“Drejtorët të japin dorëheqjen”, çfarë u diskutua në mbledhjen e PS në Shkodër

J L

Para mbledhjes së kryesisë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me drejtorët e qarkut Shkodër ku është diskutuar lidhur me emërimet dhe shkarkimet në strukturat e PS në këtë qark.

Në mbledhje Rama ka deklaruar se të gjithë burrat duhet të japin dorëheqjen, ndërsa për nga disa nga gratë do të rishikohet pozicioni.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Briseda Kadia ka folur për mediat në lidhje me vendimet që janë marrë.

Kadia tha se në mbledhje është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë.

Ajo tha se do të vendosen në poste publike në Shkodër njerëz të njohur në qytet, që kanë aftësi profesionale dhe integritet.

Kadia shtoi se gratë dhe vajzat do të kenë prioritetet për të qenë në krye të drejtorive të Shkodrës.

“Është komunikuar që të japin dorëheqjen gjithë drejtorët. Në vendet vakante do të zgjidhen njerëzit më me integritet në qytetin tonë. Femrat do të kenë prioritet”, tha Kadia.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Çfare nuk i pjell mendja te semurit psiqik!!!!! Ky quhet diskriminim gjinor, por fjala e udheheqesit nuk kundershtohet!!!! O pika qe sy bie o rilindas te dhjere pa pike dinjiteti e morali qe rrini si dele te zgjebosura e sbeni fjale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *