E trishtuar-por e vërtetë!

Ornela

Kur shikoj se si njeriu,
bën pa fund kaq të këqija,
çuditem në të vërtetë:
“Si lindi nga dashuria?!”

Që kur nisa të kuptoj,
gjithmonë e kam menduar,
nëse raca njerëzore,
është një racë e mallkuar!

Ka mendime se një Zot,
njeriun e ka krijuar,
por s’dimë gjë për Zotin tjetër,
që njeriun ka mallkuar!

S’më bën punë as abstraksioni,
nuk e gjej dot përfundimin,
thjesht mendoj-kush na krijoi,
s’mund të bënte dhe mallkimin!

Fatin dot nuk e ndryshojmë,
do shkojmë siç kemi shkuar,
dhe është mirë që s’e dimë,
gjer në ç’pikë jemi mallkuar?!

S’pres të jem i gjithëpranuar,
disa mund të hakërrohen,
por prapë them- ”Njerëzit e mirë,
sot me gishta numërohen!”

Gjithë jetën…

Në jetën time-moj mike,
njoha borën edhe brymën,
edhe flladet romantike,
por asgjë s’ma zuri frymën.

Ato fllade që më frynin,
vesë lulesh nëpër sy,
si ato petale binin,
sapo kthehesha tek ty.

S’kam bërë mëkate në jetë,
siç thotë botë e çoroditur,
në kam bërë një gjë vërtetë,
them se isha i mërzitur.

Më tutje fjalën ç’ta ngasim,
ecëm tok e patëm fat,
njerëzit nga mërzia vrasin,
jo më unë-pakëz mëkat!

S’ja vlen më që të llafosim,
ato vite që janë tretur,
bashkë e nisëm e do sosim,
këtë rrugë që na ka mbetur…

A.DUKA

Share This Article
10 Comments
  • Dje dashur pa dashur me ra rasti te degjoja nje kenge ne youtube, kengetaret e se ciles ne fillimvitet tetedhjete kane qene dikush shok, dikush mik, e dikush i njohur i lagjes. Ajo qe me beri pershtypje eshte jo vetem se kengen e tyre s’e kisha degjuar asnje here me pare (edhe pse ajo reklamohej si e vjeter), por me teper se tekstin e saj as mish as peshk e kishte shkruajtur nje si bicim muxhahedini i huaj.

    Duke qene se fillimet e krijimtarise poetike te Ben Dukes datojne shume vite me pare, dhe duke qene se ai mendoj se posedon nje bagazh dhe arkive kaq te pasur poezish, pyetja qe lind ne kete mes eshte se perse tekstet e kengeve te sotme tallava lene kaq shume per te deshiruar.

    • “…tekstet e kengeve te sotme tallava lene kaq shume per te deshiruar…..”,sepse tallavaja nuk ndermjetson shpirtin shqiptare,muziken e tradites.Duke mos qene muzika e tradites se keneges popullore dhe as asaj qytetare(shkodrane ose korçare), natyrisht qe do te mungoi edhe kontributi i poeteve te vertete popullore,qe e kan per turp te shkruajn per ate “zhaner muzikor” qe ndermjeteson shijet e shtreses me vulgare te shoqerise shqiptare.Tallavaja eshte metastaze kanceri ne kulturen shqiptare.

      • E saktë. Kjo diare muzikore s’ka të bëjë aspak me traditën e kulturës shqiptare. Kjo kulturë jabanxhinjsh (kush tha arixhinjsh?) apo ardhacakësh siç i thonë kosovarët, e cila kohët e fundit është shtuar jashtë mase e ka burimin ke vitet e para të dhjerokracisë, e sidomos pasi zorzopët e futën ShqUpërinë në organizatës islamike. Kultivimi i kësaj muzike me ritme orientale është turp për një popull evropian, që sytë i mban nga BE-ja dhe mendjen nga përdhunuesi i tij shekullor. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një komb, kur ata i drejtojnë ca çapaçula që vuajnë dukshëm nga sindroma e Stockholmit.

        E sidoqoftë, komenti im i mësipërm nuk synonte të përforconte nevojshmërinë e shkëputjes prej ritmeve të tallavasë.

        Nga njëra anë ai u mendua si një dekoratë digjitale për veprën madhore të poetit tonë të mrekullueshëm, dhe nga ana tjetër si një kritikë për gjithë ata papagallë mejhonesh, të cilët as muzikën dhe as tekstet e saj nuk janë në gjendje t’i prodhojnë vetë.

      • zigi më duket se e ke gabim këtë pikvështrimin tënd!
        nuk është e thënë që poeti të shkruajë për muzikën!!
        muzika mund të marrë poezitë e poetit!!
        nëse tallavaja do të ishte muzikë që i intereson brëndësia,thellësia e teksit do të kishte gjetur me tonelata poezi për ti futur në muzikën e saj!!
        tallavaja është një muzikë që hyn tek e lehta!!
        por tek ajo e lehta fare,fare!!
        pra muzikë pa brëndësi!!bëj zhurmë për të kërcyer!!
        kujton ti se njerzit që dëgjojnë muzikën tallava kanë menduar ndonjëherë për tekstin e këngës që dëgjojnë,pëlqejnë?
        mendon ti se po të fusje poezinë më të mirë dhe më domethënëse në një këngë tallava,vetë artisti do të kuptonte atë që këndon??
        digjuesit janë të nivelit bosh dhe nuk pranojnë asgjë që ti mbushë!!
        të njëjtën muzikë,tallava,e gjen në itali,greqi,amerikë e gjithkund!!ritëm në muzikë një refren,shpesh me një fjalë të vetme, dhe o burra përpara!!

        • Jorgo Papingji ka shkruajtur mbi 500 tekste kengesh,dhe tekstet e tij jan kenget me te bukura popullore te Shqiperise se mesme pas 90-tes,ndersa grupi Ritfolk bashkpunoi me poetin Ervin Hatibi.

    • moarki nuk është se nuk e kap lista!!
      ka shumë pak gishta,për pasojë nuk tepron asnjë për dukën!!
      POR një gjë duhet të dish dhe ti!!
      as për ty nuk ka mjaft gishta!!
      faji është i budallallëkut tënd,dhe askujt tjetër!!

  • eshte virtut i njerezave te ditur,dhe qe meshkrimet e tyre u ndricojne mendjen njerezve te thjeshte e qe thone..faleminderit poet..Une ju lexoj,u ne ju ndjek..poezite tuaja jane mjaft te goditura..japin e mocion, te hapin syte,e ndricojne mendjen e njerezave qe i duan ato perlatedorese mendjessuaj………Ah fatkeqesisht ka edhe….miope jo veten qe nuk ju duan..por fyejne vulgarisht..e kane…se nuk duan vleren e vertete… te bukuren..te verteten. mos jetojne me felliqesira.

  • eshte virtut i njerezave te ditur,dhe qe meshkrimet e tyre u ndricojne mendjen njerezve te thjeshte e qe thone..faleminderit poet..Une ju lexoj,u ne ju ndjek..poezite tuaja jane mjaft te goditura..japin e mocion, te hapin syte,e ndricojne mendjen e njerezave qe i duan ato perla te dores e mendjes suaj………Ah fatkeqesisht ka edhe….miope jo veten qe nuk ju duan..por fyejne vulgarisht..e kane…se nuk duan vleren e vertete… te bukuren..te verteten. mos jetojne me felliqesira.

  • E saktë. Kjo diare muzikore s’ka të bëjë aspak me traditën e kulturës shqiptare. Kjo kulturë jabanxhinjsh (kush tha arixhinjsh?) apo ardhacakësh siç i thonë kosovarët, e cila kohët e fundit është shtuar jashtë mase e ka burimin ke vitet e para të dhjerokracisë, e sidomos pasi zorzopët e futën ShqUpërinë në organizatës islamike. Kultivimi i kësaj muzike me ritme orientale është turp për një popull evropian, që sytë i mban nga BE-ja dhe mendjen nga përdhunuesi i tij shekullor. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një komb, kur ata i drejtojnë ca çapaçula që vuajnë dukshëm nga sindroma e Stockholmit.

    E sidoqoftë, komenti im i mësipërm nuk synonte të përforconte nevojshmërinë e shkëputjes prej ritmeve të tallavasë.

    Nga njëra anë ai u mendua si një dekoratë digjitale për veprën madhore të poetit tonë të mrekullueshëm, dhe nga ana tjetër si një kritikë për gjithë ata papagallë mejhonesh, të cilët as muzikën dhe as tekstet e saj nuk janë në gjendje t’i prodhojnë vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *