Makina përplas për vdekje adoleshentin në Fier, arratiset shoferi

Ornela

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fier-Seman ku një mjet fouristradë është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme një i mitur rreth moshës 15 vjeç, drejtues i motoçikletës, si dhe është plagosur familjari i tij që ishte pasagjer.

Motoçikleta ka qenë në lëvizje në momentin kur është përplasur nga fouristrada.

Mësohet se drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të paditur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *