamam llogjike komuniste fshatunare .
        Ramize Gjebrene po ta kishin vrare ballistet ( me llogjiken komuniste ) do ishte heroine !!
        Po nese e vrisnin shoket e saj sic e vrane do ishte tradhtare e idealit komunist !??
        Po mire o Liman karagjozi….Myslym Peza qe kishte 7 gra pse su vra po u be hero ???
        Apo i pallonte ne emer te idealit te Partise ???

  • Ramizja i bente hije dikujtvtjeter si pergjegese! Po ashtu Zaho ne ´token e tij’ ishte rezik per disa! Pra i eliminuan per arsye ma banale!

    • O Lili Evropiania.. pyet njehere ne France nese i ekzekutonin ne kete menyre dashnoret.
      Ka qene Ligji i Luftes ne tere Evropen.
      Vetem per nje puthje kane vrare pa gjyq.
      Vetem ne Shqiperi te denuarit duan te ndeshkojne gjykuesin.
      Ka ligje Lufta, nuk ishte obori i Zogut ku behej orgji me Myzejenin

      • Ku ke pyetur ti mor Mirel, ne cilen France jane egzekutuar guerrilasit qe benin dashuri.Po as partizanet nuk e bene, pse shkon aq larg,nuk ishte kohe lufte kur bente dashuri Nexhmia me Enverin ? Sa partizane rane ne dashuri se ishte gjeja me normale,shumica me vone edhe u martuan,po dashurickat filluan qe ne ate kohe. Sa per kulture Francezet pushkatuan disa nga ato prostituta qe bene dashuri me Gjermanet dhe spiunuan gueriljet,Por Franca edhe atyre kurvicave me vone ju dha pafajsine.
        Pushkatimi i Ramizese ishte i gabuar,Ne fakt mbasi eshte pushkatuar Ramizeja,ne ate kohe s’kishte telefona,korieri i shtabit te pergjithshm
        mberriti dy ore me vone,urdheri i komandes se pergjithshme ishte te mos pushkatohej.Kurse vrasja e Zahos ishte vetevrasje nga deshperimi,doli vete me koken e tije si burre ne mes te xhadese dhe qelloj ne distance te afert ne kembe patrullen Gjermane,ngeli i vrare nje Gjerman,Zaua dhe nje i plagosur
        Shume kush ne fshat ne ate kohe thoshte se Zaua u vete vra per dashurine,por sido qofte ai vdiq si nje hero
        Gjermanet qe u terbuan,vune zjarrin e dogjen gjithe fshatin
        Baballaret tane qe e kishin njohur nga afer e cilesonin trim te ralle e djale me karakter qe si trembej syri

  • Edhe ky tjetri, plumbin hengri me pas, dhe me siguri gjate kohes se marrjes se vendimit per tu pushkatuar do te kete kujtuar Ramizene e pafajshme dhe te pergjakur.

  • Shoqja Vito qe beri njesoj po vra 2 njereze tjere te pafajshme me dore te vete cka thot per Ramizen e shkrete?!
    Po shoqja Nexhmije qe u palloke me Enverin c’thot per shoqen e vrare per ma pak se cka beri ajo?!

  • Kadrat e ati grupimi nuk ja arriten qellin me kete femer dhe sajuan ate qe ndodhi.Ishte Hito Caku qe mori persiper skenimin e ksaj ngjarje te trishtuar.

  • pertej historise (se dhimshme) te personazheve te shkrimit, vlen sqarimi me kete te shkrete ..intelektualin e komenteve . po c’ke, o i shkrete . ne e ke me dhimje, qe shane “shokun” enver, prano se bota ka dhe padrejtesi . ne e ke nga epersia “intelektuale” dhe siguria, se enveri ishte “bole” dhe ti ne vend te “tij”, do t’a beje shqiperne “parajse me lule”, prandaj “rrekesh” t’a diskreditosh, mos u lodh kote, se je aq i vetmuar ne kete angazhim tendin, sa te bene dhe per te …qeshur . prano fatin ku je, mos lufto kote me …mullinjte e eres .

    • Po te kishin pranuar shqyptaret oferten angleze ne Mukje 1943 dhe nuk do te kishin ndjekur pas si dele LANC-in kriminal jugosllav te Enverit per t’u vrare me njeri tjetrin ne nje Lufte civile te papare ne histori, per te shitur tek Rankovici i titos kosovaret ne Tivar dhe er te vrare dhe masakruar Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit gje qe solli implementimin e Murtajes Bolshevike ne Shqypni qe mbushi lumenj me gjak njeroi ne vendin tone dhe falimentoi ekonomine me tollona dhe bunkere, shqyptaret sot nuk do te luftonin me:

      MULLINJTE E ERES

      Duke i u lutur Botes bythenderur dhe gjuhejashte per antarsim ne BE, mesiguri Shqypnia nuk do te kishte kete Klase Politike te korruptuar deri ne vrimen e bythes,

      por:

      DO TE ISHTE SI NJE ZVICER ME DET NE EUROPE

      • Mukja eshte celesi qe i dha enver hoxha Miladinit ne kembim te pushtetit te tije,fati i shqiperise mori rrugen tragjike te historise qe vazhdon akoma e kesaj dite.
        E sakte intelektuali,Shqiperia po te kish marre krahun e Anglezeve sot do ishte Zvicrer e shkuar Zvicres.
        Tru shperlarit akoma thone se moren anen e fitimtarit kur ne fakt moren krahun e Jugosllavise jo ate te Anglise qe ishin po ashtu fitimtare

  • Po te kishin pranuar shqyptaret oferten angleze ne Mukje 1943 dhe nuk do te kishin ndjekur pas si dele LANC-in kriminal jugosllav te Enverit per t’u vrare me njeri tjetrin ne nje Lufte civile te papare ne histori, per te shitur tek Rankovici i titos kosovaret ne Tivar dhe per te vrare dhe masakruar Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit, gje qe solli implementimin e Murtajes Bolshevike ne Shqypni qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe falimentoi ekonomine me tollona dhe bunkere, shqyptaret sot nuk do te luftonin me:

    MULLINJTE E ERES

    Duke i u lutur Botes bythenderur dhe gjuhejashte per antarsim ne BE, mesiguri Shqypnia nuk do te kishte kete Klase Politike te korruptuar deri ne vrimen e bythes,

    por:

    DO TE ISHTE SI NJE ZVICER ME DET NE EUROPE

  • Kujt ja tregoni ligjin e luftes ju?
    Cfare ishte Ramizja prostitute?
    Te ishte prostitute, i kishte marre me radhe drejtuesit e brigades, por asnjerin prej tyre nuk e beri mik.
    Fakti qe e pushkatuan me shpejtesine e eres, verteton se Ramizja ka patur te drejte qe distancohej me drejtuesit e brigades !

    Pergjegjesia me e madhe bie vetem mbi drejtuesit e brigades.

    Ata nuk kishin kompetence te kryenin ekzekutimin.
    Kane thyer ligjin.

    Ne te gjitha sistemet, po marrim dhe luften si sistem, vendimi per tu pushkatuar dhene nga gjykata, miratohet nga institucioni me i larte.. qe ne kete rast ishte Shtabi Pergjithshem.
    Ekzekutimi vetem 1 apo 2 dite pas marrjes se vendimit, le dyshime se dosja eshte manipuluar.
    Ndoshta ndermjet tyre ka patur thjeshte shoqeri me kaluar ditet e luftes.
    Nuk na thoni, ju te ligjit te luftes, Ramizja u pushkatua si prostitute apo si e dashuruar.

  • Lufta e ketyre ishte nje lufte e qelbur,e huaj per traditen shqiptare.Balli dhe Legaliteti qe perfaqesonin traditen shqiptare nuk merrnin femra me vete.
    Keta fejoheshin neper bazat ilegale(enveri-nexhmija;qemali-drita kosturi,Nako-Ramize Gjebrea,’Hasan Bajraktari-Shejnaze Juka,Miladin Popovic-Vito Kondi;Dushan Mugosha-Fiqerete Sanxhaktari,etj.)pastaj i ndrronin ja jepnin shokeve me URDHER PARTIE.Ca zbriten nga ceta me barkun tek buza.Ashtu si nuk kishin moral kombetar,keta brekegrisurit komuniste nuk kishin as nder,as moral.Shembullin e jepte Shtabi i Pergjithshem.Prandaj Shqfqet Baholi dhe Nazmi Baholli i perzune nga Vila e tyre ne Labinot dhe vuajten me pas burgjet e ketyre kellirave komuniste.
    Komedia ne kete ngjarje qendron se i gjykuan ca pushta.Kjo Ramizeja duhej bere shembull per te mbuluar te tjerat.Komandanti brigades beri kerdine pas lufte me grate e herojve te heshtur,sa e detyroi Kadri Hasbiun te hakmerrej per kuadrot e sigurimit,duke i arrestuar te nipin.Denoncuesi Ramadan Xhangolli nuk ruajti dot vajzat e veta,do ruante Ramizene.Egzekutori pas kraheve,Hito Cako,ashtu ja shperbleu partia.
    Brekedhjeri Zaho Koka,qe ja hapi barhun partise,duke fajesuar Ramizene,iku si qeni ne veshte.
    Vetem I TRADHTUARI Nako Spiru tha nje fjale kur e mori vesh;-C`patet qe e vrate?
    Ishin intrigat e Nakos me Nexhmie Hoxhen qe e larguan Ramizene nga Tirana,ne fillim ne Berat,pastaj ne brigaden e V,sepse Nako kishte filluar te cucuritej me Liri Belishoven.

    • I vetmi ngushellim per krimet e atij sistemi te ndyre eshte qe shume nga ata qe bene krime si puna e Hito Cakos e hengren edhe vete nga Nena Parti.
      “Si ke bo ashtu e gjetsh!” thote populli ne Shqiperine e Mesme. Edhe keta si ua bene te tjereve te pafajshem ashtu e gjeten edhe vete.
      Eshte shume i vogel si ngushellim perballe makabritetit diktatorial enverist, por prape eshte dicka.

  • Dirigjenti i te gjitha te kqijave ishte enver hoxha.Denon Hito Cakon mbas 32 vitesh kur duhej denuar ne vend.Shefqet Pecin e mban afer vehtes kur kishte kryer krime te shumta lufte.Edi Rama mban afer nipin e tij Termetin qu duhet te jete ne burk per cfar ka bere si kryetar bashkie.

  • I dashur Arben:
    Pèr njè episod tè tillè, sa delikat aq edhe kompleks, lutem lexo librin e prof. Lazrit “Pesha e dhèmbjes”!
    Miqèsisht,
    Sokol

  • Mendoj se me keto Probleme duhet te merren historianet e lanc-it !

    Eshte shume e rendesishme qe te sqarohet se kush e vrau dhe pse e vrau kete vajze ne nje moshe kaq te re !

    Sepse ato struktura qe kane bere krime kaq makaber jane te Tilla qe nuk kane piken e interesit qe Kombi shqiptar te zhvillohet dhe se ato ekzitojne dhe veprojne akoma dhe sot e kesaj dite !

    Pakalrat dhe Xhufrat Hisni Kapot rracedhjere e gjakdhjere nuk kane interes qe te nxirret e verteta ne te tilla raste !!!

  • Cfare eshte kjo histori roze seksi nuk eshte tabu po tregimi i kesaj historie behet te veje dike qe nuk e meriton ne qender te vemendjes dhe te komentojne halet qe I ka ik goja se jane konvertuar ne antikomunist mbrenda Nates qe jane me te zi se komunistet.

  • :Tre vete jane pergjegjes per vrasjen e Ramize Gjebrese:Ramadan Xhangolli,qe beri denoncimet.Shefqet Peci qe influencoi Vendimin me pushkatim dhe Hito Cako,egzekutori,qe e qelloi pas shpine.

  • Seven Salihu shkrimin e ka Ber te justifikoj pushkatimin e partizanes Ramize. N lufte Kurdoher behen gabime por kur ato nuk pranohen ato pastaj behem faje e krime. Zao Koken e Kam ditur hero pot paska web palaco nuk Ariti qellimet e tij tell Ramizeja e shpifi per te. Ramizeja est heroin e LAnC e duhet t Shpalet e till

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *