Varrezat e dëshmorëve tanë dhe një paralele aspak e këndshme

Ornela

Dalan Buxheli

Ndonëse edhe pse rreth tre muaj na ndajnë nga jubileu mjaft i rëndësishëm i 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut, nuk është marre asnjë masë për evidentimin dhe vlerësimin e nevojave për riparimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve të Atdheut.

Ndonëse në letër ekziston një program i qeverisë për këtë çështje, ku nga 36 grupvarrezat në të gjithë vendin, janë lënë jashtë vëmendjes të shkatërruara, pa vënë dore prej shumë prej tyre gjatë 27 vjetëve siç janë varrezat e Tropojës, Kukësit, Tepelenës, Progonatit, Vlorës, Konispolit, Beratit, Lezhës, Gramshit, Matit, Rrëshenit, Përmetit, Ballshit, Bulqizës, Hasit, Kavajës, Peqinit.

Por nuk ndodh kështu në të gjithë vendin. Sepse varrezat e dëshmorëve që gjenden në rrethe të tjera mirëmbahen dhe vazhdon puna në zbatim të projekteve për rikonstruksionin e tyre. Gjatë ndërhyrjes po tregohet kujdes për të mos prishur uniformitetin e tyre, si forma ashtu dhe cilësia e materialit.

Në Tropojë skandalizohesh kur sapo hyn në varrezat e dëshmorëve, shikon varret e thyera të Heronjve Bajram Curri, Mic Sokoli, Sulejman Vokshi, Asim Vokshi, Ramë Sadria e dëshmorëve të tjerë të Atdheut të hapura e të rrënuara.

Si guxojnë e shkojnë për homazhe pushtetarë vendorë e qendrorë që, për turpin e tyre kjo gjendje vazhdon prej vitesh? Këta pushtetarë të pamoralshëm nuk mungojnë të dalin para kamerave me fjalime stereotipe pa guxuar të shkojnë pranë varreve të dëshmorëve, sepse atje do të ndeshen me familjarët e dëshmorëve të dëshpëruar që vendosin lule mbi varre të thyera e, në shumë raste, emrat e tyre me germa të hequra. Atje mungon shtiza e flamurit dhe flamuri kombëtar, ndriçimi elektrik, gjelbërimi, uji, dhe dhomat muze janë të shkatërruara, mungon rrethimi, rojet janë hequr, duke lënë kështu dorë të lirë keqbërësve për dëmtimin e tyre dhe këta palo burra me paturpësi shpallen si atdhetarë të flaktë, kurse ata që bënë çdo gjë për Shqipërinë, sakrifikuan edhe jetën, nuk kane as varre.

Dhe serioziteti i shtetit duket te varrezat e dëshmorëve. Kur shteti nuk tregon asnjë kujdes për varrezat e atyre që u flijuan për lirinë e këtij vendi, do të thotë se kemi të bëjmë me një qeveri hipokrite që nuk ka respekt për historinë dhe vlerat e saj që në identifikojnë si komb.

Është për të ardhur keq po këtë sjellje po manifeston qeveria aktuale. Indiferenca thuajse totale ndaj jubileut të 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut e shpërfaq shumë qartë këtë qëndrim të qeverisë sonë. Dhe kjo histori vazhdon prej vitesh…

A nuk është e turpshme që të priten e rivarrosen me ceremoni eshtrat e kryeballistit Mit’hat Frashëri, Eqerem Vlorës dhe shumë e shumë tradhtarëve të tjerë me paratë e buxhetit te shtetit, pinjollëve të tradhtarëve, kuislingëve dhe atyre që i vunë kurorën Mbretit të Italisë Vittore Emanuelit, vlerësohen me buste, përmendore e shpërblime, ndërkohë që, ata që u vranë prej këtyre bastardëve i kanë lënë me varre të prishura, të braktisur se gjoja mungojnë fondet.

Fondet e planifikuara në buxhet për rikonstruksionin e varrezave të dëshmorëve i përdorin për blerje makinash luksoze, pajisje zyrash e udhëtime jashtë shtetit.

Sot Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është vënë në shënjestër të ish mbeturinave të kolaboracionistëve ballisto-zogistë, e pasardhësve të tyre të qarqeve politike dhe të organizatave të tjera të ngritura qëllimisht e deri tek Akademia e Shkencave, me synimin për të ndryshuar të vërtetat historike për ta mohuar atë dhe gjakun e derdhur për lirinë e Shqipërisë.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar pasuroi më tej traditat luftarake e atdhetarizmin. Ajo është për masat e gjera të qytetit e të fshatit një shkollë e vërtetë se si luftohet për liri, pavarësi e sovranitet shtetërore dhe si mbrohen ato ne rast rreziku.

Trashëgimia, heroizmi si dhe aktiviteti revolucionar i heronjve dhe dëshmorëve, mbetet burim frymëzimi dhe respekti për të gjithë. Ditën për te cilën ata vaditen tokën arbërore me gjakun e tyre te kristalte mbetën të paharruar në kujtesën tonë.

Heronjtë dhe dëshmorët e Atdheut janë gjithmonë pranë nesh. Emrat dhe kujtimi i tyre janë të pavdekshëm. Historia me shkronja të arta do të përshkruajë heroizmin e tyre. Dhe ne çdo ditë do të përulemi para kujtimit te tyre.

Këtë mesazh ia përcjellim edhe Qeverisë, të kthejnë sytë nga varrezat e dëshmorëve të Atdheut, të investojë fonde për ndryshimin e gjendjes skandaloze të tyre. Të zbatojë ligjin Nr.109/2018 datë 18.12.2018 të Kuvendit të Shqipërisë “Për Statusin e Dëshmorit të Atdheut”, ku në nenin 18 pika 8 thuhet: “Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut mbajnë statusin e varrezave monumentale dhe trajtohen si monumente kulture.”

Por le të bëjmë dhe një paralele aspak të këndshme për qeveritarët tanë. Le të shkojnë ata dhe të  vizitojnë varret e ushtarëve francezë të Luftës së Parë Botërore në Korçë dhe do të mbeten të befasuar nga mirëmbajtja dhe administrimi i tyre, që investohet nga shteti i tyre. Të shikojnë edhe ato të dhuruar grekëve në territorin tonë të ngritura në Bularat e Këlcyrë të mbushura me eshtrat e banorëve të Kosinës, pasi eshtrat e ushtarëve grekë të luftës italo-greke të vitit 1940 prej kohësh janë kthyer në Greqi, të kthyera në pelegrinazhe prej kishës e ekstremistëve grekë, me investime përrallore të qeverisë greke për mirëmbajtjen e ruajtjen e tyre.

Ndërsa nga shteti ynë, me shpërfilljen ndaj rrënimit të varrezave të dëshmorëve, me të drejtë familjet e dëshmorëve ndjehen të indinjuar e të brengosur, pasi shikojnë se nuk po vlerësohet akti dhe vepra e tyre sublime. Kjo shpërfillje dhe mungesë e respektit të shtetit ndaj dëshmorëve është e turpshme dhe patolerueshme. Ndaj dëshmorët edhe ne varre nuk prehen të qetë. Ata duket sikur na thërrasin nga përjetësia që të mos e lemë gjakun e tyre në mëshirën e pushtetarëve të pashpirt dhe të ringremë lavdinë e historisë sonë.

Dhe kjo ringritje fillon nga respekti për varrezat e Dëshmorëve.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
14 Comments
    • Turqishtja shkruhet me te njejtat germa si shqipja o Mark, ndryshe nga greqishtja ose kinezcja psh. Ruaj ndoj lek me hy ne ndoj kurs atje ku je, se gjyshi jot e pat qyl ne kohen e Enver Hoxhes ne 60-ten

  • Urime per shkrimin! Veteranet e luftes brezi me idealist I asaj kohe por edhe I kesaj shoqerie te sotme qe nuk dine vleren e asgjeje…por vetem cmimin e cdo gjeje..:(

  • Turp, shume turp, por dhe shume injorance. Administrate pijanecesh qe duan vetem te vjedhin.
    Gjithe keta emra heronjsh te medhenj, me varre te thyera….!! Kush pergjigjet ?? A i kerkohehet ndokujt llogari ?? Apo duan vetem memoriale turke dhe hebreje, te dyja te pakuptimta…
    Po flamuj nuk vendosin dot ?? Edhe ne Tirane ,ne shume institucione mungojne flamujt.
    Ne cdo shtet te shkosh, siper cdo institucioni shikon flamurin kombetar.

  • SERIOZITETI I NJE SHTETI DUKET KUR NUK FSHIHET SI SKUTH PAS PROPAGANDES KOMUNISTE ME RETORIKE ENVERISTE TE LANC-IT KRIMINAL JUGOSLLAV QE E BERI SHQYPNINE SI NJE KAMP PERQENDRIMI AUSCHWITZ TE HITLERIT PER 50 VJET ME RADHE

    sepse:

    Po te ishte Shqypnia si te gjitha shtetet e tjera SERIOZE te Botes Demokratike do t’i kishte fshire me kohe “deshmoret-terroriste” te Enverit dhe partise Komuniste qe nga psikopati libohovit i paguar nga Moska, Avni Rustemi, cami Ali Demi, per te arritur tek Qemal Stafa qe Enveri e spiunoi tek fashistet pikerisht si terrorist, Lym Keta, Kajo Karafili, e deri tek Kasapi i Mallakastres, “deshmori-poliagjent” Mehmet Shehu qe vrisnin njerezit si zogj pule me parrullen staliniste:

    “NE EMER TE POPULLIT JE I DENUAR ME VDEKJE”

    A mund te qendroje killeri psikopat i Moskes, Avni Rustemi perballe shteformuesit te pare, Ahmet Zogu nese Shteti yne do te ishte nje shtet noramal dhe serioz si Franca apo Greqia qe permend ti ketu o fanatiku i Enverit, Dalan Buxheli? He mo BOLE fanatike enveriste me trego nje vend tjeter ne Bote, ne Evrope, apo ne nje nga vendet e tjera ish komuniste te Evrpes Lindore kur vrastaret, killera terroriste mbajne emera rrugesh qendrore ne kryeqytet, apo emera shkolle, apo me keq akoma ne cilin vend te Botes Diktatori vrastar gjakatar ka nje Piramide ne mes te kryeqytetit sic e mban politika jone kombetare Piramiden Famekeqe te Enverit 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe akoma me keq duke dashur ta riparoje me lekat e buxhetit te shtetit, kur po prish monumente kulture me nje propagande te shemtuar enveriste si “dopolavoro fashiste”?

    HE MO DALA BUXHELI PSE PO PRISH EDI RAMA TEATRIN KOMBETAR TE BOSIOS?

    sepse:

    Lllap si gore per varrezat e “deshmoreve-terroriste” te Enverit qe nuk i gjen ne asnje vend SERIOZ te Botes Demokratike, por nuk e hap gojen fare per shkaterrimin total te Monumenteve te Kultures qe Edvin Droga po e mbulon dhe fsheh si skuth me nje propagande komuniste duke betonizuar Tiranen me tritol ne dore:

    SI NE ASNJE SHTET SERIOZ TJETER NE BOTE.

    HE MO DALAN BUXHELI PSE PO PRISH EDI RAMA TEATRIN KOMBETAR TE BOSIOS?

    sepse:

    Lllap si gore per varrezat e “deshmoreve-terroriste” te Enverit qe nuk i gjen ne asnje vend SERIOZ te Botes Demokratike, por nuk e hap gojen fare per shkaterrimin total te Monumenteve te Kultures qe Edvin Droga po e mbulon dhe fsheh si skuth me nje propagande komuniste duke betonizuar Tiranen me tritol ne dore:

    SI NE ASNJE SHTET SERIOZ TJETER NE BOTE.

  • Bravo Mark.Uk.
    Hera e pare qe ke shkrue dicka me mend dhe meriton mbeshtetjen time.
    Kam dhe nji vrejtje,kuriozitetit.
    Enver Hoxha e ka quejt Qytetin e Shkodres Qytet Rreaksionar.Sot ne kete artikull nu bahet fjale per neglizhim te mirebajtjes se vorrezave nga ky qytet.
    Qyteti rreaksionar vlerson me rrespekt e konsiderat deshmoret e luftes per liri.

  • Do bejme votime prap,se shpejti.Ju femijet,niper,mbesa te heronjve,te deshmoreve,ju qe dhate gjitheçka per luften NÇ.qe ne 7 te sabahut turuni e votojeni Neo nazifashtin,e neoballistin Edvin Rama.Mos haroni,”Rilindjen e se keqes me te madhe te historise,hajnat me te pa ngopur te politikes te te gjithe partive ne 30 vjet.
    E moçmi po ju thote: NUK ESHTE KURRE VONE ME LAN DUHANIN E ME LAN SHQIPERINE”

  • Po na mallkojn deshmoret perse luftuan qe lart mbi varret e tyre te hidhnin themelet e vilave ca kriminela turp kto te shikoj eduarti jan zene varrezat e deshmorreve varrezat e civileve jane zene oborret e spitaleve shkollave kopeshteve tmerl

  • Ku ka mbet gje e shenjte ne Shqiperi. Para shume vitesh, nga varrezat e deshmoreve shikoje gjithe Tiranen ne pellembe te dores.

    Tani nje flamur gjigand kuvajtian (nga ambasada ngjitur) ta mbulon gjithe pamjen, kurse mikro-flamuret shqiptare as nuk bien ne sy fare. S’merret vesh a jane varrezat e Kuvajtit apo te Shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *