Aksident në Kavajë, plagosen babai dhe vajza 7 vjeç

J L

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në vendin e quajtur Seneballje, ndërsa raportohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit. Të plagosurit janë Mikel  Baxhani 39 vjeç dhe Melisa Baxhani, vetëm 7 vjeç.

Fillimisht të lënduarit u transportuan drejt spitalit të Kavajës, por për shkak të gjendjes së rëndë janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *