Nga Rexhep Qosja
“Në një moment historik, kur kral Petri, më 1913, në Deçan, e ndezi atë qiriun e madh të dylltë, të cilin, siç na mëson kujtimorja, mbretëresha Milica e la për t’iu dhuruar atij që do të hakmerret për Kosovën, serbët naivisht besuan se robërisë shekullore i erdhi fundi, se u plotësua fati i ynë dhe se rilindi mbretëria e car Dushanit.
Të verbuar nga shkëlqimi i armëve tona, ata nuk kuptuan se shqiptarët e islamizuar, të rehatuar në trojet serbe, janë turq më të tmerrshëm se turqit.
Duke mos pasur në çka të mbështeten, ata nuk u zhvilluan lartësueshëm, por u zgjeruan rrafshueshëm, të bindur se zgjerimi i tillë, i bërë me bindjen se të kujt janë dhentë e tij është edhe bjeshka, u jep të drejtë që të përvetësojnë tokat tona. Harruan mendjelehtët se ky “ligj natyror” nuk zbatohet në shoqërinë e qytetëruar.
Kështu një popull pakëz i njohur, pjesëtarët e të cilit kishin bisht maceje ose qeni, dhie ose kali, dhe s’e dallonin sheqerin prej borës, siç i përshkruanin dikur hulumtuesit dhe shkencëtarët gjermanë, mbasi u dëbuan turqit, “doli prej pyllit” dhe u paraqit në skenën politike botërore. Dhe, fuqitë e mëdha evropiane, duke pasur parasysh punët dhe interesat e veta, këtij populli “bishtak” i ndihmuan që të krijojë shtetin e vet.
Por, shqiptarët nuk ishin të kënaqur me këtë shtet, prandaj edhe nuk hoqën dorë prej programit kombëtar, prej projektit të quajtur “Shqipëria e Madhe”, që përfshin edhe një pjesë të madhe të hapësirës etnike serbe -gjithë vatrën tonë kosovare.
Në këtë mënyrë ky rrëfim i njohur historik u dramatizua. Dhe u ndez zjarri mes dy popujve, zjarr që, kur më i vogël e kur më i madh, po qitte flakë përgjatë një shekulli…
Para dy dhjetëvjetëshave ky zjarr mori flakë aq të madhe saqë ne u rrezikuam të digjemi në të.
Gjysma e botës iu turr Serbisë dhe në tokën tonë të shenjtë me luftë u krijua edhe një gjysmështet shqiptar.
Të bijtë e atyre shqiptarëve të vjetër, që s’kanë ardhur prej pyllit ballkanik, por prej parapyllit evropian, nuk janë të pajisur ndoshta me bisht shtaze, por me disa veçanti shtazarake…
Këta djegin e rrënojnë kisha e manastire, gropojnë zemra e u nxjerrin sy njerëzve të gjallë. Këta jo njerëz, kufomavjedhës, i prishin varret dhe vatrat tona, i asgjësojnë rrënjët tona me qëllim që të shuajnë dhe kujtesën tonë. Këtë strategji kombëtare raciste, shqiptarët, me pajtimin e mentorëve të tyre, pa kurrfarë pengesash po e realizojnë para syve të krejt botës.
Parashteti s’do të bëhet shtet. Serbia mund të jetë e shkelur, por kurrë e mundur, thotë (thoshte) Gavrillo Principi…
Mua më lartëson Kryqi i artë i knjazit të lavdishëm, që ma dhuruat, kurse ju po përkuleni nën Kryqin e rëndë të Shpëtimtarit, në të cilin dushmanët duan t’u shqyejnë. Ju jeni vëllezërit e betimit, në ju qëndron mbretëria. Le t’ju ndihmojë i Madhi Zot!”


Ky tekst është fjalim i mbajtur në oborrin e Kishës së Graçanicës me rastin e dhënies së Çmimit “Kryqi i artë i knjaz Llazarit”, që jepet çdo vit në përkujtim të Vidovdanit – të disfatës serbe në Kosovë në vitin 1389.
Këto në të vërtetë janë disa fragmente të atij fjalimi që më 27 qershor të këtij viti i tha në oborrin e lulëzuar të Kishës mesjetare të Graçanicës, afër, shumë afër Prishtinës, poeti i shumëçmuar dhe shumë herë i dekoruar në Serbi, Gojko Gjogo.
Që e tha Gojko Gjogo këtë fjalim me përmbajtje nacionaliste, raciste, shoviniste kundërshqiptare, që e tregojnë fragmentet që po ua paraqes këtu lexuesve shqiptarë, nuk është gjë e çuditshme: fjalimet, shkrimet, deklaratat, veprat letrare, veprat historike, veprat publicistike me përmbajtje të tillë, me politikë e ideologji të tillë, raciste, shoviniste, fyese ndaj shqiptarëve kanë një traditë më tepër se 150 vjeçare në jetën e në kulturën serbe. E çuditshme është se këtë fjalim ai e tha në Graçanicë, në Kishën e lavdishme të Graçanicës! E çuditshme është që këtë fjalim e tha Gojko Gjogo në Graçanicë ku, krahas disa institucioneve shtetërore serbe të Serbisë, funksionojnë edhe disa institucione shtetërore të Kosovës!
Dhe, më tej, e çuditshme është se këtë fjalim Gojko Gjogo e mbajti më 27 qershor, dy ditë para tubimit të një numri të dukshëm serbësh te monumenti i Trimave serbë në Gazimestan dhe e mbajti si parafjalë të fjalëve politike, nacionaliste, që do të dëgjohen në atë tubim, me të cilin u shënua 630 vjetori i ngritjes serbe në nivelin e popullit qiellor pas disfatës së knjaz Llazarit në ballafaqimin luftarak me sulltan Muratin.
E shpreh çuditjen time pse fjalimi në fjalë u mbajt ku u mbajt dhe kur u mbajt dhe pse u mbajt jo pse me këtë çuditje do të shprehja kërkesën për ndalimin e atij fjalimi. Jo. Jo. Kam qenë, jam e do të jem gjithmonë kundër ndalimeve e kufizimeve të mendimit e të shprehje së lirë, qoftë edhe si ato të Gojko Gjokos në Graçanicë më 27.6.2019 dhe jo vetëm në Graçanicë, po edhe kudo tjetër, madje edhe në Qeverinë e Kosovës, pa qenë të ndëshkuara siç ndodhi në Qeverinë tonë ku për paraqitje çështë e vërteta të padrejta mospajtuese me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës u ndëshkuan me shkarkim prej kësaj qeverie dy ministra serbë!
Por, shpreha çuditjen time me atë fjalim për një arsye tjetër: për arsye se Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Kryesia e Kosovës, me gjithë numrin gati kinez, gati rus, gati indian a brazilian të këshilltarëve e informuesve të tjerë të tyre, si duket, s’morën vesh asgjë kur duhej për atë fjalim, nuk e lexuan kur duhej të lexohej megjithëse ai u botua në disa revista e gazeta serbe, megjithëse ai u pa e u lexua në disa ambasada në Prishtinë e shumë kund tjetër!
Dhe, e shpreha çuditjen time me atë fjalim që shpreh politikën dhe ideologjinë e djeshme e të sotme të Serbisë ndaj Kosovës, ndaj shqiptarëve, ndaj Shqipërisë pse institucionet shtetërore të Kosovës nuk e quajtën të nevojshme që t’i thonë kur duhej ndonjë këshilltari, shkrimtari, mercenari – akademik të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë të ASHAK-ut të tyre a ndonjë mercenari kryetar nga ata tre kryetarët e ASHAK-ut që qe 25 vjet e përdorin si shtëpi private atë ASHAK të shkretë, që të shprehë mospajtimin e shtetit të Kosovës me përdorimin e Kishës së Graçanicës e të Komunës së Graçanicës si tribunë raciste, shoviniste dhe fyese ndaj Kombit shqiptar.
Por, por nuk kanë kohë për mospajtim të tillë as sundimtarët e as mercenarët e tyre. Janë të zënë me punë më të frytshme për veten e tyre e më të mjerueshme për vetë Kosovën!
Janë të zënë sundimtarët tanë dhe çerekakademikët e tyre të mercenarizuar me pajtimin që t’i dhurohen Malit të Zi disa mija hektarë tokë me rëndësi ekonomike e gjeostrategjike, por, por jo edhe me mospajtimin me sovranitetin shtetëror serb të komunës së Graçanicës e të Kishës së Graçanicës në shtetin e Kosovës!

Me kryqin e knjazit Llazar do nderohen Brenda vitit 2050, disa pas vdekjes, te gjithe knjazet shqipetare, post1991, paharruar edhe Ramizin.
Ne te gjitha trojet shqiptare me perjashtime shum te vogla vlen thenja e krytarit amerikan Abraham Lincoln :
Kur lapsin e kap injoranti ,pushken krimineli , pushtetin tradhetari vendi kthehet ne nje xhungell ku s’mund te jetojn njerzit !
KAMBANE ALARMI PER QEVEZITARET
E KOSOVES DHE KREJT SHQIPTARET !
Eshte kushtrimi i Akademikut te shqiptarise Rexhep Qosja !
Kosova dhe Shqiperia pak kane si Rexhep Qosja ose aspake.Politikanet ne te dy anet e kufirit jane ne paranoje per pushtet dhe asgje me shume.
Serbëve mllefi I ka ngelur. Janë të humbur. U bëmë me dy shtete. Njërin ja lam Thaicit tjetrin Ramutit. Po do ndryshojë, se kot nuk janë tërbuar kaq keq këta idjotët serb e grek. Falemnderit Prof që e ndave me ne kete informacion.
Nderim dhe mirenjohje, ketij zheniu te koheve tona te sotme .
Jete te gjate ,PR Qosja ,per intersat e te gjithe shqiptareve kudo ku jane..
Po te shikosh historine mids nesh dhe serbeve , e kupton se shkembimi i teritoreve , ose i popullsive do ishte zgjidhja me e mire per kombin tine ,
Sepse e largonte perfundimisht Serbine jashte trojeve Shqiptare
Porse nqs do shkembeheshin teritoret ,
Ose popullsite , duhej bere me kusht qe te gjithe serbet pa perjashtim te largohen nga Kosova
edhe prifterinjte te largohen dhe kishat e tyre te mbyllen oerfundimisht
Pra nuk do kishte ne asnje serb ne teritorin e Kosoves
Dhe nuk do lejoheshin me qe serbet e prifterinjte te vinin ne Kodove ne raste festash
Cdo gje ndahej dhe kufiri me Serbine mbyllej per gjithmone
Edhe me vone ato kisha gjasme si rastesisht do ju binte zjarri dhe do prisheshin komplet
Mirpo ne nuk kemi politikane inteligjente , edhe Thaci qe ishte pro shkrmbimit , donte ta bente shkembimin sic donin serbet, qe pas shkembimit te teritorit te ngeleshin serbe ne enklavat dhe kishat serbe
Ndersa shkembimi qe i intereson Kosoves , eshte bashke ne shkembimin te ikin te gjith serbet nga Kosova , te ikin prifterinjte , kishat te mbyllen
dhe serbet te mos lejohen te vijne per festa ne Kosove
Po si nuk te pyeten tyja mor burre i dheut?
Si nuk te pyeten?
Cfare humbje e madhe.
Sa mire i di gjerat ky komentues me tipare katunare dhe me zgjidhje fshatce.
Fatkeqesi e madhe qe ky popull ka shume si ty.
Dhe shpesh here ne rolin tuaj te budallait servil e barcaletaxhi hidhni edhe ndonje gur ne lume.
Dija, kultura, civilizimi dhe liberalizmi progresiv, fitohen. Ato nuk mund te trashegohen.
Fatkeqsisht shume shpejt do mbarojne edhe mendjet e ndritura si z.Qosja dhe kush do ta thote me pas te verteten.Me sakte kush do guxoje ta thote te verteten me keta PUSHT-Tetare te shitur tek serbi dhe greku?Lobi i tyre eshte fuqizuar jashtezakonisht dhjete vitet e fundit duke perfituar ekonomikisht dhe politikisht fale sherbetoreve te tyre antishqiptare qe drejtojne kete vend dhe Kosoven .Akoma shqiptaret nuk po e kuptojne qe po u vjen asimilimi ne menyren me djallezore dhe te heshtur.ZGJOHU O SHQIPTAR .
PAK A SHUME, NJESOJ SI SHUME KRIMINELE QE SOT I NDEROJME SI HERONJ DHE QE KANE PUNUAR KUNDRA NESH.
PO NUK ESHTE PER TU CUDITUR, PERSA KOHE
I THEMI VETES SHQIPTAR UROPIANO-PERENDIMOR DO KEMI NGA KETO DHIMBJE.
DURIM O POPULL I PJERDHUR DURIM
EDHE 150 VITE BEHET KY VEND (LLAF I FUNDIT NE MBJEDHJEN E PARDJESHME, POR MOS TA MARRIN VESH SHUME NJEREZ, SE FILLOJNE DHE KERKOJNE PASTAJ)
RROFTE SHQIPERIA UROPIANE.
Rexhep Qose eshte i vdekshem si gjithe ne.Fjala dhe vepra e ketij VIGANI shqiptar nuk do te vdese kurre.Mjafton ta mbajme ne vegjelia si yllin polar kombetar dhe do te na ndihmoje gjithmone,neve dhe atyre qe vijne pas nesh.Lavdi HEROIT TE GJALLE TE SHQIPTAREVE!
Veterm Akademik rexhep Qosja eshte Akasdemik me kuptim te polte te fjales dhe dnergjegjes k ombetare, qe Meriton te quhet Akademik, Ky personalitet Institucon per Kosven dhe ceshtjen kombetare,asnje rrethane e situate kombetare politike, nuke e leshon pa dhene mendimin dhe vleresimin e Tiaj shkencore e h istorike.Perndryshe, kadeiket te tjere ne ASHAK vetem marrin paga e “analizojne” neper zyra poltiken dhe adhuruesit e tyre,pa dhene vleresim publik e shkencor per shqiptaret nga te cilet marrin nga 1500 euro mujore(haram e kane), edhe ndejen komode ne ato “mrize” te Prishtines,ku sherbehne vetem me “kopalla” e “mesele odash”, thyrrin ladata e bejne gjame per peronalitetet actual apo te kohes.
A mund te ma shpjegoje dikush me fakte… me shifra, me kosto… me logjike ( perjashto patriotizmin) per se nuk duhen shkmbyer territoret shqiptare me serbe me ato serbe me shqiptarwe…????.. nuk me pelqen argumenti do hapej kutia e Pandores…… kjo mund te jte argument per BE ose SHBA por jo per ne qe ua kemi lene Serbeve Luginen e Presheves dhe Metvegjes….. dhe te mbajme fshatrat me serbe qe vetem sherr dhe trazira neper kembe do jene gjate gjithe historise….
Ju lutem nuk jam argumenta sharrjet apo mburrjet….apo percmimet …ndaj njeri tjetrit si psh ky dardani qe merret vetem me komentuesin dha aspak me ceshtjen kaq te rendesishme e teper serioze…. Ju faleminderit
Te ishin zgjidhur punet me llogari te tilla sikur numeron petalet e nje luleje, nuk do kishte pasur fare lufte.
Por ja qe serbet nuk duket se te falin kollaj, historikisht vetem te kane marre. Beson vertet se shkembimi do i vinte kapak kesaj pune? Kaq lehte?
Po si, i paskeni bere ju llogarite, dhe serbet qe kane formuar shtetin me tokat tona nuk po dine te numerojne!?
Se kush eshte me i zoti ketu, duket. Po kush qenka me i zgjuari..kete nuk po e marrim vesh akoma
Kjo se jemi popull injorant besojmë se do ta kemi edhe Preshev Bujanofc Medveď në sovranitetin tonë ku në Kosovë kemi sovranitet të rrejshëm dhe kur çdo muaj largohen mijra të rinj në pakthim dhe të vetmit që keni dygjuhësinë zyrtarisht dhe me serbët brenda Kosove bashkim kombëtarë do të ketë vetëm me ndarje teritori krejt ose hiç ishte teori e Millosheviqit që mbeti gadi pa,hiç
“patriot” islamik . ky trembi dhe kadarene . nuk mjaftuan 50 vjete ateizem, per t’a pare boten ndryshe . sa here vjene rasti per te nderruar fytyre nje komb, gjenden fosile qe e terheqin mbrapsh . nga thirrja, “e duam shqiperine si europa”, perfunduam; “e duam shqiperine siç duam, “vellezerit”…,turq”. e kthyer ne nje turqi te vogel, ky vend tashme, i takon ” sulltaneve te vegjel” basha, meta, berisha, bekuar nga “intelektual”, loqe jashte rama dhe “akademik” te muzeut te fosileve…qosja .
Ky eshte islamist e verteton. Kur thote qe shqiptaret jane me turq se turqit munde te thonte se shqiptaret jane populli me i vjeter ne ballkan qe nuk na lidhr asgje me serbet dhe turkun se jemi para atyre ne ballkan o zoti rexhep qosja
Or rrote sallami, nuk e thote Qosja qe shqiptaret jane me turq se turqit, e thote ai serbi. I kuptoke shume mire gjerat, prandaj edhe e ke bere vehten akademik. Pupu na myten debilet.
Do kendoj per bagetine
Qe ju mbani e ushqeni
O vendethit e bekuar
Mendjen ju ma defreni
Amerika ja dha tolat e Kosoves Malit te Zi sepse e Shperbleu qe hyri ne Nato dhe iku nga Rusia. Tani do i jap dhe veriun e Kosoves per te afruar Serbine.