Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale në Fier, është shndërruar në një ekspozitë arti.
Një faqe lokale, që promovon turizmin në qytetin e Fierit ka publikuar një album fotografish online, ku duken punimet të ndryshme, që sipas saj janë bërë nga të burgosurit.
Konkretisht, në muret e burgut shihen piktura murale me përmasa të mëdha, ku dallohet flamuri ynë kombëtar, apo ajo e ballkonit ku Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë kombëtare në Vlorë.
Nuk mungon as një pikturë gjigande kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti apo dhe piktura e Nënë Terezës.
Gjithashtu, nuk mungojnë as skulpturat, ku një ndër to, është një punim që ngjason me një timon varke, i ndërtuar me vegla pune.

j.l./ dita

Nje shemtire e gjalle ! Sidomos kur thuhet “Art” prej te burgosureve !!
SHume bukur duken
Uluani denimin, se paska shpirt ARTISTI
Dhe keto piktura , qe jane plot jete, tregojne se ata paskan ndryshuar per mire
nuk jane me te njejtet kur kane kryer krimin
ME URDHER NGA LART, BESOJ
Syrprize e jashtëzakonshme!
Shembull ndërkombëtar nga Shqipëria.
Pergezime drejtorit të burgut!
Pergezime Gazetës Dita, që na frymëzon me ngjarje të tilla sensacionale.
Pra ja surati i qeverise se krimit ! TURP ..!
Mungon vetem Enver Hoxha ne:
BALLE TE BURGUT
dhe:
Njesoj si te gjitha fotografite qe poston papushim Edvin Droga per te frymezuar burgaxhinjte e tij.
Vitin tjeter Edi Rama do zene vendin e pare ne kete burk per piktur.