Britania e Madhe ndodhet përpara një Brexit të parregulluar me marrëveshje. Ndërsa e gjithë qeveria britanike e sheh këtë zyrtarisht si shans, skocezët janë skeptikë dhe duan të qëndrojnë në BE. Por për këtë atyre u duhet më parë të fitojnë pavarësinë, gjë që Londra e kundërshton në mënyrë strikte.
Rreth 52% e skocezëve duan të jenë të pavarur nga Britania e Madhe, sipas sondazheve të fundit.
Përpara parlamentit skocez ende valëvitet flamuri i BE-së. Nacionalistët skocezë, që përbëjnë aty shumicën, tregohen miqësorë ndaj Europës.
Ministri për Europën, Ben Macpherson thekson: “Në rast se skocezët votojnë për pavarësinë, atëherë Skocia do të mirëpritet përzemërsisht në BE si anëtare me të drejta të barabarta, e cila jep kontributin e saj për sfidat e Europës.Jashtë Mbretërisë së Bashkuar, brenda në BE – kjo është një rrugë e gabuar, thonë kundërshtarët e pavarësisë.”
Daniel Johnson i Partisë së Punëtorëve në parlamentin skocez thotë:
“Eshtë një çast i papërshtatshëm për të menduar tani për pavarësinë. Kjo do ta përkeqësonte situatën e krijuar nga Brexit. Por një pikë themelore është se çfarë rasti precedent do të ishte, në rast se ne do ta lejonim një shkëputje të tillë? Kjo do të jetë një çështje e rëndësishme për shumë qeveri në Europë.”
Britania e Madhe ndodhet përpara një Brexit të parregulluar me marrëveshje. Ndërsa e gjithë qeveria britanike e sheh këtë zyrtarisht si shans, skocezët janë skeptikë dhe duan të qëndrojnë në BE. Por për këtë atyre u duhet më parë të fitojnë pavarësinë – gjë që Londra e kundërshton në mënyrë strikte.
Referendumi i dytë i kërkuar nga qeveria skoceze duhet të miratohet nga Londra.
j.l./ dita
