Detaje të reja dalin nga vrasja e ish-policit 26-vjeçar Santiago Malko, i cili u ekzekutua dy ditë më parë në kryeqytet.
Një provë e rëndësishme janë cilësuar dy aparatet celularë të viktimës, të cilët janë sekuestruar dhe po zbërthehen për të zbuluar komunikimet e tij të fundit.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të lavazhit afër vendit të krimit.
Automjeti i viktimës ka qenë duke lëvizur në rrugën “Xhanfize Keko”, në drejtim të zonës së Freskut.
Ai është ndjekur gjatë gjithë rrugës nga një mjet tjetër me të cilin lëviznin autorët e vrasjes.
Kur ka qenë para lavazhit, për arsye ende të paqarta për policinë, mjeti i 26-vjeçarit Malko ka frenuar.
Në ato momente, atentatorët kanë kaluar paralel dhe kanë qëlluar në drejtim të të riut.
Ai ka tentuar të largohet duke rivënë mjetin në lëvizje, por nuk ka mundur të ecë gjatë, pasi ka humbur jetën nga breshëria e plumbave dhe mjeti i tij është përplasur me një mur rrethues.
Dyshohet se në momenrivëtin kur makina e viktimës ka ndaluar, 26-vjeçari ka marrë një telefonatë.
Pak minuta pas ngjarjes së rëndë, policia gjeti në fshatin Ferras një mjet të djegur, i cili iu përkiste autorëve të vrasjes.
Ai ishte me targa false dhe rezulton i vjedhur në Qarkun e Lezhës një vit më parë.
b.b/dita

Policat e Rilindjes
Me nga 6 muaj KURSE marrin armen dhe uniformen njesoj si gjyqtaret me 6 muaj Plepa te Saliut
Lloj lloj te rinjsh me probleme edukimi dhe rrugacerie
Femra TRU BOSHE tallava qe e kane mendjen te instagrami ku epspozojne fotot me uniforme policie sikur jane eskorta ne shitje qe sapo kane dale nga parukeria
Keshtu eshte ku e ke mendjen te DUKJA dhe jo tek THELBI
Modeli Rama i shtetit, si telajot e pikurave.
Asgje nga pas, vec boje ne siperfaqe
Dhe habiteni pastaj pse bredhin keta me X 5 dhe i vrasin koleget e tyre te krimeve
Polic nuk mund te behet kushdo vetem pse i do lideri suprem si kukula rrugeve te nje vendi te pocaqisur nga brenda qe u dashka te shkelqeje nga jashte qe mos ti prishet huori mancurian gjeniut te Rilindjes
Aladin nga fjalet qe ke shktuar ne koment e nxorre veten trap fare.Shkurt.Me qe nuk te pelqekan keto police 26 vje
care shko ti dhe vishu police.se ma merre mendja se do ta beshe ma mire.