Turistja çeke përplaset nga dy makina në Gjirokastër

J L

Një turiste çeke është përplasur nga dy makina, mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pazarit karakteristik të Gjirokastrës rreth orës 12:15, pranë xhamisë së qytetit.

Turistja u dërgua me urgjencë për në spitalin e Gjirokastrës nga kalimtarë të rastit nga ku po merr trajtim mjekësor.

Turistja ishte duke kaluar rrugën në momentin kur u përplas nga dy automjete që e futën në mes.

Trafiku i pa orientuar në pjesën e Pazarit, si pasojë e punimeve në ndërtimin e kalldrëmit ka rënduar mjaft trafikun dhe është shoqëruar herë pas herë me problematika të ngjashme.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • a thu ta kenë ditur se është çeke??
    apo thjeshtë e kanë përplasur gabimisht??
    sepse janë gjëra që ndodhin,kur personi nuk është i përmëndur në këtë mënyrë si e përmëndni ju!!
    ma merr mëndja se po të ishte shqiptar,nuk do ta kishit përmëndur kaq specifikisht!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *