Përse Rusia e la Greqinë jashtë rrugës së gazsjellësit “Turkish Stream”

redaktor

Nga Shaban Murati

Pasi shpresoi pesë vjet me rradhë se do të ishte pjesë e gazsjellësit “Turkish stream”, Greqia e pa befas veten të lënë nga Rusia jashtë këtij gazsjellësi, që do të furnizojë Europën nëpërmjet Ballkanit me gaz rus. Athina mbeti e shokuar kur ministri rus i energjisë Aleksandër Novak njoftoi në 26 korrik nga Antalia e Turqisë se Moska ka vendosur që stacioni i parë u gazsjellësit “Turkish stream”, që do të transmetojë gazin rus nga Turqia për në Europë, do të jetë Bullgaria.

Greqia pëson kështu një grusht të rëndë në ambicjen e saj të madhe për të qenë qendra kryesore shpërndarëse e gazit botëror, duke synuar që të kalojnë në territorin e saj edhe gazi rus, edhe gazi azerbajxhanas, edhe gazi izraelit. “Njoftimi i ri që Rusia ka zgjedhur Bullgarinë dhe jo Greqinë për degën e dytë të “Turkish stream” ka shkaktuar një lloj makthi”,- shkruante në 2 gusht portali “industryeurope.com”.

Athina që në vitin 2015 gjatë vizitës së kryeministrit Cipras në San Petërsbug kishte nënshkruar me Rusinë edhe Memorandumin e Mirëkuptimit për kalimin e gazsjellësit “Turkish stream” në territorin e Greqisë dhe që do të financohej nga kompanitë ruse. Në 7 dhjetor të vitit të kaluar kryeministri grek Cipras u takua në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin dhe një nga çeshtjet kryesore ishte kërkesa greke per kalimin e gazsjellësit nëpër Greqi.

Presidenti rus e cilësoi si realiste kërkesën greke, ndërsa ministri i jashtëm grek, Katrougalos, e bëri të mbaruar punën, duke deklaruar se Athina e kishte diskutuar çeshtjen edhe me Komisionin Europian. Kaq e sigurtë ndjehej Athina për kalimin e gazsjellësit “Turkish stream”, sa që kryeministri Aleksis Cipras deklaronte se Greqia nuk e pranon emrin gazsjellësit “Turkish stream”, dhe do t’i verë emër tjetër.

Moska deri në minutat e fundit nuk u prononcua kurrë se cili shtet ballkanik, Greqia apo Bullgaria, do të ishte rruga e gazsjellësit që do të çonte gazin rus në Europë nga Turqia. Tani që dy degët e ”Turkish stream” të transmetimit të gazit nga Rusia në Turqi kanë përfunduar dhe kur sipas presidentit rus Putin në fund të vitit 2019 do të fillojë furnizimi i gazit nëpërmjet tij, Moska i hodhi ujin e ftohtë Athinës duke shpallur se gazsjellësi do të kalojë nga Turqia nëpër Bullgari.

Diplomacia dhe qeveria greke nuk kishin nxjerrë mësime nga taktika e njohur e diplomacisë energjitike ruse, që luan gjithmonë ndaj shteteve tranzituese me porta alternative hyrëse të gazsjellësve rusë dhe kurrë nuk e shpall që në fillim gjurmën e gazsjellësit. Mënjanimi i Greqisë nga gazsjellësi “Turkish stream” është rezultat i llogarive të gabuara të diplomacisë dhe të qeverisë greke, të cilat mendonin se duke bërë lojra të shumfishta energjitike dhe gjeopolitike do të mund të realizonin rolin aq shumë të ëndërruar të Greqisë si qendër e shpërndarjes së gazit të tre kontinenteve drejt Europës.

Vendimi i Moskës për ta mënjanuar Greqinë nga rruga e gazsjellësit “Turkish stream” buron nga rrethana dhe llogari të qarta gjeopolitike ruse, të cilat prevalojnë mbi interesat e ngushta ekonomike apo energjitike.

Arsyeja e parë e këtij vendimi duhet të jetë përfshirja e Greqisë në një intrigë të re gazsjellësish për të sjellë gazin izraelit në Europë nëpërmjet detit të Qipros dhe të Greqisë. Ky është projekti “East Med pipeline”, gazsjellësi i Mesdheut Lindor, të cilin Greqia e krijoi si një aleancë të re energjitike dhe gjeopolitike midis Greqisë, Qipros dhe Izraelit, me objektivin e lexueshëm të një poli trepalësh kundër Turqisë.

Në 20 mars të vitit 2019 në Tel Aviv u organizua samiti i tre shteteve të mësipërme, të cilat nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare për projektin e gazsjellësit të ri prej 2200 kilometrash nëpër det për të dërguar gazin izraelit në Ballkan e prej andej në Europë. Natyrisht krijimi i këtij trekëndëshi të ri energjitik dhe gjeopolitik nuk mund të shihej me sy të mirë në Moskë, e cila nuk mund të pranonte që Greqia të luante me dy porta, edhe me Rusinë, edhe me gazsjellësin rival nga Izraeli. Gazsjellësi i ri “East Med” është më shumë një projekt gjeopolitik, se sa energjitik, që pritet të sjellë komplikime situatash ndërkombëtare në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan.

Presidenti i “ECP Cyprus Natural Hydrocarbons Compani”, Charles Illinas, i deklaroi portalit “neweurope.eu”: “East Med pipeline është një projekt politik, me pak shanse që të ndërtohet për arsye tregëtare”. Vlen për t’u theksuar se Italia, që është stacioni i parashikuar mbërritës i gazit izraelit të ardhur nga Greqia, ka dalë kundër projektit. Kryeministri italian Giuseppe Conte në 7 maj 2019 deklaroi se Italia do të kundërshtojë projektin “Poseidon”, që është sektori i fundit i “East Med”, nga Greqia në Itali, duke vënë në pikëpyetje gjithë projektin greko-qiprioto-izraelit.

Jo pa rëndësi është edhe fakti se sipas burimeve diplomatike Gjermania, Franca dhe Austria e kanë mbështetur gazsjellësin “Turkish stream”, pavarësisht se nga do të vendoste Rusia hyrjen e tij, nga Bullgaria apo nga Greqia.

Greqia hyri në këtë vektor të ri energjitik të Mesdheut Lindor me një strategji të lexueshme politike lokale dhe jo rastësisht të tre shtetet e trekëndëshit energjitik “East Med” karakterizohen nga marrëdhënie jo miqësore me Turqinë. Me një fjalë trekëndëshi “East Med” konturohet si një projekt gjeopolitik me emërues të përbashkët interesin trepalësh të rrethimit dhe të dobësimit energjitik dhe gjeopolitik të Turqisë.

Kjo koniukture e re energjitike dhe gjeopolitike nuk është rrethanë e favorshme për pozitën energjitike dhe gjeopolitike të Rusisë, për të cilën  “East Med” çfaqet jo vetëm si rival energjitik, por edhe si faktor komplikues i pasigurive gjeopolitike në rajon. Interesi i Rusisë ishte realizimi i gazsjellësit “Turkish stream” dhe seriozitetin e angazhimit rus e tregoi fakti që Rusia i ndërtoi menjëherë të dy degët e këtij gazsjellësi, i cili do të nisë furnizimin në 1 janar të vitit të ardhshëm.

Përmbajtja antiturke e projektit “East Med” u konsiderua si pengesë artificiale nga strategjistët e Kremlinit, për të cilët roli dhe rëndësia energjitike dhe strategjike e Turqisë në politikën globale është shumë herë më e madhe se sa e Greqisë. Ndaj Moska vendosi ta privojë Greqinë nga pjesëmarrja në gazsjellësin “Turkish stream” dhe ta lerë të zhytet  në projektin pa perspektivë “East Med”.

Arsyeja e dytë, që e shtyu Moskën të vendosë mënjanimin e Greqisë nga gazsjellësi “Turkish stream” ka të bëjë me zhvillimet në Ballkan në vitin 2018, ku pas arritjes nga Greqia të marrëveshjes së Prespës për emrin me Maqedoninë e Veriut, iu hap rruga anëtarësimit të Shkupit në NATO. Dihet që Rusia ka qenë kundër marrëveshjes së Prespës, sepse çonte në zgjerimin e NATO-s me një shtet të ri ballkanik, ndaj dhe punoi fort në Greqi dhe në Maqedoni për mobilizimin e forcave kundërshtare të Marrëveshjes së Prespës.

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO krijonte rrethanën e re, që gazsjellësi “Turkish stream” nga Greqia të kalonte nëpër territorin e një anëtari të ri të NATO-s. Kjo perspektivë nxiti qendrimin rus për të shmangur edhe Greqinë, edhe Maqedoninë e Veriut, nga rruga e kalimit të gazsjellësit “Turkish stream”.

Arsyeja e tretë janë acarimet kulmore në fushën e marrëdhënieve  ndërortodokse dhe çarja e madhe historike midis Patriarkanës Ortodokse të Fanarit Grek të Stambollit dhe Kishës Ortodokse Ruse për shkak të dhënies së autoqefalisë Kishës Ortodokse të Ukrainës. Moska e klasifikoi këtë si goditje ndaj interesave të saj strategjike dhe gjeopolitike në një plan ndërkombëtar dhe e konsideroi Greqinë si bashkëpjesëmarrëse e “komplotit të madh Perëndimor” për dobësimin e Kishës ruse dhe të influencës së Rusisë në botë.

Projektimet dhe intrigat energjitike nuk mund dhe nuk duhet të ndahen nga interesat gjeopolitike të njerit apo tjetrit shtet me peshë në planin energjitik dhe kontinental. Këto janë lojra të mëdha, të cilat provojnë se kur shtete të vegjël si Greqia tentojnë ambicje përtej fuqisë reale, humbasin dhe rolin e tyre individual, pa arritur dot të bëhen faktor rajonal.

 

*****

Botuar në Dita. Rubrikën e z.Murati për çështjet ndërkombëtare dhe ato të rajonit mund ta lexoni një herë në javë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet riborimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
17 Comments
  • SH.M. hedh ca hipoteza te vetat per shkaqe (gjithmone sipas tij) te menjanimit te Greqise dhe zgjedhjes se Bullgarise nga Rusia per gazsjellsin “Turkish stream”. Jane ca percapje te kota per te bere orakullin. Greqia edhe pse pjese e BE ka e do kete me Rusine gjithmone miqesi te buruar nga perkatesia orthodokse, me ose pa projekte gazsjellsish.
    Por SH.M. sa ben keto aludime e parashikime heziton te thote ate qe eshte me kryesorja : Qe Europa do jete edhe ne vazhdim krejt e varur nga furnizimi me gaz rus! E thene ndryshe : Ato gjoja sanksione ndaj Rusise jane vetem lodra per femijet. Rusia do vazhdoje te kete ne dore ngrohjen e Europes ne dimer. Sikur ato rrubineta gazi Rusia ti mbylle, atehere SH.M. mund te beje hipoteza se si do ta shtyjne europianet dimrin. Keto do ishin me interes me teper se sa hipotezat me carje mes Rusi-Greqi.

  • Ky Shabani e ka fiksim Rusine, nuk e ze gjumi sa te gjeje edhe problemin me te vogel boteror tek Rusia. Gjithe fajin e ka Rusia thote ky si gjithe fajin e ka saliu.

    Aman ce nxirrni kete. Ka nevoje dhe per kendveshtrime me asnjanese. Jo bardhezi si ky.

    • Zoti Murati eshte analisti me I afte shqipetare.
      Uroj qe se shpejti me fillimin e punes se SPAK me ne fund tirana zyrtare do te kete nje qeveri pro-shqipetare . Gjithashtu uroj qe zoti Murati te jete ne ate qeveri pro-shqipetare .
      Populli eshte I lodhur me qeverite antishqipetare te 30 viteve te fundit te kesaj
      “Demokracie “.

      • Mark, ia ke futur kot,! Po kot krejt, ama, se kete gjarprin qorr ti nuk e njeh.
        Ky sherbetor tipik i diplomacise enveriste haptas kunder Perendimit,(si edhe plehu Abdi Baleta) , pas 1990 u vu ne perkrahje te Turqise, Arabise e botes islamike, tashme indirekt kunder Perendimit. Pra, edhe kunder interesave te shqiptareve te vertete.
        Shkurt, ky “don Baben”…,por Baba i ketij qorrit nuk eshte edhe yni

      • Shabe greqia pa nxjerre asnje pike nafte eshte vend i OPEK-ut nuk do Greqia te kaloi gazsjellesi se ka qene pa lindur ti pro-amerikane Ruset do i vijne verdalle ballkanit,Shefat e planetit jane ne Washigton

  • Se levërdia ekonomike është në pytje me sa kuptojmë nga hisora e zhvill. ek. të gjitha lëvizjet dhe luftrat janë ba dhe bëhen vetëm për ineresa materiale që u prijnë atyre gjeopolitike edhe sotë ne e dimë se gj.motors Shell Mercedes Krups… zgjedhin kryetarë e kancelarë fukarai vetëm voton ku i diktohet

  • Poturaket osmanllinj ,qe nuk duhet te quhen shqiptare ,por qe fatkeqesisht I mbolli sperma osmane ne kete vend te shenjte ,nuk lene rast ,sikur te flitet edhe per jashtetokesoret,do te shajne Greqine .Nuk u ve faj atyre,pasi ata I therret kushtrimi I te pareve osmane nga shkretetirat e Azise Qendrore ,por pjesa europiane e shqiptareve(muslimane e te krishtere) duhet te kuptojne se eshte kjo pjese poturake qe e largon Shqiperine nga Evropa dhe e con ne prehrin e neo osmaneve turq,te nje shteti qe ka kryer vetem krime ne gjithe historine e tij ,qe sic thote dipllomati amerikanXhorxh Horton ne gjithe historine 500 vjecare te Perandorise Osmane dhe ne Turqine qe do ta perfaqesoje sot nuk ka mundur te krijoje asnje qyteterim,pervec asaj te rajase dhe qe ka vrare me shume njerez ne historine boterore(me perjashtim te luftrave boterore) se cdo shtet tjeter .Prandaj poturakeve duhet tu tregohet vendi dhe te shohim nga perendimi .

  • O Z. MURATI, RUSIA JA SHET GAZIN KRYESISHT GJERMANISE DHE VENDEVE RROTULL SAJ.

    KY GAZSJELLES PO NDERTOHET SI ALTERNATIVE
    NGA RRUGES SE UKRAHINES, QE AMERIKA E BERI PERSHESH ME NDERHYRJEN ATJE.

    PRA NUK QENDRON FARE PROBLEMI A ESHTE GREQIA A JO. SIPAS TRAJEKTORES NORMALE DHE KRITEREVE EKONOMIKE, KY GAZSJELLES NUK KALON NGA GREQIA.

    NDOSHTA NDONJE PREMTIM I PUTIN PER TI BERE QEFIN GREQISE KA QENE QE ESHTE PERFOLUR KJO GJE.

  • Artikulli i radhes i zotni Shaban Sulltan Muratit, ndonse pretendon per nje analize origjinale politiko-ekonomike globalo-rajonale per lenden djegese me te mire (gazin natyror) qe perdor Bota mbare dhe sidomos vendet e Unionit Europian, nuk eshte gje tjeter vecse nje mori te dhenash te orjentuara politikisht sipas oreksit te nje ish gazetari e diplomati, i cili keto 25 vite ka ndryshuar bindjet dhe porositesit.
    1) Bie ne sy se kesaj radhe ai nuk permend fare gazsjellesin TAP, ku sipas tij ne do te kemi celesat e sigurise dhe pavaresise energjitike te EU, qe do te thote pavaresi nga gazi Rus;
    2) Bie ne sy se autori haron se jane Greqia dhe Bullgaria dy shtete antare te EU dhe NATO-s, qe ne 10-15 vitet e fundit jane terhequr nga mareveshjet ekonomike me Rusine per furnizim me gaz natyror te krahut jugor te Europes, duke politizuar mardheniet tregetare lindje-perendim, ndonse gazi Rus ploteson mbi 40% te nevojave te vendeve Europiane (Gjermani, Austri, etj.) me cmime rreth 30% me te lira se furnizimet nga vende te tjera. Shabani kujton se Rusia nuk di te llogarise as ekonomikisht e as politikisht mardhenit me vendet e popujt miq.
    3) Nuk ja vlen te themi se Bullgaria e Greqia jane kryesisht orthodokse, kurse Turqia muslimane etj. et., sepse do te binim ne gropat e nacionalizmave qe tentojne fryme armiqsore, neofashiste deri luftenxitese. Sa mire do te ishte qe zotni Murati te vihej ne sherbim te PAQES.

  • Greqia u be Sherbetore e Amerikes dhe Trumpi deklaroi qe Athina eshte etja jone me ebcmuar ne Evropen Lindore. Rusia ja futi kurves Greke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *