Drejtorë hajdutë të PD-së, prapë drejtorë?!

anazapta

Email nga adresa

[email protected]

Pershendetje Dita. Shqiptaret ne 23 Qershor votuan per nje epoke te re, epoke qe do te kishte ne themel institucionet, shtetin ligjor, zbatimin e ligjit barabarte per te gjithe, per nje ekonomi te cliruar nga monopolet dhe korrupsioni etj. Shpresa filloi me ate qe u qujt ”Rilindje”” .Fjale e madhe dhe me shume kuptim. Pozicionimi i te rinjve ne funksionet drejtues te sektoreve strategjik do ti jape efektet e veta. Por po vihet re nje fenomen tjeter negativ. Po katapultohen ne pozicjone drejtuesish te ndermarjeve te ndryshme njerez qe nuk kane lidhje fare me Rilindjen. Në Elbasan sapo është emëruar një drejtor që ka qenë në këtë pozicion kur në pushtet ishte PD dhe u shkarkua pas shkeljeve të nxjerra nga auditi qendror i brendshem . Demi ekonomik i shkaktuar arrinte deri ne mbi 40 miljon leke , nga te cilat rreth 16 miljon leke te vjetra iu ngarkuan pikërisht këtij personi per ti c’demtuar, por edhe sot e kesaj dite nuk ka derdhur qofte edhe nje lek ne arken e shtett. Dhe papritur emerohet drejtor?! Eshte e hidhur ta mendosh! Verifikojeni dhe botojeni ne gazete te marre vesh populli Elbasanit se c’po ndodh.

 

Share This Article
4 Comments
  • Edhe një formë tjetër:
    -Pasi kanë qëndruar 8 vjet në drejtim me PD-në, tani i këpusin një teserë LSI-je dhe prapë në drejtim !!!
    Socialistët e vërtetë,ishin dhe vazhdojnë të jenë në opozitë…

  • Kesaj i thone “me nje dore te hedhin,me tjetren te presin”.Po qe se ndodh vertet keshtu drejtesia duhet te beje menjehere punen e saj e jo ti lere te livadhisin keta lloj njerezish. Shembulli i Shpetim Gjikes mjafton.Premtimi Edi Rames ia vlen.Te presim si do reagoje Ilir Meta dhe LSI-ja.

  • “XXX” dhe “bajo” kini të drejtë ashtu si dhe autori i email-it. N. Q. S nuk eshte bashkepunim ps-pd mbajtja e njerezve te tille, eshte bamiresi moderative socialiste??? Kjo rracë i bën ps-sê gropen ne fund,atëhere kur erërat fryjnë ndryshe. Atje ku kam punuar une e kam parë me shumicê këtë fenomen. Unë jam i majte por bindja ime eshte se socialistet jane oportuniste deri në thelb. I mundòn e kaluara dhe per hir te tregimit si tolerantë bejnë lëshime deri në pikën ku nuk mban më!? Deri në kurvëri politike do te thosha!

  • VR!!! “XXX” dhe “bajo” kini të drejtë ashtu si dhe autori i email-it. N. Q. S nuk eshte bashkepunim ps-pd mbajtja e njerezve te tille, eshte bamiresi moderative socialiste??? Kjo rracë i bën ps-sê gropen ne fund,atëhere kur erërat fryjnë ndryshe. Atje ku kam punuar une e kam parë me shumicê këtë fenomen. Unë jam i majte por bindja ime eshte se socialistet jane oportuniste deri në thelb. I mundòn e kaluara dhe per hir te tregimit si tolerantë bejnë lëshime deri në pikën ku nuk mban më!? Deri në kurvëri politike do te thosha!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *