Sa mbështetje ka qeveria? Duke ndjekur një postim të KM në Facebook

Ori

Në faqet online të gazetave dhe në rrjete sociale ka debate të përditshme lidhur me atë që njerëzit mendojnë për punën e qeverisë.

Kjo situatë është nxitur edhe nga vetë mania e pangopur e qeveritarëve shqiptarë të djeshëm dhe të sotëm për protagonizëm mediatik.

Kryeministra, apo politikanë të caktuar qeveri-opozitë nuk ka orë të ditës e natës që të mos shfaqen nëpër ekrane duke krijuar një ndotje gati psiqike që ka përfshirë gjithë Shqipërinë.

Një prezencë e tillë e politikanëve apo kryeministrave në media nuk vërehet në asnjë vend tjetër në Europë, as në vendet e afërta të rajonit.

Në ekran nuk kupton çfarë mendojnë njerëzit, por në portale dhe rrjete sociale është ndryshe.

Aty mund të komentohet edhe nga lexuesit apo shikuesit.

Por portalet me rrjetet sociale kanë një diferencë kuptimplote mes tyre në mënyrën si trajtojnë mendimet e lexuesve.

Ndërsa në portale, lejohet zakonisht anonimati, në rrjete sociale situata është më e kontrolluar sepse shumica e komenteve bëhen nga lexues me profile përgjithësisht të identifikueshme, pra përdoret emri dhe mbiemri i saktë i komentuesit.

Si të tilla, rrjetet sociale, vecanërisht Facebook, janë një indikator real i mbështetjes së punës së qeverisë, ndryshe nga komentet anonime të cilat mund të vijnë edhe nga burime qeveritare që përpiqen të relativizojnë fuqinë dhe ndikimin në publik të një lajmi apo analize.

Parë kështu është vërtet interesante të shihet çfarë ndodh përshembull në Facebook-un e kryeministrit.

DITA mori në testim një prej postimeve të tij, atë për fushatën e informalitetit.

Nëse vërehen me kujdes komentet e qytetarëve poshtë postimit të kryeministrit shihet se shumica absolute e tyre shprehin kritika të hapura për qeverisjen.

Vetëm pak komente janë jashtë kësaj vije kritike.

Edhe ato merren më shumë me komentuesit e tjerë duke i quajtur ata “mosmirënjohës që nuk ia njohin punën natë e ditë një kryeministri që po rri pa gjumë” etj

Siqoqoftë, mund të gjykoni vetë duke ndjekur linkun e mëposhtëm (ata që kanë profil FB):

 

o.p. / dita

Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

 

 

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Shoke te Dites edhe FB eshte po aq i manipulueshem sa mediat online sepse ekzistojne nje pafundesi profilesh te rreme ose paketa te tilla qe shiten apo blihen per te rritur like-t apo ndjekesit ashtu si edhe komentet pozitive. Pra edhe aty ligjin e ben kush paguan me shume.

  • Shikoni like-t, sepse zakonisht mbeshtetesit nuk para ekspozohen ne fb , ky eshte trendi i socialisteve qe sipas sontazheve nga i njohuri Zaloshnja i ka kapur pritshmerite me mbi 850.000 fansa pro Rames, per te mos thene dhe te moshuarve qe kur i drejtohen spitaleve dhe shtepive shendetsore ndjehen mjaft te kenaqur dhe te favorisuar.
    .

    • Pse gabon? Nuk jane 850,000 pro rames.
      Por Rames jane 4,275,861 komentues ne ket shifer nuk perfshihen komentuesit me nenshtetesi jo shqiptare qe banojne ne Gjetmani, ne Angli, ne France dhe edhe ne Australi. Ky grupi i dyte numuron me shume se 81,439,989 njeres ne favor te udheheqesit boteror dhe te papare ne Histori, te eci rames!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *