Ish-polici i vrarë dhe bashkëshortja e tij u njohën në kursin e policisë, kanë 2 fëmijë të mitur

Bora Basholli

Ish-polici i vrarë dy netë më parë në Tiranë ishte i martuar me ish-policen Dea Riçku, me origjinë nga Dibra.

Ata kanë dy fëmijë menjëherë pas martese, një vajzë tre vjeçe dhe djalin 14 muajsh.

Çifti ishte njohur dhe dashuruar në Akademinë e Sigurisë, ku kishin bërë kurset për policë.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr.

Në 2016 Malko u përfshi në një konflikt me dy vëllezër vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e datës 14 prill 2016.

Çifti kishte nisur pas largimit nga policia një biznes privat, me veshmbathje, ku ishin vetëpunësuar ish policja Riçku dhe kunata e saj motra e Malkos.

Sipas familjarëve, Malko kishte nisur të ndiqte ritet e fesë myslimane, po me sa duket kjo nuk ka mjaftuar për t’u dhënë fund problemeve që i morën jetën.

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *