Profesor Paskal Milo dekorohet nga Presidenti i Austrisë

J L

Presidenti i Republikës se Austrisë, Alexander Van der Bellen me dekret të 14 majit 2019 ka dekoruar Prof.Dr. Paskal Milo me Dekoratën e madhe të artë të nderit për shërbime të çmuara ndaj Republikës së Austrisë.

Ne ceremoninë e organizuar me këtë rast, Ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Austrisë në Shqipëri, Johannes  Sattler theksoi se kjo Dekoratë e lartë i jepet Prof. Dr. Paskal Milo për  kontributin e tij  si ish ministër i Punëve të jashtme të Shqipërisë e ministër i integrimit evropian për zhvillimin e forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, për integrimin evropian të Shqipërisë si dhe për trajtimet e tij objektive si historian të marrëdhënieve shqiptaro- austriake, të rolit parësor të Austro- Hungarisë në shpalljen e shtetit të pavarur shqiptar dhe të qëndrimit të saj ndaj çështjes shqiptare në Luftën e Parë Botërore.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *