Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, ku janë përfshirë një autoambulancë nga qyteti i Peshkopisë dhe dy autovetura, mes tyre një “Volksvagen” me targë AA 748 IU dhe një tjetër, tip “Mini Cooper” me targë AA 200AP.
Shkaktar i aksidentit, sipas informacioneve të para është ndërprerja në mënyrë të gabuar e rrugës nga ana e “Volkswagenit” dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet.
j.l./ dita
