Basha: Rilindja e Ramës njësoj si mafia, vepron “omerta”

Bora Basholli

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish këtë të mërkurë për heshtjen e kryeministrit Rama në lidhje me persona, që PD i akuzon si të lidhur me krimin.

Me anë të një statusi në rrjetin social, Basha shkruan se në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes.

Me heshtjen -thotë Basha- Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet.

Postimi i plotë

Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”.

Omerta për bankimatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri.

Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqënie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.

 

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *