Besojmë tek BE dy herë më shumë se grekët, italianët e francezët!

Bora Basholli

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të besimit në institucionet europiane krahasuar me çdo vend tjetër të BE, apo edhe të rajonit.

Rreth 80% e popullit shqiptar besojnë në Parlamentin dhe Komisionin Europian, sipas një raporti të Eurostat për 2018-n.

Në Ballkan, Shqipëria kryeson në piramidën e besimit ndaj BE-së, e pas saj vjen Mal i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërsa populli serb, edhe pse duket se është më afër negociatave me BE-në, shfaq besimin më të ulët, me rreth 30%.

Çka bie në sy është edhe besimi i ulët që kanë popujt e shteteve anëtare të BE-së ndaj institucioneve europiane, tërheqja britanike, e njohur si BREXIT, është edhe pasoja e këtij mosbesimi.

Britania e Madhe, Italia, Franca, Spanja, Greqia besojnë përafërsisht 30% në institucionet europiane.

Nga ana tjetër më besnikët në nivel europian janë Finlanda, Suedia dhe Belgjika.

 

b.b/dita
Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *